“Vëllai i Ministres Kumbaro, ndan fondet e Teatrit Kombëtar me drejtorin e dajakut”
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se vëllai i Ministres...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se nën presionin e denoncimeve, Kryeministri Edi Rama ka përgjysmuar rryshfetin e tij në konçesionin e Check-up. Përmes një deklarate për shtyp nga selia blu, Vokshi tha se propaganda e sotme e Ramës, është thjesht një tërheqje pas denoncimit me prova e me fakte të Partisë Demokratike, mbi këtë abuzim skandaloz me shëndetin e shqiptarëve.
Deklarata e plotë për mediat nga deputetja demokrate Albana Vokshi
Nën presionin e denoncimeve të Partisë Demokratike, dhe të një pjese të medias së lirë, Edi Rama sot u detyrua të përgjysmojë rryshfetin e tij me konçesionin e check-up-it.
Ndërkohë që e kishte paracaktuar fituesen e këtij koncesioni, donatoren e tij Vilma Nushi, me ofertën më të lartë në garë, 25 përqind më shumë se konkurentët e tjerë, çka do të thotë 18 milionë euro dëm shtetit, 18 milionë euro dëm parave të shqiptarëve, pra kishte planifikuar se do ti jepte të përzgjedhures së tij 120 milionë euro, sot del dhe thotë se ka ndërmend ti japë 64 milionë dollarë.
Ky është një mashtrim skandaloz, një përpjekje për të shpëtuar nga skandali ku Rama, Beqaj dhe donatorja e tij janë kapur në flagrancë, duke vjedhur fondet e shëndetësisë, duke vjedhur paratë e shqiptarëve, duke manipuluar shifrat e check-up, për grup moshën 40-65 vjeç, një target grup prej 920 mijë personash.
Sipas kontratës, pavarësisht numrit të personave që do bënin kontrollin, Edi Rama kishte planifikuar që të ndante me vilmën e tij paratë për kontrollin e 920 mijë personave, edhe pse të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm 20 përqind e kësaj grupmoshe e bëjnë check-up-in.
Pas fushatës dhe denoncimeve të Partisë Demokratike, Edi Rama pranoi se do ti japë para vilmës së tij, jo për 920 mijë persona, por për 475 mijë.
Dy ditë më parë ne treguam me prova e fakte se si kanë abuzuar në vitin 2015 duke paguar 1.7 mld lekë më shumë, për 100 mije kontrolle të pakryera kurrë. Pra të dashur qytetarë, vilma mori nga Rama 1.7 miliardë lekë për një punë që nuk e kishte kryer.
Kjo skemë do të zbatohej edhe në vitet në vazhdim.
Propaganda e sotme e Edi Ramës, është thjesht një tërheqje pas denoncimit me prova e me fakte të Partisë Demokratike, mbi këtë abuzim skandaloz me shëndetin e shqiptarëve.
Ne duam të ndajmë sot një betejë të fituar me korrupsionin e Edi Ramës, i cili sot u detyrua të përgjysmojë hisen e tij në këtë megaskandal.
Por pavarërisht kësaj, Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje Prokurorisë të hetojë me shpejtësi, me përgjegjësi e me profesionalizëm, e të nxjerrë para ligjit e përgjegjësisë autorët e kësaj vjedhjeje me paratë e shëndetin e shqiptarëve.
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se vëllai i Ministres...
Sotiraq Filo, është kryebashkiaku i Korçës me 16 llogari ban...
Policia e Shtetit bën me dije se ka patur të shtëna me armë ...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, tha pak javë më pa...
I prekur nga reagimi i tyre, ai iu ka thënë deputetëve që is...
Kjo këngë (e rrenave) i shkon për shtat qeverisë dhe kryebas...
AKEP raporton 3 359 654 përdorues aktiv të telefonisë celula...
Prokuroria e Rrethit Durrës ka dërguar për gjykim ish-drejto...
Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e ligjit për ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo nuk është në ditë...
Policia ka publikuar videon e arrestimeve të kryera në kuadë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në autostradë...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në b...
Deputeti socialist, Erion Braçe, nuk ka fshehur entuziazmin ...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit ka një pasuri të konsiderue...
Kreyministri i vendit Edi Rama, duket se nuk e përballuar do...
Konferenca Kombëtare mbi “Korrupsioni Zgjedhor” e organizua...
Ambasadori amerikan, Donald Lu, është shprehur i kënaqur për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...