web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Majlinda Bregu/ Ju jeni të vetmet parti të majta që kërkoni partneritet djathtas

28 Janar 2016, 20:04, Aktualitet CNA

 

Per fat te keq me date 1 janar me qelloi te isha ne varrimin  e nje miku qe u largua shume shpejt nga kjo bote.

Teksa po dilnim nga parcela e caktuar per te, sic dilet nga varrimi, trishtuar,  nje grua qe shiste lule nga ato te vobektat artificiale, me therret e me thote: “shih pak, une shes lule per te vdekurit ketu, me kase fiskale. Na erdhen kontroll nje  dite dhe u tmerrova se s kam te paguaj edhe gjoben. Me zor nxjerr buken duken ndenj ketu gjithe diten”

E kam treguar disa here kete muaj kete histori dhe te them te drejten askush nga kushdo qe e ka degjuar nuk tha : Epo rregulli vlen  per te gjithe njelloj.

Edhe pse ne  fakt keshtu duhet te jete ne parim.

Mua kjo mbledhja e te ardhurave nga shitlulja prane varreve te them te drejten mu duk nje tallje e mundimshme. Nuk di sa lule shet ajo zonja, por sikur te me duhej te blija lule lamtumire aty, vetem te kuponi tatimor e lufta kunder informalitetit nuk do me shkonte mendja.

E para:Se ka kaq shume partneritete te felliqura ne kete vend, i pari eshte ketu mes dy partnereve te kesaj qeverie, sa marredhenia kase fiskale -kupon tatimor ne varreza tingellon si ironi dramatike.

E dyta; se lufta e nisur ndaj evazionit dhe informalitetit, dhe pse po shitet si reformë nuk ka prodhuar asgjë deri sot, as biznese te reja, as punesim, as rritje pagash pensionesh,apo skema te mbrojtjes sociale, madje edhe sikur te kete qene rritja ekonomike 2.8-2.9%, eshte e pallogaritshme  edhe per te të kompensuar rritjen e taksave.

Problemi I asaj luleshiteses me kase fiskale  ne varreza eshte se nuk dalin dot nga pragu I varferise edhe pse po japin kontribut per te luftuar informalitetin, sepse sic nuk ndodh me asnje force te majte ne pushtet dhe jo me me dy forca te majta bashke ne pushtet, -dhe ketukomplimenta, jeni qeveri e paparishikueshme,  -dy parti rrine majtas, dhe kerkojne partneritet djathtas!

Koncension a Partneritet Publik Privat si te doni ta quani ju. Asgje te keqe nuk ka ne parimet e asnjeres. Por ketu ndalet reflektimi. Nese partneriteti publik privat, eshte veprimi, cadra per te fshehur mungesen e atij modelit te ri ekonomik ku ne nuk dime a kemi prioritet, bujqësine apo infrastrukturen, apo turizmin, apo industrine, apo sherbimet, eksportet, inovacionin, start up, apo kapitalin njerezor  cilesor, dhe per secilen na duhet streha per te transformuar te drejten shteterore :ne mungese konkurence te ndershme, mungese transparence,perfitime korruptive per qeveritare dhe lobe te caktuara biznesi,atehere ky eshte vetem partneritet mes privatesh n’konflikt me interesin publik!

Realisht Ky duhet te jete shqetesimi yne ketu  jo mbushmendja e njeri tjetrit  pse koncensioni ishte I keq dhe partneriteti qenka I mire. Ky besoj eshte shqetesim I biznesit vendas edhe atij te huaj qe kerkon garanci per te investuar ne Shqiperi. C kuptim ka sasia e sherbimeve qe jepen per PPP nese menyra se si eshte arritu rderi aty nuk ofron besueshmeri per ta quajtur kete sukses dhe as garanci per rritje ekonomike?

Nese per te mberritur me cdo kusht tek nje PPP fitimprures sic eshte rasti I TVSH, duhet te shkelet ligji per tatimet, qe përcakton mbledhjen e tyre si një funksion të administratës tatimore shtetërore dhe nuk parashikon përfshirjen e sektorit privat në të, cfare  garancie I ofron bizneseve qe garancine per te bere biznes e kane vetem tek respektimi i ligjit dhe konkurenca e ndershme?

E thene ndryshe, per cfare I duhet kushtetuta apo ligjet ketij vendi ne rast se ketu formulohen, ketu debatohen, ketu votohen, ketu justifikojme te pare dhunimin e tyre?!

A ka nje pergjegjesi ligjore ky parlament a i beson rendesise e misionit te vet apo vet fol, vete shkel,vet vulos, interesi public le te perfundoje ne kosh?

Ka nje raport te Komisionit Europian te para nje muaji.  Meqe Te gjithe ne rresht sa here thuhen te verteta e quani balte nga opozita, degjoni kete ” balten e KE”. ”

“Shqipëria ka punuar keq në drejtim të grumbullimit te të ardhurave buxhetore. Në raportin tremujor për zhvillimet ekonomike nëvendet kandidate, Komisioni Europian  konstaton se nga janari deri në nëntor, të ardhurat buxhetore vijuan keq  duke u reduktuar shumë poshtë objektivit.

Raporti vëren se mungesa u shkaktua kryesisht nga të ardhuratmë të ulëta se sa priteshin nga TVSH-ja (3.8% nën plan) dheakcizës (10.2% më pak).

Megjithatë, shkalla në të cilën nuk janë realizuar shpenzimet kaqenë edhe më e madhe më me 7.9%. ?Mungesa e shpenzimeveështë me bazë të gjerë, duke ndikuar shpenzimet operative, shpenzimet për sigurimet shoqërore dhe shpenzimet e qeverisëlokale, por kontributi më i madh erdhi nga  mosrealizimi ishpenzimeve  kapitale (18.2% më poshtë objektivit), duke treguarpër problemet e vazhdueshme në lidhje me menaxhimin e investimeve publike?, thuhet në raport.

Megjithatë, borxhi publik ka vazhduar të rritet. Pas një rritje10.5% në terma vjetorë, borxhi publik (duke përfshirë garancitë) qëndroi në 73.6% të PBB-së në tremujorin e tretë.”

73,6 % borxh dhe asnje investim public? Asnje km rruge e shtruar?

Dhe e dini besoj se pse I ben keto raporte komisioni?

Sepse zhvillimi I ekonomise dhe konkurueshmeria eshte detyrim per te qene afer Europes. Nuk duhet vetem te biesh dakord me parulla qe “po bejme gjithcka dhe do bejme me shume se gjithcka per te miren e qytetareve shqiptare qe te jetojne me te drjta te plota si qyteterat e Europes” e bla la bla me oke si keto. Duhet me qene nje vend I zote me perballu sfidat. Ndaj nje nga detyrimet reale per t’ju afruar BE -se, eshte qe qeverite e vendeve qe duan te jene pjese e saj, te kontrollohen , monitorohen per Kuadrin ekonomik te qeverisjes, dmth vezhgohet deficit ekonomik, trendi I borxhit public,qe mpin rritjen e konomike dhe I ve ekonomite ne rrezik.

Dhe per te arritur keto, sigurisht qe duhet reforma ne drejtesi. Per te zbuluar, parandaluar, denuar raste te abuzimit me fondet publike.

Ndaj te them te drejten , mua s me intereson fare sot debati intelektual me hidh e pritjet nese politikat koncensionare jane te shara, apo se 3P, PPP, Partneriteti Public Privat, eshte shpetim per Shqiperine qe as hedh para pra nuk investon,  sepse as mbledh dot ardhura .

Nuk me intereson as ndryshimi I qendrimeve tuaja. Dje ne kohen kur ishit ne opozite KM I sotem thoshte se koncensionet beheshin vetem per te mbushur arken bosh te shtetit. Nuk besoj se nuk beson sot se PPP I duhet pikerisht,sepse e ka arken bosh nga avullimi I te ardhurave.

Nuk besoj as se dje besonte se kontratat ishin ekstraligjore dhek lienteliste, e sot beson sej ane te ndershme.

Por as kjo nuk me intereson.

Te gjitha koncensionet apo partneritetet po te sajohen nisur nga emri I kujt duhet ta fitoje, fitimprurese do te jene per ju.

Nuk me intereson as se I vetmi koncension nga I cili po dilni te dypalet te humbur, moralisht, politikisht, eshte ai qe I beni njeritjetrit perdite.

Madje po te doni, merrni ne PPP si koalicion ishullin e Sazanit, e keshtu te pakten siguroni partneritet me gjarperinjte per gjithe jeten

Me intereson vetem nje gje.

Reforma e drejte e vertete  ne drejtesi! Ajo qe ju pret doren kur koncensiononi  voten , ajo reforme  qe nuk le luleshitesen e varrezave te behet heroine e luftes kunder informalitetit dhe sekseseret tuaj te jene heronj te partneritetit!

*Fjalimi i deputetes demokrate mbajtur sot në Parlament





Lajmet e fundit nga