web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Francë-Shqipëri/ Rama uron kombëtaren me një video

15 Qershor 2016, 09:43, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka uruar kombëtaren shqiptare të futbollit për ndeshjen e sotme me Francën. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se sot është një ndeshje e vështirë por sipas tij asgjë nuk është e pamundur nëse futbollistët do të hyjnë në fushë pa emocione.

?Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë po asgjë s’është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit?, shrkuan Rama

Më tej ai i kërkon ndjekësve të tij ti dërgojnë futbollistëve nga një ?like? si shenjë mbështetjeje e pakushtëzuar nga rezultati. Ai shprehet se cilido qoftë rezultati ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë.

?Le t’u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilidoqoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë?#?ForcaShqiperia? në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën?, përfundon ai

Më poshtë video e postuar nga Rama





Lajmet e fundit nga