web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëlluan me armë zjarri në ajër/ Arrestohen 4 persona në Mirditë (FOTO)

25 Shkurt 2016, 20:26, Aktualitet CNA

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Edmond Syziu, Xhovan Prenga,  Alvi Deda dhe Arselajdo Ndreca. Këta shtetas po qëllonin me armë zjarri në aksin e vjetër Rrëshen – Shpal. Gjithashtu u është sekuestruar makina me të cilën lëviznin Fugon ngjyrë i bardhë me targa AA 690 FU dhe brenda saj është gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një  automatik me 2 krehëra fishekësh. Grupi hetimor vazhdon hetimet dhe veprimet proçeduriale për dokumentimin e plotë.





Lajmet e fundit nga