Fatmir Toçi sulmon Kokëdhimën: Është më keq se Ali Pashë Tepelena. Po i falin Jugun!
Deputeti socialist Koço Kokëdhima është sulmuar nga kolegu i...
Lajmi i sotshëm është se Adriatik Llalla, që ushtron detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ka rezerva për draftin e propozuar në kuadër të reformës në Drejtësi. Llalla ndodhet në Kroaci, ku duket se ka bërë disa vlerësime për ndërhyrjen që bëhet në organin e akuzës, të cilat nuk i pëlqejnë. ?Siç theksohet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, paketa kushtetuese parashikon një këshill me një shumicë të brishtë prokurorësh, që do të drejtohet nga një person jashtë sistemit; e për këtë arsye Adriatik Llalla ka rezerva për draftin. Sipas Llallës modeli i duhur do të ishte ai kroat, ku Këshilli i Prokurorisë ka 11 anëtarë, 7 prej të cilëve janë prokurorë dhe drejtuesi është po ashtu prokuror. Edhe për strukturën anti-korrupsion Llalla është kundër parashikimeve të bëra nga ekspertët shqiptarë. Ai gjykon se duhet zgjedhur modeli kroat dhe struktura të jetë në varësi të prokurorit të Përgjithshëm e jo një institucion i pavarur?( http://vizionplus.al/llalla-rezerva-per-reformen/).
Nuk mund të aludohet për asnjë çast për arsyen se përse rezervat e Llallës përputhen me ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por një gjykim mbi pretendimet e kreut të organit të akuzës është legjitim. Llalla po kërkon që të ruhet status quoja e drejtimit të Prokurorisë, qoftë edhe për strukturën antikorrupsion, të cilën para disa kohësh e shpalli të tepërt dhe pa ngarkesë pune. Llalla kërkon ruajtjen e kontrollit mbi një njësi të tillë, ndërkohë që edhe për një çështje të hapur vetë, siç është nisja e hetimit kryesisht për konçesionet e Ministrisë së Shëndetësisë, u desh një muaj për të caktuar prokurorin.
Adriatik Llalla sugjeron që Këshilli i Prokurorisë të jetë nën kontrollin e një mazhorance prokurorësh, duke ardhur në kundërshtim me frymën e amendimeve si dhe me kërkesat që shtrohen pas një përvoje jo të mirë me Prokurorinë. Deri më tani, ky organ ka qenë i centralizuar dhe Adriatik Llalla me parardhësit e tij kanë qenë të plotfuqishëm për të vepruar. Nuk e kanë bërë këtë gjë, megjithë tagrin dhe pushtetin real që kanë patur. Llalla vetë është një Prokuror që është dëgjuar shpesh të thotë se ?do të ketë arrestime të bujshme?, e megjithatë asgjë nuk ka ndodhur. Sikur edhe kjo përvojë e vogël të gjykohet, lind si kërkesë minimale largimi i këtij individi nga drejtimi i Prokurorisë për paaftësi. Ka edhe arsye të tjera. Është fakt i njohur tashmë e nuk përbën ndonjë akuzë të thuhet se Prokurori i Përgjithshëm është violinë e Ilir Metës dhe PD-së, në këtë përballje të madhe që po ndodh për reformën në Drejtësi. Komikja është se kur drejtues institucionesh marrin përsipër të përçojnë lojëra politike duke harruar funksionet reale, ndodh që sapo politika arrin konsensus-pazarin, edhe falë tyre, e ka shumë kollaj që mandej t?i flakë si limona të shtrydhur. Shembujt janë të shumtë. Sido që ta shikosh Llalla nuk i duhet Shqipërisë: një vend i zhytur në korrupsion, me akuza publike për vrasje në mes të Parlamentit dhe përfundimi: asgjë nuk ka ndodhur. Dhe mbulimi me heshtje është edhe përgjegjësi e Prokurorisë, e individit që e drejton, e modelit që është adoptuar. Ndaj ikja e Lllallës dhe ndryshimi i modelit duhen përshëndetur, jo pse naivisht beson njeri se do të ndodhë revolucioni, por si një mundësi e vetme për të shkundur dhe zhbërë një ekuilibër që i shërben vetëm dy apo tri njerëzve./Respublica
Deputeti socialist Koço Kokëdhima është sulmuar nga kolegu i...
Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leona...
E ndërsa Kreu i PS-së është kundërshtuar nga anëtarët e part...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka reaguar lidhur me ...
Qeveria shqiptare do të pajtojë një tjetër kompani konsulenc...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, ku p...
Gjoba e shumë folur e Bashkisë së Tiranës për Partinë Demokr...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra ...
Disa banorë të Himarës kanë goditur me gurë punonjësit e Ins...
Dritan Hila ironizon duke shkruar se shqiptarët kanë bërë zg...
Partia Demokratike do të paraqesë ofertën e saj për qytetarë...
Kostandini 8-muajsh vuan nga një sëmundje e rëndë, ilacet e ...
Gazetari i “Zërit të Popullit”, deri në ditët e fundit të di...
Të abuzuara nga gangsterët, të mohuara nga familjet dhe të b...
Zoti Kryeministër !…”Ti e di se nuk jam gazetë pa dokumenta,...
Gjatë 24 orëve të kaluara moti mbi vendin tonë ka qenë i kth...
Në kategorinë e njohur “Destinacione”, autorët e faqes shkru...
Pika kufitare e Kapshticës do të ndërpresë shërbimin për qyt...
Fotot janë marrë sot në orët e para të mëngjesit pranë drejt...
Vjedhja e energjisë në Shqipëri edhe pas ashpërsimit të ligj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...