Fiks Fare denoncon blerjen e temave të diplomës
Emisioni investigativ Fiks Fare ka trajtuar mbrëmjen e sotme...
Drejtoresha: Pi kafe në orar të punës, se ma lejon ligji
Emisioni ” Fiks Fare” tronditi sërisht mbrëmjen e sotme me nje tjetër investigim në rradhët e arsimit në vendin tonë. Ai solli në sytë e publikut rastin e një drejtoreshe shkolle në qytetin e Beratit , e cila akuzohet nga mësuesit e shkollës se abuzon me postin e saj drejtues.
Në shkollen 9-vjecare “Thimi Tani” në qytetin e Beratit , drejtoresha e shkollës Tatjana Hoxha , e cila e mban këtë post prej 6 vitesh, akuzohet se në zgjedhjet e pushtetit qendror 2013 ka përpiluar një listë me të dhënat personale të mësuesve të shkollës që drejton, por duke përfshirë mbi të gjitha bindjet e tyre politike. Pjesë e listës së përpiluar ishin gjeneralitetet e mësuesve si emër, mbiemër, numër telefoni, qendra e votimit , si dhe partia për të cilën votojnë.
Vetë mësuesit e shkollës kërkuan ndihmën e emisionit Fiks Fare për të bërë publik këtë problem dhe shumë të tjerë që lidheshin me postin e znj.Hoxha.
Kjo e fundit listën e ka përdorur për interesa të një partie politike, duke shfrytëzuar postin, pasi të dhënat mbi mësuesit i merrte me anë të nxënësve të shkollës, pohojnë mësuesit. Njëra prej mësueseve tregon se në kohën e zgjedhjeve një nxënës ka shkuar në klasë dhe e pyeste për qendrën ku votonte. Një tjetër mësuese identifikon emrin e saj në listë dhe pranon se ia ka dhënë këto informacion drejtoreshës. E pyetur nga gazetarja me listën e përpiluar prej drejtoreshes Tatjana Hoxha, ajo mohon ta ketë bërë këtë listë, por nga vëzhgimi i gazetarve në regjistrat e shkollës ,shkrimi i drejtoreshës Hoxha është i njëjtë me atë të listës së përpiluar përpara zgjedhjeve qendrore.
Mësuesit që iu drejtuan emisionit Fiks Fare , ngritën gjithashtu akuza të tjera mbi drejtoreshën Hoxha. Sipas tyre ajo nuk ndante në mënyrë të rregullt orët e mësimit, duke i lënë disa mësues me shumë pak orë mësimi.
Dy mësuese të cilat kishin mbi 30 vite punë në këtë shkollë tregojnë se kanë nga 6 orë gjithsej në vend të 20 orëve që duhet të kishin, fakt ky që ndikon në uljen e pagës. Gjithashtu në video mësueset pohojnë se si përballen çdo ditë edhe me epitete të çuditshme nga drejtoresha, si “grupi i plakave”, “majmuni” apo “ramka”. Mësuesit ankohen edhe për 3 % e lekëve nga shitja e teksteve shkollore për vitin 2015-2016. Në mungesë të ndarjes së librave nga distributor përkatës, nxënësve ju janë ndarë librat nga vetë mësuesit e shkollës 9-vjecare “Thimi Tani”. Shumën në fjalë drejtoresha Hoxha nuk jua ka shpërndarë mësuesve, por e ka mbajtur për vete, gjë të cilën e pohon edhe para kamerave. Edhe për problemet që mund të hasin mësuesit, drejtoresha Hoxha e ka pak të vështirë t?i presë në zyrë. Në video duket qartë se si ajo e përcjell me indiferentizëm një nga mësueset se nuk ka kohë ta presë, pasi me ligj asaj i takon të rrijë gjithë ditën në kafe.
Nuk ngelen pas as nxënësit e shkollës në karvanin e shkeljeve të kryera nga drejtoresha Tatjana Hoxha . Çdo vit shkollor, nxënësit e shkollës janë të detyruar po nga drejtoresha e tyre të blejnë dëftesat me shumën prej 200 lekë.
Fiks Fare kërkoi prononcimin e drejtoreshës së shkollës Tatjana Hoxha, e cila nuk i priti gazetarët në institucion, por urdhëroi rojen e shkollës që t?i nxirrte jashtë. Gazetarët e Fiks Fare nuk e e lanë me kaq duke iu vënë pas drejtoreshës e cila nuk dha asnjë sqarim. I vetmi që pranon të jap sqarim nga shkolla është nëndrejtori i kësaj shkolle. Ai nuk pranon asnjë nga akuzat që mësuesit ngrenë për drejtoreshën dhe hedh poshtë çdo pretendim të tyre. Nëndrejtori, Adriatik Basha, i pyetur për listën me bindjet politike të mësuesve i referohet drejtpërdrejt vitit 2013 , ndërkohë që në pyetjen e gazetares nuk kishte referim viti. Vetë drejtori pohoi, se në vitin 2013 ishte bërë një listë e tillë dhe ai ishte në dijeni.
Emisioni Fiks Fare ju drejtua Drejtorisë Arsimore Rajonale të qarkut të Beratit.
Selman Hoda, drejtor i DAR Berat nuk pranon të prononcohet. Por në një bashkëbisedim të gazetetares me të, nuk mohon faktin se lista e përpiluar në vitin 2013 nga Tatjana Hoxha mund të jetë e vërtetë. Ai thotë se prej dy vitesh që unë jam në këtë post nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe as që bëhet fjalë që në shkolla të flitet më për politik.
Emisioni investigativ Fiks Fare ka trajtuar mbrëmjen e sotme...
Një ngjarje e paprecedentë është shënuar ditën e sotme në fs...
Nga Basir CollakuDrejtuesit e policise Fier, te shperblyer m...
Aktori i njohur, njëkohësisht edhe anëtari i Këshillit Kombë...
Rasti i paprecedent i Petrit Albrahimit nga Balldreni Elbasa...
Banorët e fshatit Vëerdovë në Pogradec po vuajnë prej 6 ditë...
Bashkia e Tiranës miratoi në ditët e fundit të vitit që lamë...
Ndërrimi i drejtorëve ka sjellë një valë shkarkimesh në UKT....
Gazetari Bledi Mane, ka akuzuar për vjedhje dhe mos pagim të...
Policia Bashkiake vijon aksionin e saj për pastrimin e trotu...
Elvi FUNDO/citynews Prej disa muajsh, reforma në Drej...
Është një habi e madhe ta dëgjosh këtë lajm, por mjerisht ës...
Pak ditë më parë, ndërsa kthehej nga zyra për në hyrjen e pa...
NGA BIRN/Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një...
Aktori i mirënjohur shqiptar, Jul Deda ka denoncuar publikis...
Pamje shokuese nga ambientet e Spitalit Ushtarak në Tiranë j...
Gjashtë muaj më parë një 18-vjeçar, që jeton në lagjen “Hali...
Ish-Përgjegjës tek vagonat e minierës, sot deputet i qarkut ...
Prerjet e pemëve pa kriter vijojnë ende në vendin tonë. Së f...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...