web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmetaj: FMN vlerësim maksimal zhvillimit ekonomik shqiptar

1 Qershor 2016, 18:34, Aktualitet CNA

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka deklaruar se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë vlerësimin maksimal për zhvillimet ekonomike shqiptare.

“Drejtpërsëdrejti Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmon rritjen e qëndrueshme dhe trendin pozitiv të ekonomisë shqiptare. E gjithë kjo vërteton dhe konfirmon që ekonomia shqiptare, konsumatori shqiptar ka lënë mbrapa krizën. Konsumatori dhe sipërmarrja kanë lënë pas krizën e trashëguar të borxheve 726 milionë dollarë të qeverisë së vjetër, ka lënë mbrapa gjithë atë mendësi të vjetër, të një qeverie të vjetër që i mbyti me gjoba dhe me trendin rritës pozitiv, sigurisht që dhe besimi te ekonomia shqiptare vjen dhe forcohet.” thuhet në deklaratën e Ministrit të Financave.

Ahmetaj shton se numri i madh i bizneseve të reja që janë regjistruar sipas INSTAT, është një shifër inkurajuese. “Sot marr shkas gjithashtu nga një lajm shumë i mirë për ekonominë shqiptare. Sapo INSTAT ka nxjerrë Regjistrin e ndërmarrjeve dhe kam dëshirë të ndaj me qytetarët shqiptarë, një shifër shumë interesante dhe inkurajuese. “Në Janar-Maj të vitit 2016 u regjistruan 9849 biznese të reja, në vetëm 5 muaj. 24 % më shumë sesa një vit më parë. Legjenda urbane e sajuar që po largohen bizneset e huaja, sot rrëzohet nga shifra tejet e rëndësishme e nxjerrë nga INSTAT. Vetëm në Janar-Maj janë regjistruar 680 biznese të reja të huaja, ndërkohë që në 2015-ën vetëm 640. Pra, vazhdon rritja e interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare.” shprehet Ahmetaj.

 





Lajmet e fundit nga