Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Avokati i Popullit z. Igli Totozani i ka drejtuar një rekomandim z. Ylli Manjani, Ministër i Drejtësisë, ku kërkohet që të gjenden zgjidhje për personat me masa mjeksore dhënë nga gjykatat për ?Mjekim të detyruar?, nxerrjen e tyre jashtë sistemit të burgjeve, si dhe kalimin e tyre në institucione të posaçme mjeksore, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në rekomandim argumentohet se: Në vendin tonë, aktualisht, nuk ka një institucion të veçantë mjeksor për persona që vuajnë nga turbullime psiqike ose neuropsiqike. Këta persona nuk duhet të mbahen në burgje, por në institucione të veçanta mjeksore, të cilat duhen ngritur sa më shpejt të jetë e mundur. Duke ju referuar dokumentit, ?Mbi Rregullat Europiane të Burgut?, miratuar nga Këshilli i Europës dhe deleguar për zbatim me Rekomandimin me Nr.87/3 të Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare nëpërmjet shumë rregullave të këtij dokumenti veçohet pika 100.1 që përcakton se: ? Personat që konstatohen me probleme të shëndetit mendor nuk duhet të mbahen në Burg, por duhet të dërgohen sa më shpejt që të jetë e mundur nga Burgjet, në vende të përshtatshme për këtë kategori personash?.
Po kështu në nenin 28 pika 1 të Ligjit Nr.144/2012?Për Shëndetin Mendor?, përcaktohet se: ?Institucionet mjeksore të posaçme janë institucione që shërbejnë për trajtimin e personave me ç?rregullime të shëndetit mendor që kanë kryer vepra penale, për të cilat Gjykata kompetente ka vendosur ?Mjekimin e detyruar?, në një institucion mjeksor të të paraburgosurve dhe të të dënuarve, që shfaqin ç?rregullime të shëndetit mendor gjatë vuajtjes së dënimit, si dhe për trajtimin e personave për të cilët, Gjykata ka vendosur shtrimin e përkohshëm në një institucion të posaçëm, në bazë të nenit 239 të Kodit Procedurës Penale?.
Në këto kushte ne gjykojmë se Ministria e Drejtësisë, duhet të marrë masat e nevojshme institucionale e ligjore, për nxjerrjen e këtyre personave jashtë sistemit të burgjeve, dhe të bëhet kalimi i tyre menjëherë në institucione të posaçme shëndetësore, që administrohen nga Ministria e Shëndetësisë.
Avokati i Popullit në datë 18.04.2016 mori një ankesë nga shtetasi A.H. i cili ndodhet duke vuajtur masën mjeksore të ?Mjekimit të detyruar? në I.E.V.P. Krujë, të dhënë nga Gjykata. Personi A.H. kërkoi ndihmën e institucionit tonë që atij t?i mbrohen dhe respektohen të Drejtat e Njeriut, dhe ai të vendoset për trajtim shëndetësor në një nga Spitalet për trajtimin e personave me probleme psiqike, që ndodhen në Tiranë ose në Vlorë.
Nga shqyrtimi i kësaj ankese rezultoi se me vendimin Nr.10 datë 17.03.2016 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur vazhdimin e masës mjeksore,?Mjekim i detyruar? në një nga Spitalet për trajtimin e personave me probleme psiqike në Tiranë ose në Vlorë, ndaj shtetasit A.H. Me shkresën e saj Nr.3360 prot, datë 07.04.2016 Organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit për masën mjeksore ?Mjekim i detyruar?, në një nga institucionet mjeksore ndaj shtetasit A.H. dhe për këtë ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, dhe Ministria e Shëndetësisë Tiranë për ekzekutimin e tij.
Në bazë të këtyre akteve ligjore shtetasi A.H. mbahet padrejtësisht në I.E.V.P. Krujë, dhe me të drejtë ai ka kërkuar të ndërhyhet nga institucioni ynë që të qëndrojë në Spital sipas përcaktimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë, dhe të ripërcaktuar ky fakt edhe në urdhërin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë, të lëshuar nga organi i Prokurorisë.
Veprimet dhe qëndrimet e mbajtura nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ai i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, dhe i I.E.V.P. Krujë, në rastin konkret është jo vetëm i padrejtë por edhe në kundështim me ligjin dhe aktet e tjera normative, dhe më konkretisht :
1.Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 142/3 ku parashikohet se:?Organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore?.
2.Kodit Procedurës Penale, nenet 24/1, 462, 463 dhe 464 ku parashikohen detyrat e Prokurorit për të vënë në ekzekutim një vendim gjyqësor, menjiherë sapo ai të ketë marrë formë të prerë.
3.Ligji Nr.8331 datë 21.04.1998?Për ekzekutimin e vendimeve penale?, në bazë të kërkesave të nenit 2, 9, 22 ku parashikohen detyrimet e Prokurorit për të marrë masa për ekzekutimin e vendimt në përputhje me urdhërimet e Gjykatës dhe kërkesat e këtij ligji.
Shkeljet e konstatuara në rastin konkret për shtetasin A.H. janë në kundërshtim edhe me nenin 14 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi të sëmurët mendor nuk mund të diskriminohen për shkak të statusit të tyre si persona me probleme të shëndetit mendor.
Po kështu konstatohet se këto veprime të këtyre organeve shtetërore dhe shkelje të të Drejtave të Njeriut, vijnë në kundërshtim edhe me nenin 15 dhe 28 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet se: ? Të drejtat dhe liritë themelore të Njeriut, janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.
Policia e Fierit ka arrestuar një person pasi ushtroi dhunë ...
Nëna e këngëtare, Zh. Zari, në padinë e saj më 10 maj thotë ...
Bëhet fjalë për ish-policin Ardjan Resulaj, i cili përmendet...
Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona për “Falsifikim mone...
Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona pasi u kapën me l...
Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit pasi janë pë...
Përmes portalit të tij online, skandal.al ,deputeti socialis...
Katër shtetas të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Polic...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i ftuar ...
Ish-kryeministri i vendit, ka qenë dje i ftuar në emisionin ...
Pas një hetimi dy javor, të nisur menjëherë pas një denoncim...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e para të më...
—————————–Nostalgjia e së shkuarës——————————Aty nga vitet ’6...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka folur ditën e djeshme...
Koço Kokëdhima dhe Karlo Bolino dikur kanë qenë miq dhe part...
Vajza ka folur pas tre vjetëve, ndërsa mjekët nuk kanë sqari...
Njeriu më i kërkuar nga FBI, që vrau të dashurën e tij shtat...
Amerikanët vazhdojnë të ndjekin me vëmendje garën për presid...
Vaji i prodhuar nga kanabisi, për herë të parë do të mund të...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar shefin e qeverisë E...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...