Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
NGA PREÇ ZOGAJ
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përfundoi në fundjavë vizitën e tij disaditore në Uashington me një axhendë të pasur takimesh në Shtëpinë e Bardhë, në Senat, në Kongres dhe së fundi në Departamentin e Shtetit, ku u prit dhe zhvilloi bisedime me zëvendëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, një zyrtare elitare e politikës së jashtme amerikane.
Si të gjitha vizitat e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë në SHBA apo të homologëve të tyre amerikanë në Shqipëri, kjo e Bashës është një ngjarje shumë e rëndë- sishme për vendin tonë, për marrëdhëniet mes dy vendeve, për opozitën shqiptare gjithashtu. SHBA-të janë miqtë më të mirë që kemi. Dora amerikane është për ne leva e paçmuar e sigurisë. Demokracia jonë merr frymë fuqishëm në segmentin Uashington-Tiranë.
Sa më shumë të shkojmë e të vijmë, sa më shumë të japim e të marrim në të gjitha nivelet dhe fushat me këtë fuqi të madhe të lirisë dhe demokracisë, aq më mirë është për ne dhe për brezat pas nesh. Përtej këtij kuadri të përgjithshëm, që mbushet me jetë në dinamikën e marrëdhënieve intensive mes dy vendeve, vizita e Lulzim Bashës ka veçoritë e saj.
Ajo është vizita e parë e një shefi të opozitës shqiptare në Uashington me një axhendë takimesh e bisedimesh të një niveli kaq të lartë. Për herë të parë kreu i forcës alternative të qeverisë dhe kandidati i opozitës për Kryeministër pritet dhe zhvillon bisedime formale me numrin dy të Departamentit të Shtetit.
Kjo duhet kuptuar drejt dhe thellë, me realizëm e profesionalizëm, jashtë shablloneve me mburrje dhe truke meskine, që rëndom janë një zakon i politikanëve provincialë e dinakë për t?u shitur para gjindjes së pashkollë sikur superfuqia e botës nuk di ku t?i verë. E denjë dhe plot përmbajtje, vizita e Lulzim Bashës nuk ka nevojë për asnjë lloj truku për t?u dukur e rëndësishme.
Ajo është në vetvete e tillë. Ajo duhet kuptuar pikësëpari si shprehje e një afrimi dhe konfidence akoma më të madhe të politikës amerikane me Shqipërinë, konfidencë e cila i vë në një plan dhe i trajton si duart e një trupi opozitën dhe shumicën. Nga ky këndvështrim ka arsye të falënderojmë SHBA, e cila, në thyerje apo më saktë në zhvillim të disa standardeve protokollare që promovojnë me përparësi marrëdhëniet qeveriqeveri, i ka ofruar opozitës shqiptare statusin e një forcë drejtuese gjithashtu. Kjo është shumë e rëndësishme për një vend të mbërthyer nga korrupsioni dhe arbitraritetit në sistem.
Njohja dhe promovimi i veçantë i aksionit pozitiv opozitar në këtë kontekst e ndihmon shumë Shqipërinë për daljen nga gjendja e rëndë. Sepse është promovimi i alternativës, i forcës mbartëse të zgjidhjes. Njëherësh, kjo është e rëndësishme edhe për miqtë amerikanë për të identifikuar e kredituar në Shqipëri partnerë të përgjegjshëm me formim demokratik, me të cilët mund të punohet sot dhe nesër në të mirë të vendit dhe marrëdhënieve dypalëshe.
Së dyti, hapja e dyerve dhe pritja me respekt e kreut të opozitës në SHBA duhet kuptuar në kontekstin e nismave gjithëpërfshirëse me bashkautorësi apo pa bashkautorësi amerikane në Shqipëri, që duan shumicë të cilësuar apo ndryshime kushtetuese, siç janë ligji i dekriminalizimit, reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore. Ky është triniteti i shpëtimit të demokracisë së re shqiptare nga rreziqet që e kërcënojnë.
SHBA-të duan ta ndihmojnë dhe po e ndihmojnë Shqipërinë në këtë sfidë jetike me të njëjtin vizion e përkushtim, siç e kanë ndihmuar në të kaluarën në kushte të tjera, për pavarësinë e saj, për hyrjen në NATO, për çështjen kombëtare e tjerë.
Ata e kanë bërë të qartë se këtyre ligjeve nuk u mjafton një shumare aritmetike votash, por u lipset gjithëpërfshirja, konsensusi, vullneti i hekurt i qeverisë dhe opozitës për t?i votuar e zbatuar pa marrë parasysh çmimin, që në të gjitha rastet nuk është asgjë përpara çmimit të lartë që i paguan demokracia sot pandëshkueshmërisë, kriminalizimit dhe korrupsionit në sferat e larta.
Amerikanët i kanë njohur Lulzim Bashës meritën e protagonizmit për të konceptuar e çuar drejt finalizimit ligjin e dekriminalizimit. Ata e kanë mbështetur fuqishëm këtë nismë ligjore përmes ambasadorit Donald Lu në Tiranë. Në Uashington ka qenë rasti për të ndarë gëzimin e përbashkët për ligjin e miratuar dhe vendosmërinë për zbatimin e tij të shpejtë.
Nuk ka dyshim se reforma në drejtësi ka qenë në qendër të bisedimeve të Bashës në Departamentin e Shtetit. Pasi ka kaluar nëpër rebuse dhe spekulime të shumta në Tiranë, kjo reformë ka ardhur doradorës në kornizën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Faktet tregojnë se në rrugën drejt këtij zhvillimi opozita e Bashës për të evituar kapjen e drejtësisë nga politika ka fituar me shumë beteja se sa retorika e palës tjetër për të kaluar një reformë me bisht duke spekuluar me domosdoshmërinë e saj.
Fitorja e fundit është ajo e dialogut politik me shumicën për rekomandimet e hapura të ?Venecias?, të cilën Basha e njoftoi nga Uashingtoni pas takimit ne zonjën Nuland. Dialogu i krijon mundësi opozitës të mbajë rolin e faktorit vendimtar për këtë reformë, duke shërbyer në një gjatësi vale me partnerët amerikanë dhe europianë përfundimin e saj. Ç?vjen nga Uashingtoni, është e mirë për ne.
Ky parim nuk ka na ka zhgënjyer e s?do të na zhgënjejë as në të ardhmen. Nga ana e tij, Basha ka kërkuar dhe ka marrë mbështetjen amerikane për zgjedhjet e lira e të ndershme në kushtet e kërcënimit të tyre nga mali i parave të pista të krimit dhe korrupsionit. Reforma zgjedhore do të japë disa përgjigje kyçe për perspektivën e zgjedhjeve të radhës, por realisht, sot, pas zotimeve që ka marrë Uashingtoni, ka arsye të kemi më pak frikë se dje për shkatërrimin e zgjedhjeve.
Së treti, vizita pa precedentë përmban natyrshëm dozën e kreditimit dhe inkurajimit të opozitës së Lulzim Bashës, të projektit të tij të demokracisë së re që pritet të marrë edhe në të bërë formën që ka marrë në të thënë. Alternativa është lideri, thotë një sentencë e njohur. Kjo është e vërtetë në një masë të caktuar.
Unë mendoj se një lider politik shqiptar investon besueshmëri dhe respekt pranë partnerit strategjik kur nuk fluturon në krahët e flaterive shëlbuse të gjeopolitikës së madhe, pra nuk fluturon me presh, siç thotë populli, por e sheh kontributin e Shqipërisë për miqësinë dhe sigurinë globale në sigurinë e saj në radhë të parë, duke garantuar shtetin e së drejtës dhe zgjedhjet e lira për qytetarët shqiptarë.
Në këtë pikëpamje, takimet që i janë rezervuar në Uashington janë një bonus i çmuar për një lider të ri si Lulzim Basha në kompleksitetin e zhvillimeve politike shqiptare në qeverisje dhe në opozitë. Që ai do të dijë ta përdorë, ma merr mendja, me mirënjohje, zgjuarsi dhe modesti. Por kaq. Më tej është gara politike që amerikanët e kanë parimin e tyre.
Më tej është modeli, programi, ekipi-sfida që Basha dhe opozita e sotme duhet t?i fitojnë në arenë. Lulëzim Basha mund të ketë dhe me siguri ka të tjera për të thënë nga vizita e tij e pagjasë në Uashington. Se çfarë rruge hapi, do ta kuptojmë më mirë në ditët në vijim kur të shohim komportimin e opozitës dhe akoma më mirë kur ai të marrë ftesën e re të radhës.
Por kjo nuk pengon kërkënd që merret me politikë në Shqipëri të nderojë të vërtetën, pavarësisht nga pozicioni, duke pohuar se vizita me axhendë zyrtare e shefit të opozitës në Uashington është një ngjarje e re për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Shakaja e fundjavës padyshim ka qenë dërgimi i sms-ve miqve ...
Fatos Nano mungoi në kongresin e Partisë Socialiste. Njëzet ...
Kongresi i socialistëve i konceptuar si një spektakël i vjet...
Nga Çerçiz Loloçi Komb i mjerë, komb skllevërish, nga i pari...
Nuk na jepet Zgjedhja, por na ofrohet një Referendum!Pavarës...
Përpjekja e qeverisë ka disa probleme të natyrës ligjore, te...
Atentati i tmerrshëm në zemër të Ankarasë, nga i cili mbetën...
Deputeti Pandeli Majko ka të drejtë kur flet për zgjedhje të...
Dita e Verës nuk është një ditë feste me aheng, disko dhe pu...
Nga Artan FugaFesta e Verës, me ballokume, piknike, etj., vj...
Garanci, pasaportë, çertifikatë, formularë, drejt e tek Amba...
Koha e tanishme është krijim i profanise politike të Edi Ram...
Erion Veliaj ja arriti që ta përdorë “popullaritetin” e çësh...
Politika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju tako...
Nga Blendi Fevziu Më shumë se sa debati politik; më shumë se...
Ngadalësimi i fortë rritjes së çmimeve në shkurt ka hapur nj...
Mund të jeni në çdo detyrë; mund të jeni punëtor, mund të je...
Kryetari I Bashkisë së Tiranës, ka marrë përsipër të paguaj ...
Sa herë e enjtja shkon duket sikur Shqipëria merr frymë thel...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...