web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita e familjes/ Klosi: Vëmendja e shtetit të familjet në nevojë

14 Maj 2016, 08:51, Aktualitet CNA

Në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës botërore të familjes, ishte i pranishëm edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

Klosi theksoi se  duhet të reflektojmë për një familje të shëndoshë. Vëmendja e shtetit tha Klosi, është e përqëndruar në familjet në nevojë dhe jo në ata që i kanë dhënë votën.

Klosi: Në këtë ditë jemi bashkë për të reflektuar për një familje më të shëndoshë, jemi me partenerët ndërkombëtarë me pushtetin qëndror dhe lokal. Sot në të gjithë vendin ka organizata që punojnë me fëmijët në rrugë, me gratë, me fëmijët e komunitetit rom. Ndihma jonë më e madhe duhet të shkojë tek familjet në nevojë. Reforma jonë e ndihmës ekonomik pati një parim të vetëm, reforma gjen implementimin në të gjithë Shqipërinë, i shkon varfërisë. Shetit duhet të ndihmojë jo ata që i jep votën, por më të varfërit, prandaj jemi këtu për të bërë një shtet social.

I pranishën ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili i bëri thirrje donatorëve që vëmendjen të shtrijnë edhe në bashkitë e tjera, të cilat kanë shumë vështirësi për të krijuar një jetë me shërbime sociale.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion veliaj, i cili bëri thirrje që shumë prej donatorëve te shikonin në bashkitë e rretheve.

Veliaj: Shumë ide që kishin filluar tre vite më parë po gjejnë zgjidhje edhe në bashkinë e Tiranës. Por përveç Tiranës do të doja t?ju bëja thirrje të shikonit përtej TiraVeliaj oknës. Ka shumë kryetarë bashkie në rrethe që e kanë të vështirë, prandaj doja që shumë prej donatorëve të shikonin në bashkitë e tjera./ Citynews





Lajmet e fundit nga