web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U merrte para shitësve ambulantë/ Arrestohet polici bashkiak

8 Maj 2016, 17:00, Aktualitet CNA

Specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, pas një hetimi 2-mujor, me metoda speciale,   kanë finalizuar sot operacionin e koduar “Ambulanti”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

? Gerti Dedja 35 vjeç, banues në lagjen Shijak, punonjës i Policisë Bashkiake Shijak.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi:

Dedja, u merrte shuma të ndryshme parash tregëtarëve ambulantë, dhe i lejonte  të shisnin produktet e tyre pranë tregut të fshatar të qytetit të Shijakut.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan:

? një sasi parash dhe
? dy telefona celular.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë fuksione publike?, parashikuar nga nenin 259 të  Kodit Penal.

 





Lajmet e fundit nga