web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Fatkeqësisht vezët nuk e goditën në kokë Ramën, tërhiqemi nga Komisonet Parlamentare

26 Shkurt 2016, 12:32, Aktualitet CNA

Pas mbledhjes me grupin parlamentar, Partia Demokratike i ka dërguar Kuvendit një kërkesë për përjashtimin me 10 ditë nga punimet parlamentare të Edi Ramës dhe deputetit Erion Braçe.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, tha gjatë një deklarate për mediat se kryeministri, Edi Rama, provokoi deputetët e Partisë Demokratike. Sipas tij, ky provokim bëri që deputetët të hidhnin vezë mbi të. Basha tha se PD do të tërhiqet nga Komisionet Parlamentare, pasi nga qeveria nuk ka ndryshim mbi qëndrimet për ligjin për dekriminalizimin.

?Qëndrimi i Grupit Parlamentar është i qartë dhe i prerë : plotësimi i zgjidhjes që ne kemi ofruar, i dhënies fund të këtij provokimi te tmerrshëm ndaj shqiptarëve. Pra, largimit me ligj të deputetëve që plagosin dhe vrasin shqiptarë nga seancat e parlamentit deri në marrjen e vendimit të prerë. Është një kusht që nuk ka shqiptar demokrat apo socialist të mos e kuptojë dhe të mos ta pranojë për të shmangur bllokimin e Parlamentit.

I vetmi që nuk e pranon këtë zgjidhje është ai që solli Armando Prengën, ai që solli Arben Ndokën. Gojëfëlliquri i cili shikon veten e tij jo si kryetar të socialistëve por si kryetar të banditëve dhe ka të drejtë ta shikojë veten të tillë sepse është më i izoluar se kurrë. Partia Demokratike i ka të qarta qëndrimet e saj. Ne i kemi dhënë rrugëdaljen, zgjidhjen. Kështu që presim që Edi Rama të reflektojë. Në të kundërt vendimet që kemi marrë do t?i çojmë deri në fund.

Pyetje: Është e vërtetë që deputetët nuk do të jenë në komisionet parlamentare, z.Basha?

Basha: Vendimi  i kësaj jave mbetet në fuqi. Nuk ka asnjë përmirësim të situatës. Përkundrazi është tashmë e njohur botërisht që ky recidivist në dhunimin verbal dhe jo vetëm të grave, dje ka bërë të njëjtën gjë. Ishte ky akt që provokoi goditjen e tij me vezë që fatkeqësisht  nuk e zunë në pjesën e zbuluar të kokës sepse sipas vendimit të gjykatës kjo nuk përbën vepër penale. Uroj të mos ketë guximin të provokoje përsëri grupin parlamentar ne sallë.

Partia Demokratike, theksoi zoti Basha ka depozituar  në Byronë Parlamentare kërkesën për përjashtimin e deputetit  Edi Rama nga seancat parlamentare për 10 ditë për fyerje vulgare ndaj  deputetes Albina Deda. Përdorimi i gjuhës rrugacerore në Kuvendin e Shqipërisë është një akt i përsëritur dhe botërisht i njohur nga Edi Rama”





Lajmet e fundit nga