web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja përse duhet ta mbani fikur telefonin në avion

10 Prill 2016, 12:04, Kuriozitete CNA

Linjat ajrore i rekomandojnë pasagjerëve të tyre të mbajnë celularët të fikur gjatë kohës që janë duke udhëtuar me avion.

Por së fundmi ekspertët kanë zbuluar arsyen e vërtetë se çfarë ndodh nëse nuk e vendosni telefonin në  ?flight mode?.

Njerëzit besojnë se sinjali i telefonit mund të interferojë me sistemin elektrik dhe atë të  telekomunikacionit të avionit dhe kjo do të shkaktonte përplasje.

Sipas ekspertëve teknologjia moderne është e sigurt dhe e parrezikshme.

Ata shtojnë se nuk ka asnjë provë që aparatet elektronike të kenë shkaktuar ndonjëherë ndonjë përplasje.

Arsyeja e vërtetë përse  njerëzit  duhet ta kenë celularin e tyre ?flight mode? është sepse ata shqetësojnë pilotin dhe kontrolluesit e trafikut ajror me zhurmat e tmerrshme nga aparati i tyre.

Punonjësit e linjave ajrore kanë pasur shpesh eksperienca të pakëndshme nga tingujt e celularëve sidomos kur pasagjerët janë afër pajisjeve të zërit.

?Duket si një tingull ?dit-dit-dit? dhe është shumë e mërzitshme.?  ka thënë një pilot për AirlineUpdates.

 





Lajmet e fundit nga