Të gjithë të përgjuar / Mediat sociale, si “minierë” informacionesh për shërbimet e fshehtë
Zhvillimi i fuqishëm i kohëve të fundit i mediave sociale i ...
Ekonomia jonë sot vuan nga sëmundja e rrezikshme e deflacionit, ndryshe nga qeveria dhe mazhoranca që prej kohësh vuajnë nga inflacioni i skandaleve.
Shqiptarit të thjeshtë i duhet të mendohet më shumë se sa dy herë në duhet të marrë mistrinë për të rregulluar çatinë sepse mund të përfundojë brenda një qelie. Nga krahu tjetër është realiteti i një mafiozi që mund të jetë edhe deputet, që mund të godasë me armë zjarri në mes të komisariatit të policisë dhe askush nuk sheh kurrgjë.
Një qytetari të këtij vendi i duhet ose të vuajë në terr apo të përfundojë pas hekurave të qelisë sepse policia elektrike mund ta kapë gafil duke lidhur energjinë elektrike. Nga krahu tjetër një deputet mund të ketë vrarë në kryeqytetin e Evropës, mund të ketë atje një gjygj të hapur, por mazhoranca e cila pretendon se do të na anëtarësojë në BE e sjell atë në parlament.
Realiteti i një të papuni, i cili akuzohet se është i pakualifikuar sepse punë ky vendi jonë i begatë ka dhe nga krahu tjetër realiteti i një të dënuari që nuk di jo vetëm emrin e tij të vërtetë por as se përse është arrestuar.
Realiteti i një biznesi të vogël që arrestohet nga aksioni anti informalitet, i cili jeton me frikën se mos kryeministri ngrihet një ditë dhe vendos të lëshojë tatimorët për të zbatuar ligjin tek më i dobëti në këtë vend.
Dhe realiteti tjetër i një trafikant të fuqishëm droge që jo vetëm është koka e një grupi që trafikon drogën por edhe drejtor në institucionet shtetërore.
Drejtorit të cilit nipin ia propozuan kryetar bashkie, ndërtesën qindra miliona euro ia përuruan të gjithë të fuqishmit e kësaj qeverie, për të cilin policia sot e kësaj dite ndjek kodin mafioz Siçilian ?Nuk kam parë, nuk kam dëgjuar, nuk flas?.
Dhe të mendosh që kryeministri i vendit nga kjo foltore vazhdon të këndojë të njëjtën fjali ?M?i gjeni kriminelët për të cilët keni folur?.
A nuk mjafton kaq? Edhe sa duhet të dëgjojnë shqiptarët e ndershëm të këtij vendi për bëmat e një qeverie të lidhur tanimë si mish e thua me krimin e organizuar?
Edhe sa duhet të dëgjojë ky parlament për bëmat e një kryeministri që pasi solli kriminelë në këtë kuvend, pasi emëroi kryetar bashkie inkriminuar, pasi rrahu protestues të cilët në të drejtën e tyre kërkonin mosprishjen e një Parku Publik dhe më pas detyron të emëruarin e tij si Kryetar Bashkie për të ngritur administratën dhe rrethuar gjykatën?
Edhe sa ministra duhet të dëgjojmë ne si deputetë, të cilët shfajësohen në mënyrë qesharake për aksidente dhe vdekje që ndodhin si pasojë e paaftësisë apo korruptimit të tyre?!
Edhe sa duhet të presim derisa Ministri i Rendit pas një mijë e një skandaleve dhe lidhjeve që ai ka patur me këto skandale të largohet nga detyra?!
E vërteta është se sot nuk ka përgjigje për këto pyetje, ka heshtje dhe në rastin më të keq ka një sikletosje që del në formë balte për ato që kanë guximin për të drejtuar gishtin tek fajtorët, që gjithmonë është tjetri.
Sot jetojmë nën çatinë e dy shteteve paralele, atij të cilit i gënjen shqiptarët përditë me propagandë në mënyrë të tillë që kartelet e mafias të lëvizin lirshëm në atë që tanimë në sytë e Evropës quhet Kolumbia e Ballkanit.
Kryeministri i këtij vendi a ka ndonjë gjë për të thënë për të inkriminuarit që i futi në administratë, ia fshehu policisë dhe tani bën sikur nuk di gjë? Apo do të vazhdojë të sillet si Don Kishoti në kërkim të mullinjve të erës për t?iu shmangur?!
Mjafton kaq sa ka ndodhur në këto 3 vjet në këtë vend. Mushkonjat e Divjakës, laboratori i drogës, kryetarët e bashkive të inkriminuar, deputetë të lidhur me krime të djeshme, korrupsion i një mazhorance që po zhyt shqiptarët në varfëri, mjerim dhe vdekje.
Kaq mjafton për të kuptuar se përse kjo qeveri donte ta kishte nën thundrën e saj Byronë Kombëtare të Hetimit.
Sa më shumë koha kalon aq më shumë është e qartë se kush nuk e do Reformën në Drejtësi kush përpiqet ta kontrollojë atë përmes tentakulave për të shpëtuar prej saj dhe kush fshihet pas justifikimeve për ta zhbërë atë.
Nuk ka asnjë palë më të interesuar se opozita për këtë reformë, nuk është askush më i interesuar që krimi të luftohet, korrupsioni të dënohet, që krimineli të mos jetë në parlament. E besoj sot e kanë të gjithë këtë të qartë, ashti sic kanë të qartë që: Rilindja është qeveria e krimit, nga krimi dhe për krimin!
Zhvillimi i fuqishëm i kohëve të fundit i mediave sociale i ...
Sfidat aktuale në Evropën Qendrore dhe Lindore nuk mund të g...
Filma të ndryshëm përshtaten me personalitete të ndryshme.Ju...
Ka qenë një simpozium i thjeshtë për rilindasin Sami Frashër...
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka deklaruar s...
Dje Ilir Meta, kryetari i Kuvendit u zu “rob”. Në sallën e ...
Një pjesë e përfaqësuesve të bizneseve të vogla dhe të mesme...
Fati i dështimit të Ervin Salianjit në zgjedhjet për kreun e...
Platforma e kandidatit për kryetar të PDIU-së, Shpëtim Idriz...
Aktorja e njohur, Ema Andrea ka bërë apel për të ndihmuar fë...
Ish-gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu tani është “Rilind...
Pas incidentit që ndodhi dje me gazetarin e citynews, ku for...
Taraca e Bashkisë që do shpëtonte Tiranën nga përmbytjet duk...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se pas skanda...
“I kemi të dhënat! I kemi informacionet! Është përgjuar! Jan...
Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka reaguar lidhur ...
Katër javë pasi banditë të maskuar shkatërruan me ekskavator...
Kërkesa e bizneseve tregtare për kredi në Tiranë ka shënuar ...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar Presidentit ...
Mesditën e sotme u zvhilloi takimi i 10-të i Komitetit Parl...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...