web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë tregon lulja jote e preferuar për ty

10 Prill 2016, 16:05, Kuriozitete CNA

Meredith Waga Perez , pronarja e Belle Fleur në qytetin e New York, ka ndarë me revistën Elle njohuritë e saj si eksperte dhe adhuruese e luleve .?

Ja se çfarë tregon lulja juaj e preferuar për personalitetin tuaj sipas saj.

Trëndafili.

Udhëtimet dhe aventurat janë një mënyrë jetesë për të gjithë adhuruesit e trëndafilave. Ju lulëzoni në çdo stinë dhe nuk jeni kurrë jashte stilit.

Lulegjaku

Kjo lule tregon feminitetin tek ata që e pëlqejnë. Sikurse kjo lloj lule rritet në të gjitha anët e botës edhe juve jeni tip që përshtateni me çdo lloj vendi dhe ambienti.

Manjolia

Kjo lule çel vetëm në muajin maj për çdo vit dhe njhet si lulja që është mbjellë më herët. Të gjithë ju që e pëlqeni këtë lule jeni njerëz të rrallë, të hijshëm dhe ndoshta vini nga familje e pushtetshme.

Jargavani

Ju keni shije për gjërat antike dhe garderoba juaj është romatike. Dimri nuk ju shqetëson aspak, sikurse lulja e jargavanit eksportohet nga Hollanad gjatë stinës së dimrit. Edhe ju si kjo lule mbani një qëndrim të drejtë të trupit, pasi kjo është një mënyrë e mirë për tu dalluar.

Lulebora

Njësoj si ngjyrat e kësaj luleje edhe humori juaj ndryshon sipas stinës, ku e preferuara juaj është vera. Ju jeni një njeri delikat dhe  i kujdesshëm për rrethin shoqëror, ambientin, shtëpinë dhe punën.

Karafili

Karafili daton që në antikitetin grek dhe romak thotë Meredith. Ju jeni të përjetshëm. Adhuruesit e karafilit janë të mprehtë dhe më aftësi të veçanta në filozofi si dhe ju pëlqen të mësojnë gjuhë të reja.

Orkide

Ju jeni delikat si dhe vetë lulja e orkidesë. Njerëzit si ju janë pak misterioz.

Lule Shpatëz

Kjo është lulja e fatit dhe ju jeni gjithmonë të përkëdhelur prej tij. Aventura është pjesë e jetës suaj.

Tulipani

Garderoba juaj, shijet e kuzhinës dhe eksperiencat tuaja në jetë janë po aq të ndryshme sa edhe ngjyrat e tulipanit.

Zambak

Ju jeni njerëz të bekuar me shtatlartësi. Jeni krejt të pavarur në marrëdhëniet tuaja.





Lajmet e fundit nga