web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aleanca KuqeZi nis fushatën: “Shqipëria s’po Ndryshon”/ Ja strategjia

27 Mars 2016, 09:00, Aktualitet CNA

Kreu I Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu ka prezantuar manifestin strategjik të alternativave kuqezi për qeverisjen e Shqipërisë. Platforma u publikua para 1000 përfaquesuesve të Asamblesë Tiranës. Mes ovacioneve të shumta Kreshnik Spahiu mbajti një prezantim shumë popullor dhe vizionar:
?Në nder të besimtarve katolik po e nis këtë prezantim me vargjet e një patrioti të madh, konteksti I e së cilês më ringjallën aspiraten për një Shqipëri tjetër:
Ani kush, pra me i pri KOMBIT,
Ju, do pyka bijtë prej LLOMIT,
Që ?SHQIPTARË?, vedit i thoni,
Jo pse ju shqipninë e doni,
As që ndonjë send ju KUPTONI,
Ç?është ATDHEU, a ç?është LIRIA,
Ç?është Parajsa, apo VLLAZNIA,
Ç?është PËRPARIMI apo QYTETARIA. (At Gjergj Fishta)
Më pas Kreshnik Spahiu prezantoi 10 shkaqet pse Shqipëria s?po Ndryshon dhe 10 diferencat mes vizionit të kuqezive në raport me PD dhe PS që po qeverisin prej çerek shekulli.

SHQIPERIA S?PO NDRYSHON SEPSE:
NE DHE ATA
Ne, DUAM Shqipëri të bashkuar / Ata të coptuar,
Ne, Mandate të përkohsheme / Ata poste të përjetshme,
Ne, Zgjedhje të lira / Ata shit-blerje vote,
Ne, Emigrantë që zgjedhin / Ata i trajtojnë si turistë
Ne, Shqipërii turistike / Ata konçesion,
Ne, Kthim pronash / Ata pushtim teritoresh,
Ne, Ulje taksash biznesit shqiptar / Ata mbyllje qepenash,
Ne, Garantim kufijsh / Ata trafik droge dhe armësh,
Ne, Zona të lira dhe investime të huaja / Ata burokraci dhe korrupsion
Ne, Shtet të hekurt ligjor / Ata pasiguri për jetën dhe pronën

Mes ovacionesh dhe thirrjesh të aktivistëve kuqezi Kreu i Aleancës KuqeZi vazhdoi me disa vargje të tjera të Rilindësve shqiptar.
E Pra ti o PERËNDI, pse na le në dorë të DJALLIT
Që na shtypi e na përtypi, nëpër nofulla t?çakallit
Edhe ti rri, rri e bënë sehir, bënë sikur asgjë nuk di!
Eeee ? pra edhe ne jemi KUNDRA, duam një tjetër PERËNDI!

Duam një ZOT që t?na kap,
t?na kap e t?na TUNDË
T?na TUNDË e t?na SHKUNDË,
VËLLA VRASJES T?I JAPIM FUND!!

Me Aleancen Kuqezi, shumë shpejt do vije dita, dhe kufinjtë mes shqipëtarëve do të treten. Për gjithë shqipëtarët VETËM NJË ATDHE do mbetet./opozita.com





23:01 Aktualitet

Komploti i Haremit

Një mister i gjatë 3 mijë vite. Në moshë të thyer, Faraoni i...

Lajmet e fundit nga