52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Armëpushimi në Siri është i brishtë e megjithatë ai mbetet shpresa më e madhe për të ndryshuar gjendjen në vend. Ndërsa në Alepo do të vendoset jo vetëm për armëpushimin, por edhe për të ardhmen e Sirisë.
Dihet, është shumë e vështirë të ndërmjetësosh armëpushimin mes dy palëve armiqësore. Lufta në Siri nuk është një luftë mes dy palësh, por mes shumë aktorëve, jashtë si brenda saj: Rreth 100 grupe opozitare dhe rebelësh dhanë miratimin e tyre për armëpushimin deri të premten paradite. Ulja e armëve ishte një marrëveshje më 22 shkurt mes SHBA dhe Rusisë si drejtues të një grupi mbështetës për Sirinë të përbërë nga 17 vende (ISSG). Nga ana e qeverisë siriane për armëpushimin duhet të jepnin miratimin e të respektonin ujdinë krahas forcave siriane, edhe aviacioni ushtarak rus, organizatat iraniane, si edhe milicët shiitë nga Afganistani, Iraku dhe Libani.
Armëpushim me përjashtime
Problemi kryesor i këtij armëpushimi: Përjashtimet. Ka arsye të forta për të përjashtuar prej tij dy aktorë kryesorë. Të ashtuquajturin ?Shteti Islamik? dhe degën e Al-Kaidës, Al Nusran. Të dy këto grupime lejohet të sulmohen. IS reagoi dhunshëm me atentate me bomba në 21 shkurt në Homs dhe Damask me gati 200 viktima, qëllimisht për të bërë të qartë se nuk e vlerëson armëpushimin. Kreu i Frontit Al-Nusra, Abu Mohammed al-Golani u bëri thirrje kryengritësve pak para fillimit të armëpushimit të luftojnë më fort Asadin dhe aleatët e tij. Problematike situata mbetet në Alepo, qytetin verior sirian.
Alepo ? pozicionet pranë njëri-tjetrit
Rreth 40.000 luftëtarë të opozitës së armatosur duket se janë në Alepo, të shpërndarë në 50 grupime të ndryshme. Al-Nusra është një nga më të fortit, Fronti kontrollon pjesë të infrastrukturës, furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Pozicionet e Al-Nusras dhe grupeve të tjera opozitare në Alepo nuk janë larg njëri-tjetrit. Do të jetë shumë e vështirë për t’i ndarë ato dhe për të fiksuar në harta se ku duhet bombarduar dhe ku jo. Tjetra: Edhe grupet e moderuara bëjnë herë pas herë aleanca taktike me ekstremistët. Pas pesë vitesh luftë qytetare asnjëri nga ish-grupet opozitare nuk është më i pastër, thotë Daniel Müller nga Fondacion i Hesenit për Paqen dhe Konfliktin në intervistë me Deutsche Welle-n.
Por edhe qeveria siriane ka bërë aleanca me ekstremistët si Al-Nusran apo IS, thotë Müller. ?Kjo lidhet thjesht me atë që ekstremistët sulmojnë të gjitha palët në konflikt. Si opozitën ashtu edhe qeverinë siriane. Në këtë kuptim të dyja palët bëjnë pakte, regjimi dhe palët në luftë civile ? edhe me ekstremistët.?
Nga disa aleanca me grupet opozitare si Al-Nusran regjimi ka fituar legjitimitetin për sulme në shkallë të gjerë. Nëse kjo mbetet, atëherë bombat do të vazhdojnë të bien edhe mbi grupet e moderuara, gjë që do ta groposte armëpushimin. Eksperti Daniel Müller kërkon një përcaktim të saktë të nocionit organizatë terroriste. ?Për grupet që herë pas herë bëjnë pakte me Al-Nusrën apo IS duhet bërë një lloj amnistie dhe duhet thënë: Ne përpiqemi të negociojmë me ta dhe të gjejmë një kompromis.?
Numrin e papërcaktuar të grupeve opozitare Müller e ndan në dy kategori kryesore: Njëra palë forcat opozitare si Ushtria e Lirë Siriane dhe milicët rajonalë. Tjetra, grupe të future nga jashtë si grupet islamiste dhe xhihadiste që kërkojnë ngritjen e një Shteti Islamik, si IS apo Al-Nusra. Aktorë të rëndësishëm janë kurdët, që janë më shumë të interesuar për autonominë.
Radikalizim i opozitës
Opozita nuk kanë qenë fillimisht religjioze, sqaron studiuesi Daniel Müller. Por me vite radikalizimi është shtuar. Një rol të rëndësishëm kanë luajtur këtu shtete e Gjirit, të cilat kanë mbështetur grupet më fetare. Një studim i ?Institute fort he Study of War? në mesin e shkurtit ka vënë në fokus opozitën në Alepo. Të pesë grupet më me influencë i përkasin spektrit islamist. Ahral al Sham, një grupim, i mbështetur nga Turqia dhe disa shtete të gjirit është kategorizuar si salafist-xhihadist. Tre nga katër grupime të tjera kanë mbështetjen e SHBA.
Alepo banohet prej 8000 vjetësh, para 700 vjetësh udhëtari arab Ibn Batuta ishte i mrekulluar nga bukuritë e qytetit, 250 vite më parë britaniku William Eton i vazhdoi himnet për qytetin dhe shkroi se Alepo është ?qyteti i ndërtuar më mirë nga perandoria turke dhe banorët janë të sjellshëm.? Tani zemra e ekonomisë siriane, një larmi etnike dhe kulturore është kthyer në rrënoja. Por Alepo është vendi edhe ku vendoset për armëpushimin dhe të ardhmen e Sirisë./DW
Edhe kjo mungonte. Tani edhe Greqia tërheq ambasadoren nga V...
Ekonomia amerikane u rrit me ritme më të shpejta se ç’ishte ...
Presidenti i ri i Republikës së Kosovës është zgjedhur Hashi...
Luftëtarët nga grupi islamik Al-Shabaab kanë sulmuar një hot...
Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit në Kuve...
Mjekësia precize mund të bëhet baza për revolucionarizimin e...
I quajnë “Mission Impossible”, por asgjë nuk është e pamundu...
Parashikimet mbi krizë e BE-në janë po aq arrogante sa dhe a...
Raporti vjetor i Amnesty International është më shumë se kur...
Matt Bissonnette, një prej trupave speciale që kryen operaci...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha se ka ngritur të enjten ...
“Më votoni për president dhe do t’iu them se kush i rrëzoi K...
Pavarësisht se opozita po bën të gjitha përpjekjet për ta bl...
Protestat armiqësore kundër të huajve në Bautzen und Klausni...
Varfëria godet drejtpërdrejt në Gjermani të papunët, të divo...
Me 83 vota pro dhe 3 kundër deputetët e Parlamentit të Maqed...
Një avion i vogël pasagjerësh është rrëzuar në Nepal, duke v...
Kryesia e parlamentit të Kosovës, pa pjesëmarrjen e opozitës...
Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se burgu i G...
Vladimir Putin është një nga liderët më të njohur të kohës s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...