web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-pronarët: Edi Rama s‘na ndalon dot të marrim tokat

21 Qershor 2016, 08:05, Aktualitet CNA

Ish-pronarët reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila rrëzon qeverinë shqiptare dhe metodologjinë e saj për kompensimin e pronave në ligjin e ri të kthimit dhe kompensimit të pronave, duke i faturuar tashmë edhe një shumë rreth 6 milionë euro në favor të pronarëve. Ish-pronarët përshëndesin qëndrimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndërkohë që ende nuk ka një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, në të cilën ligji për pronat ka disa muaj që është ankimuar. Myrshit Vorpsi, përfaqësues i shoqatës ?Pronësi me Drejtësi?, në një prononcim për gazetën ?Sot?, pasi ka përshëndetur qëndrimin e Strasburgut, deklaron se qeveria aktuale po i bën presion Gjykatës Kushtetuese ashtu siç i ka bërë edhe Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, kundër interesave të pronarëve të vërtetë.

Ndërsa letrën e Lulzim Bashës drejtuar Gjykatës së Strasburgut e ka cilësuar politike. Ai tha se Basha ashtu si çdo opozitë, shfrytëzojnë momentin për kapital politik. ?Letra e Lulzim Bashës e trajton politikisht çështjen e pronës. Ky është ligji më i keq që është bërë në historinë 25 vjeçare. Dhe jemi në një realitet që çdo qeveri bën fushatë me pronat, duke filluar që me 7501. Çdo qeveri e ka cilësuar një barrë zgjidhjen e çështjes së pronave. Qeveritë janë kujdesur që gjithë përgjegjësinë t?ia lënë pasardhësit. Po vijon e njëjta skemë. Gjithmonë, opozitat janë kundër qeverisë dhe shfrytëzojnë momentin. Sa më shumë të përzihet politika në çështjen e pronave aq më tepër do ketë deformime! Ka pasur një presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga kjo qeveri ashtu siç ka pasur edhe një presion mbi Gjykatën e Strasburgut?, tha Vorpsi.

Kreu i shoqatës ?Pronësi me Drejtësi?, Rrapo Danushi, shprehet se as Rama dhe as Basha nuk ndalin dot pronarët të marrin pronat e tyre, ndërsa letrën e Bashës e cilëson demagogji politike. ?Letra e Bashës është një demagogji e PD!  Pronarët do i marrin një për një pronat jo Edi Rama të vijë…! Se ai ka vetëm egoizmin tij, por nuk do t?ia arrijë! Ai ka prona vetëm nga gjyshi i tij nga nëna. Gjyshi i tij kishte shtëpi një katëshe me lule, aty vinin kalamajtë, dhe kur këpusnin lule, ai u qëllonte me gurë. Kuptojeni se çfarë prejardhje ka Edi Rama!??, tha Danushi.

Ai përshëndeti qëndrimin e Strasburgut, ndërsa shtoi se pronarët do kërkojnë dhe rentën ekonomike 25 vjeçare. ?Ne do kërkojmë edhe rentën ekonomike të 25 viteve. Gjykata po të mos kishte marrë këtë vendim do të shndërrohej në një fallxhore të qeverisë?, tha Rrapo Danushi.





07:17 Aktualitet

Gati për…faliment

Projektligji i ri “Për falimentin” tashmë ka mbërritur në ta...

Lajmet e fundit nga