Stuhia shkakton probleme në Sarandë/ Tre persona përfundojnë në spital
Moti i keq në vend ka shkaktuar disa problematika në pjesë...
Moti i keq në vend ka shkaktuar disa problematika në pjesë...
Nga Sali Berisha
Te dashur miq, 20 shkurti eshte dita e lirise se vertete dhe dinjitetit te shqiptareve si dhe dita e kujteses kombetare. Kete vit ishte 25 vjetori i rrezimit te shtatores se diktatorit Enver Hoxha nga uragani i qytetareve te Tiranes, te mbledhur ne qindra mijera ne mbeshtetje te studenteve te ngujuar ne greve urie per t’i hequr emrin e Enver Hoxhes Universitetit te Tiranes.
Mediat konstatuan dhe komentuan se, ne kete 25 vjetor, Edi Rama dhe neo-bllokmenet e tij ne qeveri mbajten heshtje varri per revolten demokratike me te fuqishme qe Shqiperia ka njohur ne tere historine e saj.
Analistet mbajten qendrimet e tyre per kete heshtje, kryesisht sipas orientimeve te tyre politike.
Keshtu, papagajte e qeverise percollen dhe ata me heshtje varri 25 vjetorin e njeres prej ngjarjeve me te medha ne historine e Shqiperise. Bash per shkak te heshtjes, ata, 5 dite me radhe nuk u paraqiten ne studiot televizive dhe nuk nxine as tre fjale me boje ne mediat e shkruara si dhe u zhduken nga portalet online. Natyrisht kjo nuk ishte miratim me heshtje i rendesise historike te ngjarjes, por, njelloj si ne rastin e padronit te tyre, ky ishte denimi me heshtje nga ana e tyre i ngjarjes se shekullit.
Te tjere qe jane afer tij dhe qe bejne pjese ne ekipin e fallsifikatoreve vetem per nje çeshtje, ate te Rames si dhjetorist pa dhjetor, u zemeruan me idhullin e tyre kallp. Ata, prisnin qe Rama te thoshte dy fjale per 20 shkurtin, te pakten te pohonte mashtrimin qe u kishte servirur atyre vite me pare, se ate dite daj Koleka e kishte nisur perseri me detyre jashte vendi dhe perseri ne Korfuz, ne menyre qe ata te mund te shkruanin se po te ishte ate dite ne Tirane, flamurin ne piedestalin e shtatores se permbysur te Diktatorit nuk do ta ngrinte Artur Zadrimja por Edvin Kristaq Rama!
Por jo, Rama i la kesaj here me duar bosh, apo si te thuash jua ngriu genjeshtren ne goje qatipeve te tij, qe duke fallsifikuar e paraqesin Ramen dhjetorist e madje te zgjedhur apo te propozuar ne Komisionin Nismetar te PD, ne bordin e RD etj, paçka se ai nuk ka marre pjese as dhe nje ore te vetme ne levizjen studentore te dhjetorit ’90 dhe nuk eshte zgjedhur e as propozuar kurre per anetar te Komisionit Nismetar te PD siç pretendon se ka ndodhur Rama, dhe nuk eshte pranuar perpjekja e tij per t’u bere anetar i bordit te gazetes RD.
Portalet ishin te egra dhe te papermbajtura me harresen e Rames per 20 shkurtin. Ato, si te thuash, ja nxoren per hunde ate harrese. Disa pd-iste shkruajten se Rama heshti per 20 shkurtin pasi ai e denon me shpirt e zemer kete dite, sepse kjo ishte dita e permbysjes se eterve te tij shpirteror dhe biologjik dhe nuk mund te pajtohet kurre me kete akt barbar. Ketu ata sollen si fakte perpjekjen e Rames sapo erdhi ne pushtet per rehabilitimin e Enver Hoxhes, duke shfrytezuar 70 vjetorin e Clirimit. Ne kete kontekst, ai jo vetem shperndau krenarisht me FB e tij fotot e Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore por ngriti dhe muzeun shteteror ne nje bunker 5 katesh qe ai e paraqiti para shqiptareve si strehim antinuklear te Enver Hoxhes.
Ne te vertete ai bunker nuk ishte as antinuklear as dhe vendstrehim i Enver Hoxhes, ai ishte thjesht pike dislokimi e shtabit te pergjithshem. Mirepo, Ramen me te e lidhte nje histori tjeter, pervec vjedhjes se fondeve publike me Bolinon e tij. Pati dhe ndonje pjesemarres te levizjes studentore dhe rrezimit te shtatores qe i cituan Rames ne mediat sociale intervisten e tije dhene gazetes “Shqip” (te cilen e varrosi keto dite), ne te cilen ai shprehet se nje nga arsyet kryesore qe nuk hyri ne PD ishin aktet barbare qe kreu kjo parti, duke nenkuptuar me kete permbysjen e shtatores se diktatorit, prerjen e kokes dhe zvarritjen e saj neper qytet.
Se fundi, ne nje portal afer mbreteroreve, po ne kete linje i rikujtuan Rames, si sfide ndaj 20 shkurtit, daljen tek Xhunga ne prag te 25 vjetorit te dites se lirise, javen fill pas intervistes se “zonjes se zeze” Nexhmije Hoxha. Ne te gjitha keto hamendje ka copeza te vertetash te pamohueshme.
Por e verteta e plote qendron diku tjeter. Si per te gjithe Bllokun e asajkohe, edhe per Edi Ramen 20 shkurti i vitit 1991 eshte dita me e urryer, me e zeze, dita e ferrit te jetes se tyre. Ajo ishte dita ne te cilen u vu per here te pare ne zbatim plani “A” per bllokmenet, plan sipas te cilit ne rast lufte nga toka dhe ajri ata evakuoheshin me mace dhe me minj ne bunkeret e Bllokut por jo brenda qytetit. Ne baze te ketij plani, ate dit, ai se bashku me te gjithe klanin Koleka, u evakua ne ora 6:30 te mengjesit me mjete ushtarake pikerisht ne bunkerin e Shtabit te Pergjithshem. Po ne ate bunker u vendos dhe klani Nushi. Por largimi me shpejtesi nga Tirana dhe ngujimi ne bunker, frika dhe tmerri se mos turmat qe permbysen e qe po zvarrisnin shtatoren e Enverit do niseshin drejt Zall Herrit, i shkaktuan traume te rende dhe e dizekujlibruan totalisht Ramen, e zhyten ate ne psikoze te thelle depresive. Ai u be agresiv, keshtu qe gjendja e tij e rende mendore detyruan nisjen e tij pothuaj me urgjence per ne Greqi por kesaj rradhe jo me tek kushuriri i mamase dhe daj Kolekes ne Korfuz ku e nisen me dt 7 dhjetor 1990, date ne te cilen studentet e arteve kishin fiksuar takim per te kujtuar dietlindjen e John Lenon!
Kesaj radhe Ramen e nisen pothuaj me urgjence ne kliniken e famshme te psikiatrise te universitetit “Aristoteli” ne Selanik. Trajtimin ne klinike dhe qetesimin per 20 dite ne nje resort turistik per Ramen, siç do te me tregonte me vone nje zyrtar i larte lokal, i pagoi Bashkia e Selanikut. Pas kthimit, Rama nuk donte t’i degjonte kurre me emrin PD-se, pa lere 20 shkurtit. Per te shkaterruar PD ai ju fut punes, se bashku me te ndjerin Ardian Klosi dhe Takun e Lenes e ndonje tjeter, per krijimin e Partise Kristiano Islamike me iniciale KISI, parti qe u shkri ne qershor te 1991 qe ne mbledhjen e pare te themelimit te saj, per fajin, kesaj radhe jo te Saliut por te SHBA.
Keshtu, te dashur miq, Edi Rames e vetmja gje e mire madje e shtrenjte qe i ka mbetur ne mendje nga 20 shkurti i zi i vitit 1991, eshte bunkeri ku u strehua dhe qe ai beson se e shpetoi nga barbaret. Qe nga ajo kohe, Rama adhuron ate bunker, por dhe bunkeret ne teresi, si simbole shpetimi. Prandaj dhe Rama, sapo u be kryeminister, u kthye tek bunkeri i 20 shkurtit si ne tempullin shpetimtar dhe si mirenjohje e shpalli edhe muze te diktatorit pa çka se ai nuk kishte asnje lidhje me Enver Hoxhen, kurse diten, ngjarjen e 20 shkurtit, e denoi dhe e ndeshkoi me heshtje varri si diten me te zeze, diten e tmerrit, te horrorit, diten e barbarve te jetes se tij! sb
Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e T...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i është drejtuar të m...
Partia Demokratike i drejtoi sot Kryetarit të Kuvendit një k...
Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat disa persona t...
Gjatë Konferencës për shtyp të BERZH-it mbajtur në Londër, K...
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani, i cili ndodhet për n...
Ish kryeminsitri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar kthimi...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar për protestën e s...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndërmarrë një nismë ligjo...
Vandalë që shkulën hunj për të penguar zhvillimin e qyteteti...
Gjykata ndryshoi par dy ditësh masën e sigurisë për deputeti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kry...
Dega nr.7 e Partisë Demokratike në Tiranë nuk po kalon një m...
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar prote...
Protestuesit e opozitës të drejtuar nga Partia Demokratike, ...
Ish-kryeminstrit i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar kryemins...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar për protestën e ...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokrtike, Belind Këlli...
Ish-kryeministri vendit, Sali Berisha, ka akuzuar kryeminis...
Deputetët demokratë vijojnë denoncimet nga terreni të rrënim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...