Durrës/ Sekuestrohen 5.5 kg heroinë, arrestohen dy persona
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur n...
Fondet e investimeve ulin asetet e investuara në letrat me vlerë të qeverisë shqiptare gjatë 2015-s me rreth 3%, teksa është rritur ekspozimi në obligacionet e korporatave dhe mjete të tjera. Tregu i fondeve të investimit zgjerohet me 5% më 2015, por numri i anëtarëve ulet 1.6%
Që kur nisën aktivitetin në vitin 2012, fondet e investimeve kanë njohur rritjen më të shpejtë, krahasuar me të gjitha tregjet financiare në vend. Por teksa tregu ka vijuar zgjerimin më 2015 me mbi 5%, numri i anëtarëve është ulur me 1.6%.
Në fund të vitit 2015, vlera e aseteve për tregun e fondeve të investimit arriti në 66.99 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 3 miliardë lekë. Këto skema financiare panë rritje të lartë duke thithur kursimet e qytetarëve, të cilët, të nxitur nga interesat e ulëta të kursimeve në banka, u vunë në kërkim të alternativave të reja me interesa më të larta kthimi.
Interesi që ofrohet është katër herë më i lartë se i bankave për afatet 12-mujore të depozitave. Këtë mënyrë investimi e kanë zgjedhur mbi 32 mijë individë. Fondet e investimit nuk janë të përfshira në skemën mbrojtëse të sigurimit të depozitave, ndryshe nga depozitat bankare.
Në vitin 2015, asetet e investuara me rrezik zero ishin 83%. Sipas shifrave që dha Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shihet se 89% e asetëve u investuan në bonot e thesarit dhe obligacionet e qeverisë shqiptare. Në vitin 2015, vihet re një rritje e investimeve me risk. Investimet në obligacionet e shoqërive ishin 3.03% nga 2.5% që ishin në vitin 2013. Gjithashtu investimet në mjetet e tjera monetare u rritën me 2.3% gjatë vitit. Investimet me risk zero zbritën me 3% në vitin 2015.
Gjatë këtyre tre viteve ky sektor ka kaluar përmes ndryshimeve të rëndësishme strukturore, duke përbërë një hap pozitiv përpara drejt zhvillimit të tregut të kapitaleve në Shqipëri dhe mbështetjes së tregut financiar në përgjithësi.
Duke shpalosur këto tendenca, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pohon se në këto kushte, forcimi i mëtejshëm i tregut të fondeve të investimeve nëpërmjet përmirësimit të administrimit të rreziqeve me të cilat përballen këto fonde dhe rritjes së transparencës së tyre, përbëjnë prioritete të punës së mbikëqyrësit.
Gjatë vitit 2015, në fokusin e punës mbikëqyrëse ka qenë ndjekja e zbatimit të rregullave që lidhet me njohjen, vlerësimin, monitorimin dhe administrimin e rrezikut të likuiditetit të fondeve të investimeve nga ana e shoqërive administruese të tyre, si dhe zbatimi i drejtë i standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar në lidhje me vlerësimin e aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive.
Në këtë treg vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve ?Raiffeisen Prestigj? dhe fondi i investimeve ?Raiffeisen Invest Euro? të cilat administrohen nga shoqëria ?Raiffeisen Invest? sh.a.
Nga anëtarët në fond, rreth 99.99% e zënë investitorët individualë.
Inspektime pranë shoqërisë administruese të fondeve të investimit Autoriteti, gjatë vitit 2015, i kushtoi vëmendje vendosjes së rregullave dhe kritereve, të cilat synonin përmirësimin e procesit të administrimit të rreziqeve nga shoqëritë administruese për fondet e investimit nën administrim të tyre, në funksion të një mbikëqyrjeje efektive të tregut gjithnjë në rritje.
AMF, gjatë 2015, vuri theksin në domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm të tregut të sipërmarrjeve të investimeve kolektive në vend, nëpërmjet përmirësimit të administrimit të rreziqeve me të cilat përballen këto fonde dhe rritjes së transparencës.
Gjatë vitit 2015, AMF ka kryer inspektim tematik pranë personave të autorizuar për shitjen e kuotave të fondeve të investimeve. Objekti i këtij inspektimi në vend, pranë degëve të bankave të nivelit të dytë ishte verifikimi dhe zbatimi i kuadrit ligjor e rregullator lidhur me transparencën dhe regjimin e informimit, në shitjen e kuotave të fondeve të investimit tek investitorët. Në këtë inspektim u verifikua edhe zbatimi i kushteve të marrëveshjes midis bankës së nivelit të dytë dhe shoqërisë administruese të SIK, lidhur me veprimtarinë e agjentëve, personave të autorizuar për shitjen e kuotave të fondeve të investimeve.
Fondi i investimeve ?Raiffesisen invest? ka sqaruar në web-in zyrtar se përdorimi i instrumenteve financiare e ekspozon fondin ndaj 15 rreziqeve. Ligji ?Për sipërmarrjet e investimeve kolektive? e ngarkon shoqërinë administruese me funksion për administrimin e rrezikut.
Rreziku i parë lidhet me kredinë. Nëse emetuesi i instrumentit financiar nuk arrin të përmbushë detyrimet kontraktuale që rrjedhin nga instrumenti, Fondi Prestigj është i ekspozuar ndaj këtij rreziku në rast se qeveria shqiptare has vështirësi në përmbushjen e shlyerjeve të detyrimeve të saj ndaj mbajtësve të letrave me vlerë të emetuara prej saj.
Rreziku i dytë lidhet me normat e interesit. Ky është rreziku që i vjen vlerës së portofolit të fondit si pasojë e paparashikueshmërisë së lëvizjes së normave të interesit në treg. Më konkretisht, ky rrezik vjen si pasojë e lëvizjes në kah të kundërt të çmimit të instrumenteve dhe normave të tyre të interesit. Kur normat e interesit rriten, çmimi i instrumenteve financiare bie, dhe anasjelltas.
Rreziku i tretë lidhet me likuiditetin. Ky rrezik del në pah kur asetet e Fondit të mos shiten në kohë dhe me vlerën e tregut si pasojë e mungesës së likuiditetit në treg. Në këtë rast, Fondi mund të hasë vështirësi për të shlyer detyrimet financiare në kohën e duhur.
Rreziku i katërt, tregu. Ky vjen nga ndryshimi në çmimet e tregut, si normat e interesit, normat e kursit të këmbimit dhe normat e kredive, do të ndikojnë në të ardhurat e Fondit apo vlerën e instrumenteve financiare.
Rreziku i pestë është kursi i këmbimit, por në rastin konkret ky nuk vlen, pasi Fondi nuk është ekspozuar ndaj rrezikut të monedhës pasi transaksionet në monedhë të huaj nuk kanë ndodhur.
Rreziku i gjashtë është ai operacional, që është humbja e drejtpërdrejtë, apo e tërthortë që vjen si rezultat i gabimeve njerëzore ose të sistemeve brenda shoqërisë administruese, nga ekzistenca e proceseve të brendshme të papërshtatshme.
Rreziku i shtatë janë shlyerjet e mëdha, pasi Fondi mund të jetë i detyruar që të shesë një instrument financiar në mënyrë të parakohshme, çka mund të rezultojë në humbje dhe rënie të çmimit të kuotës.
Rreziku i tetë është ai rregullator dhe lidhet me mundësinë e ndryshimeve të kuadrit rregullator, përfshirë legjislacionin tatimor. Vlera e aseteve të Fondit mund të ndikohet negativisht nga shfaqja e 19 pasigurive në vendet ku janë bërë investimet, të tilla si tendencat politike ndërkombëtare, ndryshime në politikat e qeverisë, ndryshime në legjislacionin tatimor etj./Monitor
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur n...
“Ishte një vendim i pritur, sepse në orën 17:30 mbaroi mbroj...
Unioni i Transmetuesve Evropianë, EBU përmes faqes zyrtare k...
Dy ushtarë të NATO-s janë vrarë në jug të Afganistanit dhe n...
Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi pa pranuar se është ...
Shpëtoi për fat vetëm me disa fraktura në këmbë një maroken,...
Janë njerëzit që vunë trurin në punë për tu bërë të pasur, p...
Pas mposhtjes së Kartagjenës në Luftën e Parë Kartagjenase, ...
A ekzistojnë vendime fatale të pak liderëve që mund të trans...
Jane Ciabattari Lufta e ftohtë ofroi një sfond perfekt për l...
Rasti i dy kosovarëve të dënuar për vepra që lidhen me terro...
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar pak orë më parë videok...
Autorët anonimë të rrjedhjes së dokumentacionit për skandali...
Alban Skënderaj ka publikuar sot videoklipin e këngës më të ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e qyteta...
Nëse amerikanët do të kishin qenë të sinqertë, atëherë Pakon...
Një kalimtar është përplasur nga një automjet me targa AA 57...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...