web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanosin me armë zjarri një shtetas/ Një i arrestuar dhe një në kërkim

8 Maj 2016, 09:01, Aktualitet CNA

Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një personi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për kanosje me armë zjarri. I ndaluari është 55-vjeçari, Vangjel Seferasi, banues në fshatin Karbunarë e Sipërme, Lushnje, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet V.S, 43 vjeç.

Arrestimi është bërë në fshatin Karbunarë e Sipërme Lushnje, pasi për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri (pistoletë), shtetasin me iniciale F.G, 27 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja model 54, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Vangjel Seferasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 57 fishek model 54, 15 fishekë arme gjahu, mjeti tip benz me targa AA 578 DJ.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë e sportive” të kryera në bashkëpunim.





Lajmet e fundit nga