Nishani: Integrimi në BE, objektivi më strategjik për Shqipërinë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë sot në Sa...
Gjatë takimit, të dy guvernatorët diskutuan mbi rolin dhe sfidat me të cilat përballet politika monetare sot, në një situatë pasigurie dhe inflacioni të ulët kudo në botë dhe në Evropë dhe ndanë të njëjtin mendim se harmonizimi i politikave makroekonomike ndikon në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të të dy vendeve?
Në datat 26-27 maj2016, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko zhvilloi një vizitë pune dyditore pranë Bankës së Francës. Kjo vizitë konsiderohet mjaft e rëndësishme në kuadër të marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh që ekzistojnë midis dy bankave qendrore.
Gjatë qëndrimit në Francë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko zhvilloi takime me Guvernatorin e Bankës së Francës, z. FrançoisVilleroy de Galhau, si dhe me drejtues të tjerë të lartë këtij institucioni. Bisedat u përqendruan kryesisht në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, në ecurinë e sistemit bankar shqiptar, promovimin e potencialeve të Shqipërisë si dhe në zhvillimet më të fundit në Eurozonë.
Guvernatori Sejko e njohu homologun e tij me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në Shqipëri, duke theksuar se pavarësisht situatës të pafavorshme ndërkombëtare, Shqipëria ka shënuar një ecuri pozitive në drejtim të rritjes ekonomike të vendit. Banka e Shqipërisë ka dhënë kontributin e nevojshëm nëpërmjet politikës monetare lehtësuese në mbështetje të një rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe garantimit të stabilitetit makroekonomik të vendit.
Gjatë takimit, të dy guvernatorët diskutuan mbi rolin dhe sfidat me të cilat përballet politika monetare sot, në një situatë pasigurie dhe inflacioni të ulët kudo në botë dhe në Evropë dhe ndanë të njëjtin mendim se harmonizimi i politikave makroekonomike ndikon në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të të dy vendeve.
Duke u ndalur në veçanti në zhvillimet e sektorit bankar, Guvernatori Sejko vlerësoi arritjet dhe potencialet që ofron ky sektor në Shqipëri, me parametra optimalë të treguesve financiarë. Banka e Shqipërisë, në rolin e autoritetit mbikëqyrës e rregullator, është në përpjekje të vazhdueshme për përafrimin e legjislacionit bankar me atë evropian, si një parakusht për të krijuar ambientin e përshtatshëm për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.
Guvernatori Sejko falënderoi Guvernatorin Villeroy de Galhau për bashkëpunimin e suksesshëm midis dy institucioneve, e veçanërisht për asistencën e dhënë nga Banka e Francës në projektet e përbashkëta të zhvilluara deri tani në disa fushatë aktivitetit të Bankës së Shqipërisë.
Nga ana e tij, Guvernatori Villeroy de Galhau vlerësoi kontributin dhe rolin e rëndësishëm të Bankës së Shqipërisë në sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit. Ai theksoi se politikat e ndjekura dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë kanë ndikuar në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe të integritetit të saj.
Guvernatori Villeroy de Galhau theksoi se lidhjet midis dy institucioneve kanë qenë dhe vijojnë të jenë mjaft të qëndrueshme dhe të frytshme. Në cilësinë e Anëtarit të Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, ai siguroi Guvernatorin Sejko se Banka e Francës dhe bankat anëtare të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Bankën e Shqipërisë, për përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe adoptimin e standardeve ndërkombëtare të bankingut qendror, derisa Shqipëria të bëhet pjesë e familjes evropiane. Ky bashkëpunim mund të vijojë në fusha, si: konvergjenca e legjislacionit me standardet evropiane, zgjidhja e çështjeve të kredive me probleme, qeverisja e bankës qendrore, etj.
Në përfundim të takimit, Guvernatori Sejko duke e falënderuar për mikpritjen e ngrohtë, ftoi homologun Villeroy de Galhau të zhvillojë një vizitë në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për axhendën e tij./Monitor
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë sot në Sa...
Te dashur miq,Sfida jone eshte e jashtezakonshme. Kushdo qe ...
Video e mëposhtme është realizuar në vitin 2011, kur Ferdina...
Radhë të gjata makinash ne pikën e kalimit te kufirit në Mur...
Një aksident rrugor i ka marrë jetën një personi në fshatin ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Citynews realizoi një sondazh në lidhje me punën e kryer der...
Një anije e dyshimtë mallrash që mban flamurin e Sierra Leon...
Partia Demokratike, ka reaguar për deklaratat e selisë “rozë...
Pylli me pisha në bregdetin e Semanit në Fier është përfshir...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Nga 1 korriku automjetet do ta kenë më të vështirë të kalojn...
Departamenti Mjedisit, Pyjeve, Turizmit dhe Departamenti i K...
Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërk...
Donald Tramp eshte zyrtarisht kandidat i Republikaneve per s...
Partia Demokratike ka denoncuar sot fakte të reja mbi mënyrë...
Njeriu i njohur si këndezi, personi i akuzuar për disa afera...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me bano...
Ende një gjendje kombëtare dhe shoqërore e paformuar raciona...
Nga veprimtaria si gjyqtare, zonja deklaron 1 426 425 lekë, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...