Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ndonëse ndërtimi është sektori që ka udhëhequr rritjen ekonomike në dy tremujorët e fundit të 2015, ai ka dhënë ndikimin kryesor në rënien e besimit në ekonomi në muajt e parë të 2016-s, duke paralajmëruar se rritja e tij në muajt në vijim mund të vihet në dilemë?
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 5.7 pikë, në tremujorin e parë të vitit 2016, duke zbritur poshtë mesatares historike për herë të parë pas tre tremujorëve, raportoi banka e Shqipërisë. Ecuria e këtij treguesi u përcaktua nga rënia e besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, ku rënie më të fortë regjistroi besimi në sektorin e ndërtimit. Në rënie ka qenë dhe besimi konsumator.
Sipas grafikut të Bankës, ky është niveli më i ulët që nga tremujori i parë i vitit 2014.
Sektori i industrisë
Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) u ul me 3 pikë përqindje, në tremujorin e parë të vitit 2016. Niveli i TBI-së është luhatur nëpër tremujorë, që nga fillimi i vitit 2015, por duke qëndruar sipër mesatares së tij historike. Aktualisht TBI-ja qëndron 4.5 pikë përqindje mbi mesataren. Në tremujorin e parë të këtij viti, rënia e TBI-së u përcaktua nga rënia në të tre përbërësit e tij: balanca e prodhimit ra me 8.1 pikë përqindje, balanca e gjendjes financiare ra me 7.7 pikë përqindje, dhe balanca e gjendjes së inventarëve u rrit me 6.6 pikë përqindje.
Balancat për pyetjet se si bizneset e vlerësojnë situatën ekonomike në vend dhe gjendjen e përgjithshme të biznesit, janë ulur përkatësisht me 9.7 dhe 5.8 pikë përqindje. Pritjet e bizneseve për gjendjen e përgjithshme të biznesit të tyre në tremujorin e dytë janë rritur lehtësisht (balanca u rrit me 1.3 pikë përqindje).
Balanca e kërkesës ka pësuar rënien më të theksuar në tremujorin e parë, me 12.4 pikë përqindje. Gjithashtu, kërkesa nga eksportet vlerësohet të ketë rënë (balanca ra me 2.6 pikë përqindje). Për tremujorin e dytë, bizneset presin një rikuperim të lehtë të kërkesës (balanca u rrit me 0.3 pikë përqindje).
Balanca e pyetjes mbi investimet e reja, të kryera gjatë gjashtëmujorit të fundit, si dhe ajo për investimet e pritura në gjashtë muajt e ardhshëm, janë rritur me 16.1 pikë përqindje dhe 20.2 pikë përqindje këtë periudhë. Bizneset kanë vlerësuar një rritje të lehtë të çmimeve të prodhimit për të dytin tremujor radhazi. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në industri shënoi vlerën 69.0% në tremujorin e parë, 2.9 pikë përqindje më e ulët se mesatarja historike. Bizneset e industrisë i kanë shfrytëzuar më pak kapacitetet e tyre, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015 (me 4.6 pikë përqindje), por disi më shumë se i njëjti tremujor i një viti më parë (me 1.2 pikë përqindje).
Sektori i ndërtimit
Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 16.7 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit 2016, pas dy tremujorësh me rritje. Niveli i tij qëndron poshtë mesatares historike me 15.4 pikë përqindje dhe poshtë mesatares së periudhës 2008 ? 2015 me 9.0 pikë përqindje. Në rënien e TBN-së ndikuan të treja balancat formuese të tij: balanca e kërkesës, e prodhimit dhe e gjendjes së punësimit, të cilat ranë përkatësisht me 20.0, 15.5 dhe 14.4 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të parë janë vlerësuar me rënie të gjitha aspektet e biznesit në sektorin e ndërtimit. Rënien më të theksuar e shënoi balanca e gjendjes së përgjithshme të biznesit, me 23 pikë përqindje. Pritjet për gjendjen e përgjithshme të biznesit, për tremujorin e dytë të vitit, janë gjithashtu me rënie. Edhe balanca e gjendjes financiare regjistroi rënie me 21.2 pikë përqindje në tremujorin e parë. Në përputhje me rënien e kërkesës, gjendja e inventarëve vlerësohet të jetë rritur në këtë tremujor. Ndërkohë, balanca e pyetjes mbi investimet e reja, të kryera gjatë gjashtë muajve të fundit, është zvogëluar me 13.8 pikë përqindje, por pritjet për gjashtë muajt e ardhshëm janë rritur me 5.7 pikë përqindje. Çmimet e prodhimit janë raportuar në rritje në sektorin e ndërtimit.
Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin e ndërtimit, gjatë tremujorit në analizë, vijoi rënien. Aktualisht kjo normë shënon nivelin 54.7% ose 9.5 pikë përqindje më pak se mesatarja historike e saj. Në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë kjo normë është 2.5 pikë përqindje më e ulët.
Sektori i shërbimeve
Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSh) vijoi tendencën rënëse në tremujorin e parë të vitit 2016, duke qenë 1.0 pikë përqindje më poshtë nivelit të një tremujori më parë. Rënia e tij rezultoi disi më e ngadalësuar gjatë periudhës në analizë. Aktualisht niveli i TBSh-së mbetet 3.7 pikë përqindje nën mesataren historike. Vijimi i prirjes rënëse të TBSh-së u shkaktua nga rënia e dy prej balancave përbërëse të tij: kërkesa (balanca ra me 5.3 pikë përqindje) dhe ecuria e përgjithshme e biznesit (balanca ra me 1.7 pikë përqindje). Në të kundërt, gjendja financiare, balanca tjetër formuese e TBSh-së, rezultoi e përmirësuar (+4.1 pikë përqindje), por në një masë të pamjaftueshme për të ndërprerë rënien e treguesit.
Balancat e pyetjeve për ecurinë aktuale dhe të pritur të ekonomisë në vend shënuan rënie me përkatësisht 2.4 pikë përqindje dhe 4.9 pikë përqindje. Ndërkohë, vlerësimet dhe pritjet e bizneseve për çmimet e shërbimeve shënuan rritje. Për sa i takon pritjeve të bizneseve për kërkesën dhe ecurinë e përgjithshme të biznesit për tremujorin e dytë, ato rezultuan të përmirësuara. Balancat përkatëse u rritën me 4.3 dhe 2.7 pikë përqindje. Rritje shënoi edhe balanca e investimeve të reja për gjashtëmujorin e ardhshëm.
Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve nga bizneset e shërbimeve rezultoi 68.0% në tremujorin e parë, duke shënuar një rënie të fortë prej 7.2 pikësh përqindjeje krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe prej 4.9 pikësh përqindjeje krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Kjo normë përfaqëson edhe shkallën më të ulët të shfrytëzimit të kapaciteteve në këtë sektor që prej vitit 2007, duke qenë 8.1 pikë përqindje nën mesataren historike.
Sektori i tregtisë
Treguesi i besimit në tregti (TBT), megjithë rënien me 4.1 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit 2016 vijoi të qëndrojë mbi mesataren historike afatgjatë. Të treja balancat formuese të treguesit kontribuan në rënien e nivelit të TBT-së gjatë tremujorit në analizë. Rënie të ndjeshme shënoi balanca e gjendjes financiare, me 5.8 pikë përqindje, dhe balanca e ecurisë së përgjithshme të biznesit, me 5.7 pikë përqindje. Ndërkohë, balanca e punësimit ra në një masë më të vogël, prej rreth 0.7 pikësh përqindjeje.
Vlerësimet dhe pritjet e bizneseve të përfshira në vrojtim kanë rezultuar të përkeqësuara për të gjitha aspektet e lidhura me aktivitetin e tyre. Më konkretisht, në nivele më të ulëta rezultuan balancat për pyetjen mbi ecurinë e aktuale të ekonomisë në vend (ra me 3.1 pikë përqindje) dhe atë të pritur (ra me 1.6 pikë përqindje). Gjithashtu, balancat për treguesin e kërkesës së vlerësuar dhe të pritur nga bizneset shënuan rënie me 7.3 pikë përqindje dhe me 3.0 pikë përqindje. Bizneset vijojnë të vlerësojnë ecuri rënëse të çmimeve (balanca ra me 1.0 pikë përqindje) në tremujorin e parë, ndërkohë që presin rritje të tyre në tremujorin e dytë (balanca u rrit me 1.1 pikë përqindje).
Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në tregti shënoi rënie me 5.7 pikë përqindje, duke qëndruar në nivelin 73.5% në tremujorin e parë të vitit 2016. Bizneset rezultojnë të kenë shfrytëzuar kapacitetet e tyre me një normë 5.2 pikë përqindje më të ulët se norma mesatare historike dhe 2.3 pikë përqindje më të ulët se norma e të njëjtës periudhë një vit më parë.
Bie dhe besimi konsumator
Treguesi i besimit konsumator (TBK) shënoi rënie me 2.5 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit 2016, pas përmirësimit të lehtë të shënuar në tremujorin e mëparshëm. Zhvillimet në përbërësit e TBK-së vijuan të reflektohen në një dinamikë të luhatshme të treguesit, duke e zhvendosur atë sërish nën mesataren afatgjatë. TBK-ja reflektoi përkeqësimin e tre prej balancave të tij formuese: ? blerjet e mëdha, situata financiare e pritur e familjes dhe situata e të ardhurave/shpenzimeve. Niveli më i ulët i TBK-së u drejtua kryesisht nga rënia e balancës së blerjeve të mëdha, me 7.6 pikë përqindje, dhe në një masë më të vogël nga balancat më të ulëta të situatës financiare të pritur të familjes (-1.9 pikë përqindje) dhe të situatës së të ardhurave/shpenzimeve (-1.8 pikë përqindje). Ndërkohë, balanca tjetër përbërëse e TBK-së, situata e përgjithshme ekonomike në vend gjatë tremujorit të ardhshëm, u rrit me 1.5 pikë përqindje, duke dhënë sërish një kontribut të vogël në kahun rritës për treguesin./Monitor
Qeveria ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e r...
Agjencia amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) ka publikuar n...
Ai ka theksuar se qëllimi i parë ka të bëjë me dobinë publik...
PD u tërhoq sot nga mardhënia e kushtëzuar më parlamentin. N...
Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka nderuar sot Bashkinë e Kukë...
Nga fillimi i prillit e deri më tani, agjencitë ligjzbatuese...
Deputeti socialist Pjerin Ndreu është shprehur se në rrjedhë...
Drejtori i FBI-së u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit ...
Pas fotos me gruan qe do te rrise 12 femije dhe deshires se ...
Lylzim Bashes, nuk nevoitet ti mbledhe kush keto “parate fal...
Citynews sjell këto foto ku shihet qartazi betonizimi i Park...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinast...
Komisioni i Posacëm për Reformën në Drejtësi është mbledhur ...
Parlamenti Europian ka kritikuar planet e qeverisë shqiptare...
Këto foto janë shkrepur tek zona e Unazës së Tiranës në afër...
Dje, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, pati një takim me ...
Denoncimi i pilotit dixhital në faqen e ish-keyeministrit Sa...
Partia Demokratike ka denoncuar mungesën e ilaçeve në spita...
Në mbledhjen e kryesisë së degës së Partisë Demokratike në K...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...