Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Me rastin e sulmeve terroriste islamike në Bruksel, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj tha: ?Mallkuar qoftë terrori dhe aktet terroriste dhe gjithë ata njerëz që veprojnë në emër të terrorit? Terrori nuk ka fe? Terrori nuk ka lidhje me fenë, sidomos me fenë islame.?
Në të vërtetë terroristët nuk veprojnë në emër të terrorit por në emër të Islamit, të Kuranit, të Allahut. Kështu deklarojnë ata dhe ky është fakt i pamohueshëm. Se sa lidhje ka terrorizmi me Islamin, kjo është një gjë që duhet shqyrtuar, duhet hulumtuar, mbi bazën e fakteve, pra të burimeve teorike të fesë islame, domethënë të përmbajtjes së Kuranit dhe të haditheve. Sepse nuk ka dy Kuranë, një të terroristëve dhe një të muslimanëve paqësorë. Ka vetëm një Kuran. Që të besojmë se Islami nuk ka lidhje me terrorizmin, duhet që të na tregohet një kopje e Kuranit, e njohur botërisht nga shumica e muslimanëve, që ka një përmbajtje të tillë që nuk frymëzon terrorizmin. Skënder Bruçaj, në cilësinë e kryetarit të KMSH, ka detyrim ligjor ta bëjë këtë gjë në Shqipëri. I pëlqen ose nuk i pëlqen do të jetë i detyruar t? i përgjigjet kësaj pyetjeje shumë shpejt ligjërisht.
Skënder Bruçaj nuk i mallkoi terroristët e Brukselit në xhami, por para kamerave televizive dhe mikrofonave të medias, duke zbritur shkallët e Kryegjyshatës Bektashiane, ku kishte shkuar për të uruar Ditën e Sulltan Nevruzit. Domethënë i mallkoi duke folur si analist medial, jo si klerik. Mallkimi do të kishte vlerë nëse bëhej në xhami, madje me shkrim përveçse me gojë. Por Skënder Bruçaj nuk e bën këtë gjë se ai është një mashtrues fundamentalist islamik.
Skënder Bruçaj e mori detyrën e kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në mars 2014, duke qenë deri më atëherë nënkryetar i KMSH. Bruçaj erdhi në krye të KMSH në 100 vjetorin e kryengritjes islamike në Shqipëri, e njohur si Kryengritja e Haxhi Qamilit. Por ky emërtim ishte i pasaktë. Haxhi Qamil Xhameta ishte një fshatar abalfabet fanatik nga katundi Sharrë i Tiranës, i cili arriti që të bëhet kreu i krahut të armatosur të rebelimit islamik. Por krerët politikë të rebelimit islamik, ideologët e tij qenë një grup klerikësh muslimanë, hoxhë militantë. Emrat e tyre janë të njohur nga historia. Ata janë Haxhi Ali Elbasani, Musa Qazimi (Myftiu i Tiranës), Qamil Haxhi Fejza, Mustafa Ndroqi, Xhenabi Adili, Ismail Teqja (Ismail Efendi Mulleti), Sheh Hamdi Rubjeka etj.
Të gjithë këta që organizuan dhe drejtuan rebelimin islamik të viteve 1914-1915 në Shqipëri ishin sigurisht terroristë islamikë. Ata ulën dhe shkelën flamurin kombëtar shqiptar dhe ngritën flamurin turk. Ata kërkuan që gjuha shqipe të shkruhet me alfabet arab dhe jo latin. Ata kërkuan ribashkimin e Shqipërisë me Imperinë Osmane. Motoja e tyre ishte ?Dum Babën? (Sulltanin). Komuniteti Musliman i Shqipërisë, jo vetëm që nuk i ka mallkuar këta terroristë, por më të rëndësishit prej tyre i ka përfshirë në një botim zyrtar të tij, me titull ?100 personalitete shqiptare të kulturës islame?.
Ideologu dhe organizatori kryesor i rebelimit islamik të vitit 1914 ka qenë Haxhi Ali Elbasani. Ai ka qenë ndërlidhësi mes rebelëve islamikë dhe Stambollit. Në librin ?100 personalitete shqiptare të kulturës islame?, botim zyrtar i KMSH, për Haxhi Ali Elbasanin thuhet: ?Haxhi Aliu, për virtytet e larta që kishte, njihej jo vetëm në qarkun e Elbasanit, por edhe në krahina të tjera të vendit, për shembull në vitin 1914 u bë një mbledhje në të cilën pjesëmarrësit dolën kundër Esat Pashë Toptanit dhe u kërkua që delegatë dhe u kërkua që delegatë nga Shqipëria të shkonin në Stamboll për t? u konsultuar për gjendjen e krijuar. Delegatët e Beratit e kushtëzuan një veprim të tillë vetëm po të zgjidhej në krye të qeverisë provizore që do të formohej për veprime administrative, Haxhi Ali Elbasani, sepse sipas tyre ai kishte aftësinë për të siguruar lidhjet me Khalifatin.?(?100 personalitete shqiptare të kulturës islame?, Botim i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Tiranë 2012, f. 23)
Fragmenti i cituar më lart është shkruar në një frazeologji dinake fundamentaliste islamike. Rebelët islamikë dolën kundër Esad Pashë Toptanit të cilin deri atëherë e kishin pasur aleat, vetëm kur Perandoria Osmane hyri në luftën botërore, kundër Antantës, në vjeshtë 1914, dhe Esad Toptani nuk iu përgjigj thirrjes së Sulltanit që shpalli Xhihadin duke u ëkrkuar muslimanëve të botës që të bashkoheshin me të si Khalifi i Islamit në luftën e shenjtë islamike. Esadi si agjent serb i qëndroi besnik Serbisë, e cila ishte në anën e Antantës kundër Turqisë që u bashkua me Fuqitë Qendrore. Delegacioni i kryesuar nga Haxhi Ali Elbasani shkoi në Stamboll për të biseduar për modalitetet e bashkimit të Shqipërisë me Imperinë Osmane. Kaq shumë ua kishte zënë sytë fanatizmi islamik këtyre terroristëve islamikë, saqë nuk shikonin dot as të vërtetën e thjeshtë gjeografike në hartë, se që nga viti 1912, nuk kishte vazhdimësi territoriale mes territorit osman dhe Shqipërisë.
Në të njëjtin libër, për hoxhën fanatik të Mulletit, Ismail Teqja, thuhet: ?Në luftën kundër Esad Pashë Toptanit dhe princ Vidit në Durrës Ismail Teqja komandoi forcat luftarake në zonën e Ishmit.?(?100 personalitete shqiptare të kulturës islame?, Botim i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Tiranë 2012, f. f. 107-108)
Këtu ka një gënjeshtër të madhe historike sepse në kohën e Princit Wied, Esat Toptani, ishte aleat i fshehtë i rebelëve islamike, duke qenë në qeveri. Për këtë arsye u arrestua dhe u dëbua nga Shqipëria, duke i shpëtuar dënimit merritor me vdekje, për shkak se qeveria i trembej hakmarrjes së rebelëve islamikë të cilët në këtë rast do të vrisnin atdhetarë të mirë të arrestuar prej tyre në zonat e pushtuara. Këtu po përmend vetëm dy, por në këtë libër ka dhe të tjerë si këta.
Përfshirja e terroristëve islamikë të rebelimit të vitit 1914, si personalitete të shquar muslimanë shqiptarë, në një botim zyrtar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, përbën në vetvete një akt të terrorizmit islamik, një krim që dënohet nga Kodi Penal i Shqipërisë, për çka do të bëj kallzimin përkatës penal.
Në 2012, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka mbajtur një konferencë shkencore me titull ?Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitet kombëtar?. Të gjithë materialet e kësaj konference, 24 kumtesa përveç fjalimeve përshëndetëse, janë botuar në një libër me të njëjtin titull në 2013, që është botim zyrtar i KMSH. Në këtë konferencë nuk pati asnjë kumtesë të vetme që të kishte si temë rebelimin islamik të vitit 1914, duke e dënuar atë. Kuptohet se nuk kishte ndryshe kur drejtuesit e rebelimit islamik të vitit 1914 janë shpallur zyrtarisht si anëtarë të qindëshes së personaliteteve më të shquar muslimanë shqiptarë.
Të gjithë këta fakte dhe të tjerë, të bëjnë të kuptosh se Skënder Brucaj dhe hoxhët e sotëm kanë të njëjtat bindje me Haxhi Ali Elbasanin dhe bashkëpunëtorët e tij, por shtiren të moderuar, paqësorë, duke pritur kohë më të mira për të treguar fytyrën e tyre të vërtetë prej fundamentalistësh islamikë, prej terroristësh islamikë. Këta duhet ta dinë se është përgatitur dosja e plotë për organizatën terroriste islamike të ashtuquajtur Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe kjo dosje do t? ju paraqitet fillimisht institucioneve përkatëse të shtetit shqiptar për të vepruar, e më tutje instancës më të lartë të mbrojtjes së rendit kushtetues, bashkësisë së shqiptarëve të përgjegjshëm aktivë, për t? i fshirë këto mbetje toksike religjioze-institucionale, së bashku me kujdestarët e tyre që kanë uzurpuar institucionet që kanë detyrë të mbrojnë rendin kushtetues. Ditë shumë të zeza do të vijnë për të dy palët, shumë më shpejt se sa mund të mendojnë ata.
Nga Klodian TomorriBanka e Shqiperise e pranoi me ne fund se...
Hallall të qoftë o ISIS. Të gjithë ta kanë frikë. Edhe unë q...
Çdo vend ka prioritet të tij sigurinë kombëtare, por Shqipër...
Aktualisht në Shqipëri po zhvillohen dy debate parelele poli...
NGA PREÇ ZOGAJKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ...
Shakaja e fundjavës padyshim ka qenë dërgimi i sms-ve miqve ...
Fatos Nano mungoi në kongresin e Partisë Socialiste. Njëzet ...
Kongresi i socialistëve i konceptuar si një spektakël i vjet...
Nga Çerçiz Loloçi Komb i mjerë, komb skllevërish, nga i pari...
Nuk na jepet Zgjedhja, por na ofrohet një Referendum!Pavarës...
Përpjekja e qeverisë ka disa probleme të natyrës ligjore, te...
Atentati i tmerrshëm në zemër të Ankarasë, nga i cili mbetën...
Deputeti Pandeli Majko ka të drejtë kur flet për zgjedhje të...
Dita e Verës nuk është një ditë feste me aheng, disko dhe pu...
Nga Artan FugaFesta e Verës, me ballokume, piknike, etj., vj...
Garanci, pasaportë, çertifikatë, formularë, drejt e tek Amba...
Koha e tanishme është krijim i profanise politike të Edi Ram...
Erion Veliaj ja arriti që ta përdorë “popullaritetin” e çësh...
Politika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju tako...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...