web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video–skandali/ Nis procedimi penal për Shukri Xhelilin

13 Maj 2016, 11:53, Aktualitet CNA

Policia Vendore e Dibrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Dibër filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit  Shukri Xhelili, 56 vjeç, lindur dhe banues ne Peshkopi, Diber, deri sot me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër,

Ai akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë,  “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga nenet 105 , 22,  248 e 259 të Kodit penal.

Procedimi penal nisi pas videos së publikuar, më datë 12.05.2016 ora 21.00, në televizionin ?Ora news?.





Lajmet e fundit nga