web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI komenton takimin Rama-Basha dhe pajisjen e përgjimit në zyrën e Tahirit

3 Qershor 2016, 14:06, Aktualitet CNA

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili, është shprehur sot gjatë një konference për shtyp në lidhje me takimin Rama-Basha se LSI mirëpret cdo sipërmarrje të këtij lloji që ka në fokus Reformën në Drejtësi. Ai tha se Reforma në Drejtësi ka hyrë në momentin final dhe se cdo rezultat që con në miratimin e Reforës në Drejtësi është i mirëpritur.

Vasili ka komentuar edhe pajisjen e përgjimit, e cila u gjet në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai tha se ky është një problem serioz dhe i rëndë qe kërkon hetim te plotë dhe të thelluar.

Sipas tij, çështja në fjalë kërkon edhe një hetim më të specializuar për të cilën do të ishte e dobishme për të angazhuar ekspertizën ndërkombëtare.

Vasili u shpreh se zbardhja e kësaj cështjeje do të ishte përgjigja e vetme për hetimin.





Lajmet e fundit nga