web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati dhe Kodheli për ngjarjen në Ankara: Lutje për viktimat dhe familjet e tyre

14 Mars 2016, 08:38, Politikë CNA

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me sulmet në Ankara.

Nëpërmjet një positimi në Twitter, Bushati shkruan: ?Terrori goditi sërish Ankaranë. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet me ngjarjen tragjike.?

Edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe qeverinë turke për këtë akt të tmerrshëm terrorist që goditi Ankaranë.

?Në solidaritet të plotë me familjet e viktimave dhe qeverinë turke për këtë akt të tmerrshëm terrorist që goditi Ankaranë.  Por edhe më të tmerrshëm e bën fakti që është një rast i përsëritur. Le të ngushëllohemi me faktin që të gjithë studentët shqiptarë që studiojnë në akademitë ushtarake në Ankara janë shëndoshë e mirë?, shkruan Kodhelli në ?Facebook?./ATA





Lajmet e fundit nga