Plagos bashkëshorten me armë zjarri/ Vret veten 41 vjeçari
Një ngjaeje e rëndë ka ndodhur në fshatin Manëz në Durrës ku...
Elvi Fundo
Partia Socialiste dhe LSI-ja , dy partitë qeverisëse të vendit, kanë dorëzuar listat e donatorëve të tyre në fushatën elektorale. Ne po marrim për analizë vetëm Partinë Socialiste për shkak të shumës të deklaruar prej saj dhe duke qenë se është forca kryesore politike në vend.
Ajo që bie në sy është fakti se PS nga fondet e veta, pra nga kuotat e bazëz, ka mundur të mbledhë 115 milionë lekë dhe 175 mijë dollarë. Gjithashtu, PS ka deklaruar edhe disa dhjetra milionë lekë nga donatorë të ndryshëm. Nga ajo që duket në raport, fushata e socialistëve duhet të ketë shkuar afërsisht 1 miliardë lekë të vjetra. Sipas raportit, fondet e vetë PS janë 340 milionë lekë të vjetra që janë përdorur për fushatën e zgjedhjeve lokale.
Shuma e përdorur që deklarohet nga socialistët duket të jetë një mashtrim publik, i cili në fakt është vështirë për tu zbardhur dhe verifikuar. Por, cdo aludim tonin do përpiqemi ta faktojmë me argumenta konkrete se vlera e fushatës së bërë nga partia Socialiste duhet të jetë të paktën 20 herë më e lartë. Ajo që tregohet është thjeshtë një shifër e kopsitur që pranohet nga të gjitha palët politike , ndërkohë që realiteti dhe e vërteta janë krejt ndryshe.
Citynews u interesua pranë disa firmave, të cilat janë të specializuara në fushën e imazhit elektoral, firma të cilat ofrojnë shërbime siç janë, skena, fonitë, ledwall, bannera, billboard, bluza, etj etj. Duke filluar të llogarisim vlerat reale apo çmimet për sasitë e përdorura afërsisht, na rezulton se kaq sa ka deklaruar PS mund të kenë kushtuar një pjesë e këtyre gjërave.
Më poshtë po rendisim analizën e vlerave të tregut dhe çmimeve reale për gjithçka na duhet në një fushatë elektorale.
Së pari, po llogarisim skenat. Janë të paktën 61 mitingje elektorale, të cilat duan skenën dhe foninë, diku ku është zhvilluar natën duan edhe ndriçimin. Një skenë e plotë në fushatë së bashku me ledwall, sipas madhësisë së saj apo vendit ku do të zhvillohet, kushton nga 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra. Shuma totale shkon rreth 180 milionë lekë të vjetra.
Zyrat elektorale janë të çmimeve dhe vlerave të ndryshme, në bazë të qyteteve ku ato janë hapur. Në Bashkinë Korçë, një zyrë në qendër kushton rreth 30 mijë lekë të reja. Nëpër fshatra apo komuna që më pas u bashkuan me bashkinë, vlera është më e ulët, por duke llogaritur rreth 600 zyra në të gjithë komunat e Shqipërisë, përafërsisht dy zyra për qendër komune, në fakt numri i tyre është më i lartë, por po marrim minimumin. Në rast se do ti vlerësojmë me 100 mijë lekë të vjetra mesatarisht, si qera e jo si kosto totale, do duheshin të paktën 60 milionë lekë, vetëm për zyra elektorale. Kjo shumë nuk përfshin kostot e tjera të shpenzimeve, sic janë kompjuterat, printerat apo materiale të tjera që i nevojiten zyrës.
Zyrat elektorale nëpër qytete, po i marrim me një çmim afërsisht rreth 250 mijë lekë. Në rastin konkret, për zyrat në qytete, pasi komunat i llogaritëm më sipër. Në Tiranë, Erion Veliaj, ka pasur disa qindra zyra elektorale, me dhjetra të tilla ka pasur Vangjush Dako në Durrës, Qazim Sejdini në Elbasan e kështu me radhë. Në total, në të gjithë Shqipërinë po llogarisim me një mesatare prej 10 zyrash elektorale në qytet për 61 bashki, janë edhe 610 zyra të tjera elektorale. Nga llogaritjet rezulton se për këto zyra duhen 1.5 miliardë lekë të vjetra. Kjo vlerë, sërish është minimale, po të kemi parasysh se në Bashkinë e Tiranës ka pasur edhe 30 zyra elektorale për 1 njësi, dhe çmimi i tyre në shumë raste ka qenë 2, 3, 4, herë më i lartë se ky çmim mesatar që ne kemi llogaritur.
Në total zyra elektorale ne kemi përllogaritur për Partinë Socaliste 1200 në të gjithë vendin dhe vlera totale na del afërsisht 1.6 miliardë lekë. Kjo shumë është vetëm për qeratë dhe është sa dyfishi i vlerës së deklaruar zyrtarisht nga PS-ja.
Këto zyra kanë dhe kostot e tyre shtesë, siç është veshja me adeziv, i cili kushton minimalisht 5 euro metri katror, vetëm printimi. Janë disa mijëra metra vetëm në kryeqytet. Po të bëjmë një aritmetik të thjeshtë duke marrë në të gjithë Shqipërinë afërsisht 10 mijë metra katror adeziv, mesatarisht për të gjithë vendin, na rezulton se do të kushtonte të paktën 50 mijë euro.
Flamujt, sipas çmimeve të tregut ka dy vlera. Ato që vijnë nga Kina dhe ato që prodhohen në vend. Nga Kina çmimi shkon afërsisht nga 1.5 deri në 2 dollarë, ndërsa në Shqipëri vlejnë diku tek 4 mijë lekë të vjetra. Duke përllogaritur bashkitë e reja, shtrirjet që kanë, flamujt që duhen në zyrat elektorale, në mitingje, në takimet e përditshme të kandidatëve për më shumë se një muaj. Duke llogaritur një mesatare prej 3 mijë flamujsh të partisë dhe duke lënë menjëanë flamujt kombëtarë na del se duhen mesatarisht rreth 183 mijë flamuj për 61 bashki. Kemi marrë një numër shumë minimal pasi Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, Korça, Vlora, Shkodra, duan me dhjetra mijëra të tillë. Vlera minimale e tyre shkon rreth 400 milionë lekë.
Më tej cdo vlerë tjetër që ne të llogarisim për shpenzimet elektorale, jo vetëm na tregon që PS-ja ka
gënjyer me vlerat e saj, por shpenzimet për një fushatë elektorale kushtojnë dhjetra milionë dollarë. Në llogaritjet tona, mungojnë shpenzimet për karburante, kostot e tjera për mirëmbajtjen, propagandën, ku përfshihen cakmaqe, billboard, veshje makinash, kosto reklamash, kosto promocioni në rrjetet sociale, kostot e shpenzimeve për komisionerë dhe vëzhgues qendrash votimi e kështu me radhë.
Në përllogaritjet tona, vlera e shpenzimeve të bëra nga PS-ja shkon afërsisht mbi 2.2 miliardë lekë, vetëm me 5 zëra të përllogaritura nga ne. Po ti hyjmë thellë thellë edhe zërave të tjerë, shuma duhet të jetë 3 apo 4 herë më e madhe, kjo edhe për faktin se vlerat që kemi marrë ne janë çmime qesharake për realitetin e tregut.
Vlera që PS-ja na tregon si shpenzim elektoral është një gënjeshtër që ne ja faktojmë dot, por ja përllogarisim me vlerat e tregut dhe sasitë e nevojshme.
Janë këto miliarda lekë, të cilat sigurohen nga partitë në pushtet nëpërmjet aferave të ndryshme, prandaj dhe niveli i korrupsionit nuk ndalet, vetëm rritet sepse rriten kostot e partive politike në fushata. Pa harruar këtu dëshirën e madhe të qeveritarëve për të futur duart në xhepat e qytetarëve. Këtu po shtojmë edhe lekët që bizneset derdhin tek partitë, që nuk i deklarojnë kurrë dhe i marrin si shpërblim nëpërmjet tenderave.
Nuk gënjen vetëm PS-ja për shpenzimet dhe kostot e fushatave elektorale, të gjithë gënjejnë dhe në rast se duan të zhdukin nivelin e lartë të korrupsionit dhe gërryerjen e shtetit, së pari drejtësia duhet të fillojë nga partitë politike, nga kjo gënjeshtër që bën për të qeshur, por edhe për të qarë çdo shqiptar./citynews
Një ngjaeje e rëndë ka ndodhur në fshatin Manëz në Durrës ku...
Haberet nga Mitro Cela Ben Blushi: Haber I ditës! Në letërsi...
Partia Socialiste dhe LSI kanë deklaruar emrat e donatorëve ...
1814 – Libri i Lord Bajronit, “Corsair” (Kusari) shitet 10-m...
Horoskopi ditor për diten e hënë – 1. shkurt 2016Këtë jave d...
Gara në Partinë Socialiste tashmë ka njohur kandidatët zyrta...
Ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-kryeministri i vendit q...
Prokurori që ka urdhëruar arrestimin e ish-Ministrit Spiro K...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Ministrja e Mbrojt...
Kjo letër ka ardhur në drejtim të redaksisë tonë nga një qyt...
Njihuni me femrën e fundit fatale të historisë, përpjekjen e...
Drejtori i Projekteve në Bashkinë e Tiranës, Genc Kojdheli k...
Në vazhdën e akuzave për rritjen e kriminalietit në vend dhe...
Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shprehet se gara e...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, njëherësh mjeke në ...
Ministria e Financave pritet të hapë së shpejti një tender n...
Një krim brenda familjes ka ndodhur në mbrëmje në kryeqytet....
Këngëtarja Dafina Dauti shumë shpejt do të vij me një këngë ...
Paraditen e sotme citynews publikoi një artikull bazuar në d...
Drejtuesi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Kël...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...