web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kadare i shkruan Zamira Ramit/ Befasi për Gjirokastrën zgjedhja juaj si Kryebashkiake

28 Janar 2016, 18:39, Aktualitet CNA

Shkrimtari Ismail Kadare i është drejtuar me një letër Kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zamira Ramit në mungesë të pranisë së tij për ceremonitë e organizuara me rastin e 80-vjetorit të autorit të njohur. Ndër të tjera në letër, Kadare shkruan se zgjedhja e Zamira Ramit në krye të bashkisë së Gjirokastrës, ka qenë befasi për këtë qytet. “Që një grua e re si ju, do të drejtonte një ditë qytetin me hije të rëndë mesjetare, kjo do të përbënte një nga befasitë e tij të radhës.” shkruan Kadare për Ramin.

Letra e plotë e shkrimtarit Ismail Kadare

E nderuara zonja kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës,

Në pamundësi për të qenë midis jush për arsye që nuk varen prej meje, do të doja që, me anë të kësaj letre t?ju shprehja gjithë falenderimin tim, gjithë emocionin dhe, pse jo, mallëngjimin për ftesën tuaj të fisme, për të qenë pjesëmarrës në një ngjarje të gëzueshme, që lidhet me jetën time, më saktë, me shtatëmbëdhjetë vitet e para të saj.

Mendoj se jam i besueshëm në qoftë se do të them se jam përpjekur të ruaj marrëdhënie të përhershme me qytetin tim të lindjes, duke pasur bindjen në këtë rast, se ajo çfarë kam dashur t?i jap ka qenë gjithmonë më e paktë se ajo që më ka dhënë ai.

E dashur zonja Rami,
Ju drejtoni bashkinë e qytetit, që në adoleshencën time më ka pëlqyer ta quaj të çuditshëm. Me këtë cilësim, lidhej, me sa dukej, pamja e tij e pazakontë dhe ndërlikimet, që mendja ime s?i kapte dot.
Që një grua e re si ju, do të drejtonte një ditë qytetin me hije të rëndë mesjetare, kjo do të përbënte një nga befasitë e tij të radhës. Pa dashur të zgjatem, do të shtoja se këto befasi ngjanin shpesh të vështira, por ato sillnin me vete fat.

Duke ju uruar gjithë të mirat dhe duke përshëndetur nëpërmjet jush gjithë bashkëqytetarët e mi, ju përqafoj.

Ismail Kadare
Paris, 25 janar 2016

 





Lajmet e fundit nga