Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Prej shkurtit 2017, SHBA duan të zhvendosin në Evropën Lindore një brigadë të blinduar. Që të kënaqen të gjitha palët, ushtarët duhet të ndërrohen pa pushim me rotacion.
Presidenti i SHBA, Barack Obama e pakësoi gjatë mandatit të tij në mënyrë të dukshme praninë e ushtarëve amerikanë në Evropë duke tërhequr nga Evropa dy nga katër brigadat e stacionuara. Këtë hap Uashingtoni e ka kthyer tani pjesërisht pas. Prej shkurtit 2017 SHBA do të mbajnë të stacionuar në Evropë një brigadë të blinduar luftarake, e cila pritet të ketë gjithsej 4200 ushtarë.
Që trupat e NATO-s demonstrojnë forcë në territorin e ish-Traktatit të Varshavës, në thelb nuk është e re. Aleanca e Atlantikut Verior krijoi dy vjet më parë operacionin “Atlantic Resolve”, sepse shtetet e NATO-s në kufi me Rusinë kishte kohë që ndiheshin të kërcënuara. Në kuadër të këtij operacioni, ushtarët e NATO-s demonstrojnë praninë e tyre në Evropën Lindore dhe Qendrore. Vëmendjen e tërhoqi para së gjithash operacioni “Dragoon Ride”, në të cilin një autokolonë ushtarake e SHBA me tanke me rrota përshkroi një distancë që nga shtetet baltike një distancë prej 1800 km deri në Bavari.
Prani e përhershme e SHBA
Kjo prani e përkohshme e njësive të NATO-s në territorin e ish-Traktatit të Varshavës tani zgjerohet me brigadën luftarake të SHBA. “Simbolika është e qartë. SHBA u sinjalizojnë shteteve në Lindje dhe në Evropën Qendrore me mjetet e tyre të rënda ushtarake: ‘Po të ndiheni të kërcënuar, në rast nevoje ne do të jemi pranë jush. Dhe ne po krijojmë struktura, që të mundemi të mbërrijmë më shpejt'”, analizon eksperti i sigurisë, Otfried Nassauer nga Berlin Information Center for Transatlantic Security. Në letër, angazhimi i amerikanëve duket masiv: 4200 ushtarët do të pajisen me 250 automjete të blinduara (midis tyre rreth 90 tanke Abrams, topa obus dhe automjete luftarake ) si dhe rreth 1.700 automjete shtesë.
Që brigada e re është një përgjigje për politikën ruse, për këtë kryekomandanti i NATO-s, gjenerali Philip Breedlove nuk lë asnjë dyshim: “Me këtë ne vazhdojmë strategjinë për t’i siguruar aleatët tanë të NATO-s dhe aleatët e tjerë për mënyrën tonë të fortë dhe të përshtatshme të veprimit përballë një Rusie agresive në Evropën Lindore”, tha ai. Për këtë prani, SHBA shpenzojnë para. Në fillim të vitit, Presidenti Obama deklaroi se do t’i katërfishojë shpenzimet për mbrojtjen në Evropë në 3,4 miliardë dollarë.
Hyn parimi i rotacionit
Por megjithatë, kjo brigadë e tretë e ushtrisë amerikane në Evropë dallohet nga dy brigadat ekzistuese në Gjermani dhe në Itali. Për njësinë shtesë vërtet sillen pajisje moderne në Evropën Lindore dhe Qendrore, por nuk pritet të ngrihen kazerma të reja në Poloni, Rumani, Bullgari ose në shtetet baltike. Edhe një infrastrukturë të gjerë amerikane me familje ushtarësh të stacionuar në mënyrë të përhershme nuk do të ketë. Përkundrazi: trupat dhe pajisjet do të ndërrohen çdo nëntë muaj dhe brigada do të ndahet në njësi të vogla në vende të ndryshme. Duket se e gjitha do të fillojë me Bullgarinë, Lituaninë dhe Rumaninë. Midis këtyre vendeve ushtarët do të ndërrohen rregullisht në rotacion. Një pjesë e madhe e pajisjeve do të stacionohet në Gjermani, në Hollandë dhe në Belgjikë.
Me këtë mënyrë veprimi, SHBA duan që nga njëra anë të demonstrojnë aftësinë e tyre për të zhvendosur trupa në një kohë të shkurtër, por nga ana tjetër edhe të respektojnë Marrëveshjen NATO-Rusi të vitit 1997. Në të NATO shpreh detyrimin që të mos stacionojë “në mënyrë të vazhdueshme” “trupa substanciale ushtarake” në Evropën Lindore.
Reagimet nga Moska
Ambasadori i Rusisë në NATO, Alexander Grushko i kritikoi të enjten planet e SHBA. Në një pozicionim për DW ai foli “për një hap tjetër, i cili fikson kalimin e NATO-s në modele konfrontimi”. Nga ana tjetër, nga Moska erdhën edhe sinjale më pajtuese. Shpresohet që në dy muajt e ardhshëm të zhvillohet një takim i Këshillit NATO-Rusi, i tha një diplomat agjencisë së lajmeve Interfax. Ky do të ishte takimi i parë i forumit që prej shpërthimit të krizës së Ukrainës dy vjet më parë./DW
Një shqiptar u arrestua nga autoritetet italiane i akuzuar p...
Qeveria shqiptare shpreson se legjislacioni i ri do të ndalo...
“Meta është i martuar me Berishën, por ka dashnore Ramën” kë...
Djali i deputetit Fatmir Xhindi, i vrarë në vitin 2009, i k...
Një sherr mes femrash ka ndodhur vetëm para pak minutash në ...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi është shprehur se vjedhja...
Vezi Lluka, projektuesi i Parkut të Liqenit, i ka dërguar nj...
Të premten filloi zyrtarisht zbatimi i Marrëveshjes së Stabi...
Ndaj, isha ndër ata të interesuar, që nuk u habita asfare, k...
Pse reagon e përmbajtur Moska pas konkretizimit të planeve a...
“Nuk keni parë gjë akoma” kjo ishte deklarata e famshme e Kr...
Këto orë qeveria më në fund hoqi monopolin e koncesionit të ...
Zbatimi i projektit per ndertimin e rruges hyrese ne Pograde...
Skandali me dhënien e licencave të noterëve është zgjeruar e...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha është shprehur se shefi i...
Nga Kastriot MyftarajIsmail (Ballist) Morinaj është zhdukur ...
Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet mesditën e s...
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, shprehet se ...
Kryeministri i Serbisë, Aleaksandër Vuçiç, tha të premten se...
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...