LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fahri Balliu, ish sigurimsi dhe “batakçiu” i Rilindjes

8 Prill 2016, 12:41, Aktualitet CNA

Një personazh i njohur nga mediat, por edhe në qarqet politike dhe gazetareske. Këndezi i sigurimit dje, por edhe batakçiu i Rilindjes sot.

Njeriu që mbante urturaken e Hekuran Isait, personazhi që nuk u pranua ne Parti sepse nuk i vinte konfimimi nga organet e sigurimit, njeriu ?që i di vetë punët e tij?, sipas Ramiz Alisë, e thene kjo nga asistenti i tij Gurro Zeneli, sot përdoret nga mediat afër qeverisë për të dhunuar dhe diskredituar më tej opozitën.

Dje, ky pseudo intelektual në formatin e sharlatanit ishte i ftuar në emisionin Top Story të Sokol Ballës në Top Channel.

Një panel ku flitej për ngjarjen e javës siç është ?Pamama Papers?, miliona euro të fshehura në lloogaritë e parajsave fiskale ku janë përfshirë edhe udheqës politikë botërorë. Një zë ?analisti? ishte edhe farmiu.

Ajo që dëgjoje nga goja e tij, ishte jo vetëm qesharake por edhe amorale. Farmiu kërkonte nga mediat të ishin me të forta në luftën ndaj korrupsionit, mos heshtnin për qeverinë, të gjenin partnerë investigativë dhe të flisnin me  zë të lartë.

E thënë kjo nga goja e pisët dhe plot qelb e Fariut është si të thotë prostituta në shtepi publike jam ende e virgjër.

Fariu që ju jep këshilla mediave dhe ju mban leksion, së pari duhet të tregojë se vetë është botues mediash, dhe fletushkën e tij e përdor për sulme dhe gjoba në fakt shumë zëra flasin se ja financon Ilir Meta.

Asnjë rast korrupsioni apo investigim, asnjë lajm kundër Ilir Metës dhe ministrave të tij. (Kujtojmë Fahriu është tashmë pjesë thelbësore e LSI-së).

Ky që bën moral, që gazetarët të flasin dhe të ngrenë zërrin, nuk foli kurrë për Gërdecin, ku kishte familjarët e tij aksionerë.

Kurrë nuk dha llogari dhe nuk mbajti asnjë përegjegjësi për viktimat dhe atë masakër që ndodhi.

Kurrë nuk foli për mbikalimin tek kthesa e Kamzës, ku është akuzuar për lidhje direkte korruptive, kurrë nuk foli për rrugën Levan-Tepelenë ku turinjtë e tij ishin zhytur në batakun e korrupsionit të asaj rruge.

Bën sot leksion për mediat njeriu që thekson se qeveria ka korrupsion por ky vetë nuk i denoncon,  por një pjesë të kabinetit qeveritar e mbron, këta janë ministrat e Ilir Metës.

Kërkon moral personi i akuzar nga biznesmenë për mashtrime me dhjetra mijë euro, sic është rasti i firmës që kërkonte koncesionin e kolaudimeve të automjeteve, apo investimi tek libraria ?Kadare?. Këto të tjerat rrëmbyer lart e poshte me mashtrime nuk po i përmendim se dihen nga të gjithë.

Të denoncosh korrupsionin dhe të ngresh zërin, kjo është puna e gazetarëve, por kur këtë e kërkon një palo burrë, një batakçi dhe gjobaxhi, gazetaria dhe puna e gazetarëve ?vdesin? fare./citynews

Lajmet e fundit nga