web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulimet/ Konfirmohen vetitë antikancer të aspirinës

3 Mars 2016, 19:38, Lifestyle CNA

Dy studime të publikuar ditën e sotme, sugjerojnë se përdorimi i përditshëm i aspirinës për një periudhë të gjatë kohë edukton ndjeshëm rreziqet nga kanceri kolorektal (i zorrës). Studimet kanë vërtetuar vetitë antikancerogjene të këtij anti-inflamatori të njohur nga të gjithë.

Punimet shkencore janë publikuar në ?Gazetën e Shoqatës Amerikane Mjekësore, Okologji?, të cilat sugjerojnë gjithashtu se përdorimi i aspirinës mund të jetë një element me aftësi parandaluese të koloskopisë dhe të teknikave të tjera të ekzaminimit, pa qenë e nevojshme që t?i nënshtroheni.

?Tashmë ne mund t?i rekomandojmë një numri të madh personash të marrin parasysh përdorimin e aspirinës për të reduktuar rreziqet e kancerit kolorektal?, thekson Dr. Andrew Chan, shef i njësisë së epidemologjisë klinike në spitalin e përgjithshëm të Masaçusets, një nga autorët kryesorë të këtij studimi.

Megjithatë, theksoi ai, ?në këtë stad, ne nuk jemi në gjendje që të bëjmë një rekomandim të përgjithshëm për përdorimin e aspirinës për parandalimin e të gjitha formave të kancerit?





Lajmet e fundit nga