Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, priti në një takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë Z. Hellmut Hoffmann, i shoqëruar nga Oficeri Ndërlidhës i BKA-së në Tiranë, Z. Martin Wehrmeister.
Gjatë takimi Hoffmann u shpreh se: “Vlerësoj bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston midis Policisë Gjermane dhe Policisë Shqiptare, sepse kjo është një fushë shumë e rëndësishme për ne.
Shfrytëzoj mundësinë për të uruar Policinë e Shtetit, gjithashtu për sukseset që ajo ka patur në punën e saj sidomos në fushën e narkotikëve, përmend këtu konkretisht Lazaratin, me të cilin ju bëtë një hap të madh përpara.”
Ky fakt u theksua edhe gjatë takimit midis dy ministrave të brendshëm Z. De Maizer dhe Z. Tahiri, gjë që ka çuar në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Më tej, Ambasadori i ka bërë me dije Drejtorit të Policisë së Shtetit një sërë ndihmash dhe trajnimesh që janë planifikuar për këtë vit për Policinë Shqiptare nga DKA, Policia Federale në bashkëpunim me Francezët.
Nga DKA është parashikuar që të ofrohen dy automjete shërbimi për seksionin e narkotikëve. Një bursë ku një kursant do të dërgohet në Policinë Kriminale Federale për të bërë atje një praktikë prej 11 muajsh.
Gjithashtu do të ofrohet një trajnim për luftën kundër terrorrizmit. Do organizohet një Work-shop për grupet që merren me vjedhje banesash.
Trajnim për sigurinë ajrore, për mbikqyrjen e kufirit, për kufirin detar dhe për dokumentat, për analizën dhe vlerësimin policor dhe një trajnim për verifikimin e identitetit nga policia. Këto trajnime do të ofrohen nga Policia Federale në bashkëpunim me Francën.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka falënderuar Ambasadorin për kohën që vendosi në dispozicion për të bashkëbiseduar dhe mbi të gjitha për të ofruar gjithë këto mundësi për Policinë e Shtetit .
Policia e Shtetit Shqiptar është e orientuar dhe e fokusuar qartazi, në vijim të gjithë prioriteteve që ka Qeveria Shqiptare për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ne prej disa kohësh kemi hartuar strategjinë tonë afatgjatë-afatmesme të Policisë së Shtetit për t?u përshtatur me të gjitha standartet e Bashkimit Europian të vendeve tona partnere siç është dhe Policia e Shtetit Gjerman, pasi ne e kosiderojmë si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe shumë të domosdoshëm.
Kontributi i Policisë Gjermane ka qenë i madh në mbështetje të misionit të Policisë Shqiptare si në aspektin e trajnimeve ashtu dhe në teknologji siç ka qenë në rastin konkret, suporti teknologjik që i është dhënë repartit special RENEA.
Për shkak të rëndësisë lufta kundër terrorrit mbetet një nga prioritetet absolute të Policisë së Shtetit Shqiptar. Në këtë aspekt ne jemi të qartësuar e të pozicionuar bashkë më partnerët tanë në luftën kundër çdo radikalizmi apo iniciative të paligjshme që cënon sigurinë e kombeve por edhe të gjithë Europës.
Raste të bashkëpunimit të shkëmbimit të informacionit ka patur, rezultate gjithashtu ka patur. Unë gjej rastin të falenderoj Z.Ambasador për të gjithë kontributin, për dispozicionin dhe integritetin e plotë në mbështetje të Policisë së Shtetit Shqiptar.
Operacioni Xibraka është një shembull konkret shumë i mirë bashkëpunimi mes institucioneve.
Në kushtet e një shoqërie të hapur siç është Shqipëria, shqiptarët janë të lirë të lëvizin ashtu si shumica e popujve të tjerë në Europë dhe midis këtyre lëvizjeve ka dhe elementë dhe individë të cilët janë subjekt i punës së përbashkët i të dy policive Gjermane dhe Shqiptare.
Si Drejtor i Policisë së Shtetit, të gjitha trajnimet që janë ofruar për oficerët e Policisë Shqiptare i konsideroj si një mundësi dhe vlerë e shtuar për të ngritur nivelin e tyre.
Dhe një herë shprehim gadishmërinë tonë për të qenë në bashkëpunim të përhershëm në luftë kundër çdo paligjshmërie në mënyrë të veçantë kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve te paligjshme.”, tha Çako
Ambasadori Z. Hoffmann shprehu kënaqësinë që të gjitha ofertat që u bëmë nga ana e tij , gjetën një mbështetje dhe rezonancë pozitive tek Z.ÇAKO.
“Ne e vlerësojmë dhe e mbështesim shumë pozicion e qartë që ka marrë Shqipëria dhe autoritetet e sigurisë në Shqipëri në luftë kundër terrorrizmit.
Deri tani situata në Shqipëri është nën kontroll përsa i përket terrorrizmit dhe kjo falë edhe punës së Policisë së Shtetit.
Ne do të donim t?ju falenderonim shprehimisht që përsa i përket shkëmbimit të informacionit operativ në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, kemi pasur një shpejtësi dhe përshpejtim të përgjigjes së informacionit.
Sikundër vlerësojmë faktin e caktimit të oficerit të kontaktit nga ana juaj në Gjermani, i cili është një oficer ndërlidhës i Policisë Shqiptare dhe ky është ish-bursant i BKA-së”m tha Hoffman
Dhe si qytetar i thjeshtë gjithashtu mua më ka rënë në sy përpjekjet që po bën Policia e Shtetit për të ndryshuar dhe pamjen e saj të jashtme, pasi kur kam ardhur në fillim pamja e jashtme e Drejtorisë së Tiranës ishte e errët. Ne nuk jemi për ekzagjerim por Policia e Shtetit duhet të ketë një pamje më miqësore, siç e ka tani.
Në fund të fjalës së tij Ambasadori Gjerman falënderoi edhe njëherë Drejtorin e Policisë për kohën, i uroi Policisë së Shtetit shumë sukses në punën e saj dhe shprehu dëshirën për të pasur takime më të shpeshta.
Ende sot, mbasi po bëhen 100 vjet nga gjykimi, dënimi me pus...
Krerët e koalicionit qeveritar janë mbledhur sot në Vilën 30...
Policia Kufitare e Korçës sekuestroi 500 kg lëndë narkotike ...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello ka thënë se z...
Në njoftimet e vlerësimit tatimor nga bashkia e Tiranës për ...
Një nga hotelet më luksoze në Tiranës, “Xheko Imperal” apo s...
Shumë shpejt Shqipëria do të preket nga fluksi i i madh i re...
Mos u tregoni shume idealiste sot juve qe jeni ne një lidhje...
Gazetarja Anila Basha ka rënë me këmbët e veta në gënjeshtrë...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka kome...
Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla, Kryeministri Ed...
Deputetja Mesila Doda ka shprehur trishtimin për gjendjen ku...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përfunduar n...
Degjoj sot te gjithe qe nuk lene fjale pa thene per Kriminel...
Operacioni i një dite më parë që përfundoi me sekuestrimin e...
Një 27-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në aksin Gji...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka listuar emrat e ...
Mberritja e Armando Prenges sot ne Parlament ne nje moment q...
Kryeministri Edi Rama ka ofenduar protestuesit demokratë të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...