Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Meshkujt janë më të lirshëm se femrat, kur bëhet fjalë për temat tabu. Por kur një mashkull është i bukur, seksi, model, trajner personal, personazh kopertinash e jeton në New York, atëherë dorezat hiqen fare. E tillë është dhe kjo intervistë, me një djalë shumë interesant i cili jetën ?e fitoi? në llotari. Quhet Ani Saliasi dhe prej moshës 10-vjeçare shkoi nga Shqipëria për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. E siç ndodh përgjithësisht me djemtë e bukur, ata apasionohen pas trupit, pamjes e botës së shoë-t. Ani është bërë pjesë e saj, por pa dashur ta kthejë në profesion. Puna e tij e vërtetë në sytë e shumë njerëzve konsiderohet si shumë më e rëndësishme. Në këtë rrëfim ju do të mësoni më shumë për bukuroshin Saliasi, por do të mësoni edhe mendimet e një mashkulli për çështjet më intime të jetës?
Kush është Ani Saliasi? Na trego diçka më shumë për veten?
Unë kam lindur në Tiranë dhe kam jetuar atje deri në moshën 10-vjeçare. Në vitin 1996, prindërit e mi fituan llotarinë për të ardhur në Amerikë dhe kështu ne përfunduam në New York. Une tani jam 30 vjeç dhe vazhdoj të jetoj në Brooklyn, New York. Kam bërë lloj lloj punësh të ndryshme këtu në Amerikë. Pasioni im ka qenë gjithomë ?bodybuilding?. Kështu që kur unë shkoja në shkollë të lartë, punoja si trajner fizkulture në një palestër. Më vonë, pasi mbarova shkollën punova disa vite si mjek në ambulancë. Gjatë gjithë kësaj kohe unë vazhdoja të ushtrohesha në ?bodybuilding? dhe vazhdoja të konkurroja në këtë sport. Si rezultat i kësaj pune filluan të më afroheshim fotografë, agjentë modelingu, dhe regjisorë të ndryshëm. Me këtë rast u futa në rrjetin e modelingut dhe mora famë. E lashë punën në ambulancë dhe fillova të punoja si model. Kam fituar titullin ?Mister Fitness? dy vjet rresht, kam dalë në dhjetëra revista, kam dalë në libra si ?Cover Model? dhe në reklama e në filma. Dhe tani me sa duket po bëhem i famshëm edhe në Shqipëri (qesh). Por të gjitha këto që përmenda janë burim i pasionit tim. Ndërkohë unë ushtroj me seriozitet një tjetër profesion. Punoj në ?United States Air Force? (Frocat Ajrore të Shteteve të Bashkuara). Mirëpo njëherësh vazhdoj përsëri e konkurroj në fitness dhe si model. Këtë vit do të konkurroj tek ?Arnold Classics Championships?. Do të jetë një nder i madh për mua.
Prej sa kohësh je pjesë e Forcave Ajrore në SHBA?
Punoj aty prej tri vitesh.
Si u bëre pjesë? Ku konkurrove?
Jo. Bëra një aplikim për punë dhe më pas edhe trajnimin e nevojshëm që kërkohet.
Por ndërkohë punon edhe trajner personal apo jo?
Po. Jam ende trajner personal dhe model, por këto janë punë që i bëj gjatë kohës së lirë.
Si është jeta e një djali seksi?
Mund të them se jeta e një djali seksi është shumë me e lehtë se sa ajo e një djali të zakonshëm. Kur je simpatik njerëzit automatikisht të japin më shumë respekt dhe autoritet. Edhe po të mos jesh askushi, njerëzit të trajtonë ndryshe vetëm nga mënyra se si dukesh dhe e prezanton veten.
Sa orë palestër bën në ditë?
Kjo është në varësi të kohës që kam në dispozicion. Por në përgjithësi ushtrohem 2-3 orë në ditë, pesë ditë në javë.
A pi alkool?
Jo s?e pi fare. Nuk më pëlqen, s?e duroj dot shijen e pijeve alkolike.
A e ke provuar drogën?
Jo. Nuk e kam provuar. Dua të jem sa më i shëndetshëm.
Po ?one night stand??
Sigurisht që po, madje mund të them se shumica e marrëdhënieve të mia kanë qenë për një natë.
Orgjitë, i ke provuar?
Si i kujton ato eksperienca?
Në momentin që e provova secilën prej tyre ishte qejf. Ndaj mendoj se nuk ia vlen të ankohem (qesh).
Çfarë mendimi ke për homoseksualët?
Edhe ata janë njerëz njësoj si të gjithë ne. Mua nuk më prishin asnjë punë, i konsideroj si normalë dhe nuk kam asnjë lloj ndjenje karshi tyre.
Bën seks të sigurt, a përdor masa mbrojtëse?
Varet se më kë do bëj seks. Nëse nuk e njoh mirë femrën që kam në shtrat patjetër që përdor masa mbrojtëse.
A je i lidhur?
Po, tani jam i lidhur.
Si je në një marrëdhënie?
Unë mendoj se jam një djalë shembullor, por që të mësoni të vërtetën duhet të pyesni vetë atë.
Je xheloz?
Jo, nuk jam fare xheloz. Kam siguri tek vetja, por kam edhe besim tek e dashura ime.
Çfarë pëlqen më shumë tek një femër?
Për mua një femër duhet t?i ketë të gjitha. Duhet të jetë e bukur, me sens humori, të ketë edhe pak ?muhabet? se nuk dua të flas vetë gjithë kohën.
Po tek vetja?
Tek vetja pëlqej sensin tim të humorit. Unë jam shumë shakaxhi megjithëse në pamje të parë mund të dukem tepër serioz.
Je tip romantik?
Kur dua të jem, po. Di të bëhem shumë romatik.
Cili është vendi më i çuditshëm ku ke bërë seks?
Kam bërë seks në shumë vende. Edhe aty ku nuk ua merr mendja. Nuk zgjedh dot njërin.
Çfarë mendon kur je në shtrat me një femër?
Nuk është se mendoj shumë. Në ato çaste shijoj femrën.
Po kur je vetëm?
Edhe unë si çdo njeri, kur jam vetëm mendoj për të ardhmen time.
Revista Who
Një nga protagonistët e grevës së studentëve 25 vite më parë...
Partia Demokratike ka përkujtuar sot 25 vjetorin e grevës së...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Presidenten e Re...
Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka komentuar moskan...
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku rezulton të ...
Byroja Kombëtare e Hetimit do të përbëhet nga 30 oficerë të ...
“Unë do ta filloja me Kryeministrin. Ai do një kontroll tota...
Avokati Altin Goxhaj ka sulmuar Kryetarin e Partisë Demokrat...
Ish-aleatët Sali Berisha dhe Ilir Meta i janë rikthyer sëris...
Kryeministri Rama paralajmëron se në Kongresin e 19 marsit d...
Foto e Ditës: Sekretari i Shtetit John Kerry pozon për një f...
I dashur Erjon (Brace)! Lexova neper media qe ishe erektuar ...
Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë...
Bashkia e Tiranës ka shpallur kompanitë fituese të tenderit ...
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Finan...
Aktori i Hollivudit, Di Caprio do të bëjë një udhëtim për 10...
Ndryshime të tjera pritet të ndodhin në qeveri. Dje, ministr...
Bashkia e Tiranës ka vendosur ndërtimin e një këndi lojërash...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...