web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anika Dokle - Ambasadorit të OSBE-së/ Libri yt nuk i hyn në punë as dreqit!

6 Prill 2016, 16:16, Aktualitet CNA

Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anike Dokle është shprehur kundër  librit “Fuqizimi i grave ne politike” i Ambasadorit të OSBE-së, Florian Raunig. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Dokle me kritika të ashpra shkruan se “libri nuk i hyn në punë as dreqit”. Në reagimin e saj, Dokle shkruan se gruaja duhet fuqizuar në familje dhe në shoqeri.

Statusi në Facebook nga Anika Dokle

Florian Raunig, ambasadori i Prezences se OSBEne Shqiperi, promovon librin “Fuqizimi i grave ne politike”.

E para, libri yt nuk i hyn ne pune as dreqit.
E dyta, beni ndonje strategji dhe pune per zbutjen e varferise ne kete vend, sa merreni me relacione publike. Ne vendet e varfra, gruaja eshte me vulnerabel se askerkund tjeter.
E treta, gruaja fuqizohet ne politike, ose me mire vjen fuqishem ne politike, jo nepermjet kuotizimit dhe nominimit nga “kryetari”, qe i kthen praktikisht ne kartona. Si fuqizohet nje karton, nuk me thua?
E fundit, me shume sesa ne politike, gruaja duhet fuqizuar ne familje dhe ne shoqeri. Po masakrohet perdite..

Nga nje grua…. (jo prej kartoni).





Lajmet e fundit nga