Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në 18 muajt e fundit, çmimi ka rënë me 75%, nga 110 dollarë për fuçi në nën 27 dollarë. Megjithatë, këtë herë, përfitimet janë më pak të sigurta. Edhe pse konsumatorët kanë fituar, prodhuesit po vuajnë rëndë. Efektet po përhapen në tregjet financiare, dhe ende ka të ngjarë të reduktojnë besimin e konsumatorit. Ndoshta përfitimet e një nafte të tillë ultra të lirë ende tejkalojnë shpenzimet, por tregjet deri tani kanë rënë në mënyrë aq të shpejtë saqë edhe kjo nuk është më e qartë.
Ekonomitë e reja të naftës
Bota po mbytet në naftë. Arabia Saudite po prodhon me kapacitet thuajse të plotë. Mendohet gjerësisht se sauditët duan të nxjerrin nga biznesi i industrisë prodhuesit me kosto të lartë, përfshirë edhe disa nga firmat e shpimit që kanë rritur prodhimin e naftës në Shtetet e Bashkuara nga 5 milionë fuçi në ditë në vitin 2008 në mbi 9 milionë fuçi në ditë aktualisht. Arabia Saudite do të përballet me problemet për të penguar Iranin, rivalin e saj të hidhur, i cili ishte gati t?u ribashkohej tregjeve të naftës, teksa u anuluan sanksionet bërthamore, me një prodhim potencial prej 3-4 milionë fuçi në ditë.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të sauditëve, prodhuesit kanë dështuar të jenë shumë elastikë. Shumë të tillë kanë arritur efikasitet. Ata e urrejnë idenë që të mbyllin puset e tyre vetëm që ?gjuetarët e naftës? në bllokun tjetër të korrin shpërblimet kur të rigjallërohen çmimet. Ata nuk do të largohen për aq kohë sa çmimet të mbulojnë kostot ditë pas dite, në disa raste të ulëta prej 15 dollarësh për fuçi. Ndërkohë, aksionet e naftës në vendet më të pasura të OECD-së në tetor qëndruan në nivelet e importeve neto të 267 ditëve, pothuajse 50% më lart se pesë vjet më parë.
Ato do të vazhdojnë të rriten, veçanërisht në qoftë se kërkesa ngadalësohet më shumë se sa pritej në Kinë dhe pjesën tjetër të Azisë. Parashikimet vlerësojnë se çmimet e naftës priren të jenë të pasuksesshme, pak presin që ajo të nisë rritjen përpara vitit 2017. Çmimi i ditëve të sotme mund të shënojë fundin e fuçisë.
Ka nga ata që parashikojnë një nivel fare të ulët prej 10 dollarësh për fuçi.
Sa më i ulët, aq më mirë, mund të thoni. Shikoni se si nafta e lirë ka rritur importuesit, nga Europa drejt Azisë Jugore. Fatura e importit të naftës së Eurozonës ka rënë me 2% të PBB-së që nga mesi i vitit 2014.
India është kthyer në ekonominë me rritjen më të shpejtë në botë.
Megjithatë, lëvizja e fundit në rënie është gjithashtu një burim ankthi. Kolapsi i të ardhurave mund të sjellë paqëndrueshmëri politike në pjesët e brishta të botës, të tilla si Venezuela dhe Gjiri, dhe rivalitet për karburant në Lindjen e Mesme. Nafta e lirë disponon një ?linjë të gjelbër?, pasi ajo nxit rënien e çmimit global të gazit natyror, i cili nxjerr nga loja qymyrin, një karburant më të pisët. Por në terma afatgjatë, lëndët djegëse fosile më të lira reduktojnë shtysën për të vepruar mbi ndryshimin e klimës. Edhe më shqetësuese se të gjitha është ekonomia e re ?abrazive? e naftës.
Në të kaluarën, nafta e lirë ka nxitur ekonominë botërore për shkak se konsumatorët kanë shpenzuar më shumë se një dollar në krahasim me prodhuesit. Sot, kjo llogari është më pak e ?drejtpërdrejtë? se më parë. Konsumatorët amerikanë mund të kenë kursyer më shumë se sa pritej. Prodhuesit e naftës po shtrëngojnë rripat e tyre, duke shpenzuar në mënyrë ekstravagante kur çmimet ishin të larta. Pas rënies së fundit në çmimet e naftës së papërpunuar, Rusia njoftoi ulje prej 10% të shpenzimeve publike. Edhe Arabia Saudite po redukton rreptë buxhetin e saj për t?u përballur me deficitin e saj prej 15% të PBB-së.
Nafta e lirë dëmton gjithashtu kërkesën në mënyra të tjera më të rëndësishme. Kur nafta e papërpunuar ishte rreth 100 dollarë për fuçi kishte kuptim të shpenzohej për të eksploruar zona të pazakonta, të tilla si Arktik, në perëndim të Afrikës dhe thellë nën brigjet shkëmbore të kripura të Brazilit. Teksa kanë rënë çmimet, ka rënë dhe investimi. Projektet me vlerë 380 miliardë dollarë janë lënë pezull. Në Amerikë, shpenzimet për aktivet fikse në industrinë e naftës janë përgjysmuar nga kulmi i tyre.
Helmi është përhapur: indeksi i blerjes së menaxherëve për muajin dhjetor, prej 48.2, ka regjistruar tkurrje të përshpejtuar përgjatë gjithë prodhimit industrial amerikan. Në Brazil, dëmi ndaj Petrobras, kompania kombëtare e naftës, nga çmimi i naftës është përkeqësuar nga skandali korrupsionit që ka paralizuar nivelet më të larta të qeverisë.
Rënia në investime dhe në çmimet e aktiveve është edhe më e dëmshme sepse është shumë e shpejtë. Teksa nafta bie përkundër sfondit të një ekonomie të brishtë botërore, ajo mund të shkaktojë falimente.
Është e vështirë të vlerësosh pasojat potenciale financiare. Pjesa më e madhe e rritjes prej 650 miliardë dollarësh në borxhin e korporatave të tregjeve në zhvillim që nga viti 2007 është shënjuar në industritë e naftës dhe mallrave. Nafta luan një rol qendror në një sërë tregjesh në zhvillim të prirë për të qenë problematik.
Me rënien e PBB-së në Rusi, qeveria do të mund të përballet me një krizë buxhetore brenda disa muajsh. Venezuela, ku inflacioni shënon mbi 140%, ka deklaruar gjendje të jashtëzakonshme të ekonomisë.
Prodhuesit e tjerë të naftës priren drejt një cikli të ngjashëm, ndoshta më të butë, më të dobët në rritje, një monedhe në rënie, inflacion të importuar dhe politikë më të shtrënguar monetare. Bankat qendrore në Kolumbi dhe Meksikë kanë rritur normat e interesit në muajin dhjetor. Nigeria po fikson dollarin në përpjekje të dëshpëruar për të vlerësuar monedhën e saj.
Në vendet e pasura ka gjithashtu tension. Përfitimet ndaj obligacioneve të korporatave me yield-e të lartë janë rritur nga rreth 6.5% në mes të 2015-s në 9.7% sot. Pakënaqësia e investitorëve u përhap me shpejtësi nga firmat e energjisë tek të gjithë huamarrësit. Indekset globale po bien në nivele të ulët prej 30 muajsh. Bankierët qendrorë në vendet e pasura shqetësohen se inflacioni vazhdimisht i ulët do të ushqejë shpresat e çmimeve statike ose në rënie ? në fakt, rritjen e normave reale të interesit. Aftësia e politikëbërësve për t?u përgjigjur është e kufizuar sepse normat, pranë zeros, nuk mund të reduktohen më tej.
Bëj më të mirën e mundur
Rënia e çmimit të naftës krijon një numër të madh të fituesve në Indi dhe Kinë. Ajo u jep ekonomive të varura nga nafta si Arabia Saudite dhe Venezuela një arsye urgjente për të përqafuar reformën. Ajo i ofron importuesve të naftës, si Koreja e Jugut, një shans për të hequr dorë nga subvencionet e padobishme ose nxit inflacionin dhe frenon deficitin duke rritur taksat. Por ky shok i naftës vjen ndërkohë që ekonomia botërore vazhdon të përballet me pasojat e krizës financiare. Ju mund të mendoni se nuk mund të ketë kohë më të mirë për rritje. Në fakt, bota ende mund të ?goditet? nga një përbindësh i naftës në qarkullim./Monitor.al
Deputeti socialist, Ben Blushi, ka qenë sot në qytetin e Kuk...
Elvi FUNDO-citynews.alNuk kanë hapur një web, dhe ndoshta më...
Para disa ditësh i ktheve një përgjigje shkrimit tim (TK, Pa...
Moj kuçedër që vazhdon të japësh intervista, po gjallë qënk...
Bashkia e Pogradecit dhe Komunat e Strugës dhe Ohrit nënshkr...
Besnik Aliaj ka komentuar promovimin e aplikacionit “Tirana ...
Çdo punëdhënës që trajnon të rinj nën moshën 30 vjeç, të cil...
Këngëtari Elton Deda ka reaguar ashpër ndaj kontrolleve të t...
Një shtetase 27-vjeçare është arrestuar nga policia e Durrës...
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ka infor...
U bënë muaj tashmë që lajmet që prodhon politika janë irritu...
Gazetari Kastriot Mystaraj bëri një deklaratë të çuditshme, ...
Përpara se të vinte në pushtet dhe fill pas marrjes së manda...
1893 – SHBA – Propozimi për ndërtimin e Katedrales Kombëtar...
Horoskopi ditor për diten e shtunë – 6. shkurt 2016Do sillen...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka krahasuar kre...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shitur si të...
Intervistoi Ben AndoniDr. Silva Bino, drejtuesja e Departame...
Mesa duket skandali me Check up-in nuk ka të mbaruar. Këtë h...
Ministria e Punëve të Brendshme ka përfunduar fazën e parë t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...