Mesila Doda: Mjaft i përdoret gratë në 8 Mars për të bërë politikë!
Deputetja dhe Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me gratë e Beratit me rastin e 8 marsit. Në fjalën e tij, Kreu demokrat tha se në qeverisjen e demokratëve, do të shfuqizohet çdo masë antigrua e qeverisë Rama.
Fjala e plotë kryetarit të PD me gratë e Beratit me rastin e 8 Marsit
Për mua fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare. Unë e di që ditët janë shumë të vështira për cdo grua. Edi Rama jo vetëm po qeveris në mënyrë krinimale vendin por dhjetëfish më kriminale është sjellja e tij ndaj grave të këtij vendi, të cilat i ka pushuar masivisht nga puna në mënyrë të kundraligjshme. Të cilat i ka detyruar të përballen me halle shumëfish më të mëdha për shkak të mënyrës se si i ka trajtuar në raport me faturat e shtuara të energjisë, për shkak të halleve që ua ka bërë kapicë me taksat e rritura që reflektohen në çmime të shtuara për prodhimet bazë, për miellin, për sheqerin, për vajin. Për shkak se me politikat e tij nuk ka hapur por ka mbyllur vende pune për bijtë e bijat tuaja, duke i detyruar të hedhin hapa të dëshpëruar deri në emigracion.
Edi Rama është sot në një borxh të madh dhe të pashlyeshëm me gratë shqiptare. Ai e di fare mirë ndaj në këto orë dhe ditë që i kanë mbetur deri në përballjen e madhe popullore që po afron me shpejtësi vazhdon aktet e hakmarrjes. Si këtu në Berat, sot në ditën e 8 Marsit, i komunikoi shkarkimin nga puna një prej aktivisteve tona më të shquara Hafize Skëndos.
Dua ti them sot nga Berati se të gjitha vendimet që ka marrë qeveria e tij në këto 3 vite, që ua ka vështirësuar jetën
grave shqiptare, që i kanë shtyrë disa prej tyre drejt masave ekstreme deri në vetëflijim për shkak të pushimit arbitrar nga puna, për shkak të transferimeve që e bën të pamundur vazhdimin e kontratës së punësimit, për shkak të faturave të papërballueshme të energjisë, do të jenë në shënjestrën ë qeverisjes së demokratëve dhe ne një nga një do të anulojmë e shfuqizojmë çdo masë antigrua të qeverisë Rama në këto 3 vite.
Sikundër bashkërisht do të ulemi e do të vendosim në programin tonë qeverisës e pastaj si prioritet i qeverisjes tonë të gjitha çështje që shqetësojnë dhe prekupojnë gratë e Shqipërisë. Duke nisur me fuqizimin e gruas. Mburret gjithandej se 50 % të grave i bëmë anëtare të këshillave bashkiakë. Ia ka thënë Albana Vokshi që nuk ishte ideja e tij. Erdhën dhe më thanë që kemi vendosur 30 % dhe Rama ka rënë dakord. Unë u thashë pse 30? Mos vallë kjo shoqëri ka 30 % gra dhe 70 % burra. Jo është 50 me 50, atehere 50 % duhet të jenë gratë. Nuk kishte nga tia mbante dhe u detyrua ta pranonte. Partia Demokratike e ka jetike fuqizimin e gruas në radhët e saj që
do të thotë përfaqësimin nga nivelet më të larta tek çdo nivel të gruas demokrate duke përfshirë edhe listat e ardhshme për deputetë. E në veçanti duke adoptuar politika ekonomike dhe financiare që mundësojnë punësimin me përparësi të grave dhe vajzave dhe me përparësi jo në çfarëdo pune por në punë të cilat nuk e pamundësojnë rolin e të patjetërsueshëm të nënës në familje. Për këtë unë kam një përvojë positive falë asistencës së ndihmëseve të mia. Njërën prej tyre e kam këtu deputeten Jorida Tabaku. Me mbështetjen me politika financimi të biznesit të grave, me mbështetjen me subvencione dhe politika lehtësuese fiskale për gratë kryefamiljare dhe me mbështetjen e punësimit të vajzave që hyjnë në tregun e punës për herë të parë.
Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që kjo e keqe të mos zgjasë asnjë minutë më shumë. Për këtë na duhet të çohemi në këmbë. 8 Marsi është ditë vendosmërie, qartësie për tu nisur e për to mos u kthyer pa korrur fitoren që e meritoni ju gratë shqiptare dhe shqiptarët e ndershëm anembanë.
Gëzuar 8 Marsin! Mot më mirë dhe më mirë do jetë.
Deputetja dhe Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila...
Keshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, ka vendosu...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur se ...
Kryeparlamentari Ilir Meta është shprehur se Kreu i Bashkisë...
Ministrja Mimi Kodheli ka uruar me anë të një letre të gjith...
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi në rrjetin ...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, njëherësh deputetja demokrate J...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ka zhvilluar sot ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur që ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi Nënsekret...
Në Berat situata sa vjen dhe përkeqesohet. Papunësia rritet,...
Nënat dhe vajzat e Kukësit kërkojnë mundësi dhe shanse. Voks...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Zëdhënësin e frak...
Ish-kreyparlamentarja, aktualisht deputete Partisë Demokrati...
Komisioni i Garancive Statuore ka vendosur se kërkesa e bërë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në...
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, është shprehur për mediat...
Banorët e fshatit Delisufaj në Lushnje janë ngritur në prote...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar debate...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...