web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Dhuna mbi gazetarët nga Beqaj dhe Kodheli

6 Prill 2016, 22:55, Aktualitet CNA

Një sjellje e turpshme dhe arrogante e Ministrave Ilir Beqaj dhe Mimi Kodheli është treguar sot. Gazetari i “Zërit të Amerikës”, Pëllumb Sulo, nuk është lejuar të filojmë në kohën që ministrat ishin duke vizituar efektivin ushtarak të plagosur në aksidentin e sotëm. Siç duket në video, mbi gazetarin është ushtruar dhunë fizike dhe verbale.

Një pjesë e debatit

DEBATI
Beqaj: O Pëllumb paske trash zërin. Nuk ke qenë kështu mor burrë?!
Gazetari: Sigurisht që e kam trashuar
Beqaj: Oouu
Gazetari: Nuk lejon askënd të më prek kamerën
Beqaj: Ke trashur zërin?
Gazetari: Të lutem shumë
Beqaj: Është dhomë zgjimi, ule zërin

Përveç gazetarit të VOA-s, një tjetër koleg i tij ka denoncuar dhunën ndaj tyre nga ministrat Beqaj dhe Kodheli. Blert Delija përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka denoncuar dhunën, duke shtuar se shoqëruesi i Ministrit Beqaj ka larguar me forcë gazetarët.

Denoncimi i gazetarit Blert Delija

SKANDALOZE sjellja e ministrave Beqja dhe Kodheli ne mjediset e Spitalit Rajonal te Shkodres ndaj gazetareve, vecanarisht ndaj dekanit te gazetareve Pellumb Sulo- VoA! Dhuna nisi verbale nga fjalet e ministrave per tu kthyer ne dhune fizike nga shoqeruesit e tyre dhe uniformat blu (pa uniforme ne fakt), ne sy te drejtuesve me te larte te policise. Rastet e dhunes verbale, te asaj fizike ndaj gazetareve dhe mediave, po shtohen shume. Kur keto nxiten nga ministrat, eshte SKANDALOZE! Kujt duhet ti ankohemi, kujt duhet ti kerkojme ndihme, kush duhet te na ofroje mbrojtje?! Ministrat erdhen ne Shkoder duke e ndjere si detyre. Edhe mediat ishin aty me detyren e pasqyrimit te ngjarjes se rende per publikun! Pse nje minister duhet te gezoje te drejta me shume se nje polic apo shoqerues qe mbush korridoret e spitalit?! Kur ata jane aty per te shoqeruar shefat, cfare pune prishin edhe 5-6 gazetare e kameramane? Sot u shenua TURPI i rradhes ndaj mediave te Shkodres dhe dekanit tone Pellumb Sulo! Na mbetet vetem te bejme publik qendrimin tone, pasi cdo gje po bie ne vesh te shurdher deri tani!

VIDEO

LEXO EDHE:  Eduart Ndocaj: Akuza e mediave greke për Kodhelin, e shpifur dhe e pa moralshme




Lajmet e fundit nga