A DO BJERE SHI NE DURRES NESER? Nga Astrit PATOZI
Bashkia e Tiranës na paralajmëroi sot se nesër do të ketë sh...
Numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar një rritje të frikshme në vitin 2015. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë. (Të dhënat e marra nga studimi i Eurostat: http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php/Asylum_quarterly_report).
Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azil kërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por dhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 66 mijë.
Në pjesën e të madhe janë të rinjtë ata që po ikin. Sipas të dhënave të detajuara të Eurostat, po për vitin 2014 (për 2015 nuk janë publikuar akoma), për Shqipërinë, grupmosha nga 18 deri në 34 vjeç përbënte gati 45% të totalit të azilkërkuesve për Shqipërinë. Shqipëria e ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve që ikin me prindërit e tyre, teksa grupmosha 0-13 vjeç zinte 26% të totalit të azilkërkuesve.
Rritja e numrit të të ikurve në 2015-n pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungese direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri. Bizneset, në fakt, kanë filluar të ndiejnë pasojat e largimit të fuqisë punëtore, që në një pjesë të konsiderueshme ka qenë e kualifikuar.
Bizneset e Call Center, ato të fasonit, të industrisë së përpunimit, teknologjia e informacionit po vuajnë pasojat e ikjes në emigracion të forcës së kualifikuar të punës. Sipërmarrjet e rretheve po rezultojnë më të prekura nga fenomeni i emigracionit. Edhe shëndetësia po alarmohet për ikjen e mjekëve.( Lexo:Emigrimi i punonjësve fut biznesin në krizë).
Sipas shifrave të bëra publike nga raporti i Eurostat, në tremujorin e katërt, 70% e azilkërkuesve shqiptar duan që të jetojnë në Gjermani, ndërsa kërkesat e tjera ndiqen nga Franca, Suedia, Hollanda dhe Britania e Madhe.
Muajt e fundit vëmendja e shumë mediave botërore u drejtua te kriza e emigrantëve, një ndër sfidat që ka Europa momentalisht. Në mesin e shtetasve sirianë, afganë dhe irakianë, të shumtë në numër ishin edhe shqiptarët, sikurse edhe fqinjët ballkanas nga Maqedonia, Kosova, Serbia etj.
Edhe pse shteti Gjerman publikoi listën e shteteve të sigurta, ndër të cilat edhe vendi ynë, i cili nuk kishte arsye të kërkonte azil, shqiptarët sërish kanë kërkuar të jenë pjesë e kësaj tokë europiane, si dhe të tjerave, duke iu referuar shifrave sipas tremujorëve.
Ndërsa muaji që shqiptarët kanë kërkuar më tepër azil ka qenë gushti i vitit 2015, me kërkesa rekord prej 9345, ndërsa tremujori i tretë i 2015 (që dominon me kërkesat më të larta për azil) ka në total 26?575 të tilla.
Sa i përket përgjatë gjithë vitit 2015, në Gjermani Shqipëria renditet pas Sirisë për kërkesat për azil, me 12% të totalit të tyre, apo 53 805 kërkesa vetëm në 2015.
Tendenca e kërkesave për azil përgjatë 2015 ka pasur rritje sidomos në tremujorin e tretë në 2015, ndërsa vihet re që periudha më e ?vakët? është tremujori i parë i 2015./Monitor
Bashkia e Tiranës na paralajmëroi sot se nesër do të ketë sh...
Makinat e betonit kanë pushtuar sot hapësirën brenda parkut ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, shkruan se Donald Lu u lo...
Përfaqësuesit e PD, Malltezi dhe Olli deklarojnë se rezisten...
Aktori Agron Llakaj është shprehur kundër ndërhyrjeve në Par...
Takimi i Asociim Stabilizimit Shqipëri- BE do të zhvilohet n...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan se Edi Rama...
Komisioni për Reformën në Drejtësi ka arritur konsensusin e ...
Pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike, e cila ven...
Një shtetas 55-vjeçar italian është duke u hetuar nga po het...
Arben Llalla, historian dhe publicist, njohës i çështjes gre...
Betonizimi i Parkut të Liqenit vijon të shtohet nga dita në ...
Nisma Thurje i është përgjigjur deklaratave të ministrit të ...
Policia e Shtetit ka arritur të arrestojë një tjetër bashkëp...
Në një deklaratë për shtyp, ministri i Drejtësisë, Ylli Manj...
Mediat belge kanë përgënjeshtruar lajmin për arrestimin e te...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesat e shoqëri...
Një shtetas 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës...
Palët politike në vend kanë arritur të bien dakord se në var...
Një shtetas amerikan shfaqet në një video në tentativë e sip...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...