“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Pesë vjet përpara katër shtetas shqiptarë të parrezikshëm u vranë nga forcat e sigurisë të shtetit të tyre, në dyert e një institucioni, ndërkohë që nuk ishte as tentativë grushti shteti, as vjedhjeje apo vandalizmi. Shteti shqiptar asnjëherë nuk ka qenë miqësor me nënshtetasit e tij, por ky është rast ekstrem i cili shkeli një vijë të kuqe edhe pse të zbehtë në rastin shqiptar, të raportit të shtetit dhe qeverisurve prej tij. Mes shumë aspekteve të dhunshme që ka martesa e shqiptarëve me shtetin e tyre, ky ishte kulmimi i një raporti, asnjëherë të ngritur mbi mirëbesimin dhe respektin reciprok, ku viktima ka qenë gjithmonë qytetari.
Ngjarja e 21 janarit ka lënë pasoja tek qëndrimi i shoqërisë shqiptare ndaj sjelljeve publike. Tashmë kur shqiptarët shikojnë qoftë edhe në vende të tjera protesta të dhunshme, janë të parët që i dënojnë. Për dy shishe molotov dhe pesë xhama të thyer të ?Vetëvendosjes? në Prishtinë, ne këtej kufirit, reaguam më ashpër se termidorianët.
21 janari, në vend se të rriste reaktivitetin, vraru shpirtin e kundërshtimit të një shoqërie që edhe përpara nuk ka njohur revolucion social.
?Kush bën të pamundur revolucionet paqësore, bën të pashmangshme revolucionet e dhunshme? thoshte dikur Xhon Kenedi. Rasti shqiptar është një rast i dëshpëruar, ku pushteti dhe inteligjenca, punojnë krah për krah të asgjësojnë shpirtin e kundërshtimit edhe në vegimet e shqiptarëve të zakonshëm, lere më në sjelljet publike të tyre. Ajme. Nëse bota do të kishte mendësinë që ka sot, shoqëria shqiptare, as revolucioni i 1848 dhe as ato të 1968 nuk do të kishin ndodhur kurrë.
Nga ky kontribut reaksionar nuk përjashtohet as opozita e atëhershme shqiptare. Pesë vjet nga kjo ngjarje dhe tre vjet në drejtimin e shtetit, nuk është bërë asgjë për zbardhjen e saj. Rama që gjen kohë të takohet me Prokurorin e Përgjithshëm për gjithfarë deputetësh problematikë që ka në grupin parlamentar, nuk ka gjetur kohën të thërrasë një herë të vetme në interpelancë Adriatik Llallën. I vetmi veprim i ndërrmarë nga qeverisja socialiste për të zhbiriluar këtë ngjarje daton një vit më parë, dhe ishte tentativa për të çuar në prokurori Lulzim Bashën për një shkresë me ? gabime ortografike. Barcaletë. Reagimi ndaj protestës së fundit të PD-së, ku për dy shishe me bojë të hedhura kryeministrisë dhe prishjes së një puçre betoni të vendosur në kompleksin qeveritar, funksionarët socialistë, folën si ministra të rendit në Mbretërinë e Napolit, ishte tregues se pala e ardhur në pushtet, nuk ndryshon nga mendësia e atyre që ikën. Janë po aq reaksionarë, kundërshtarë të ndryshimit, klientelistë dhe të njëjtat koncepte të formatit mesjetar ?shteti jam unë?, sa qeverisja e Berishës. Sjellja e tyre ka treguar se ndjekësit i konsiderojnë turma, ndërsa fatkeqët që humbin jetën, si mish për top.
21 Janari do të mbahet mend edhe si dita kur inteligjenca shqiptare (përjashto zëra sporadikë) si gjithmonë zgjodhi krahun e pushtetit, dhe askush nuk u bë me viktimën, por ose me pushtetin ose me ata që kishin nxjerrë viktimën në rrugë. Në një vend ku politika e trajton inteligjencën si argument për legjitimitetin e vet, por jo si opononent të rafinuar të pushtetit të saj, duhej pritur që inteligjenca të gjente mënyrën t?i imponohej pushtetit. Ka ndodhur më e keqja: që inteligjenca ka kërkuar pushtetin, është bërë pjesë e tij, duke e kthyer të gjithë sistemin në një orgji. Dhe jemi në pikën që askush nuk i ka besën askujt.
Përkthyer me fjalë të thjeshta, pas 21 janarit të 2011-ës, kush del në rrugë të protestojë duhet të këtë frikë mos e vrasë shteti; të ketë frikë se mos e shet ai që i ka thënë të protestojë; të jetë i bindur se pas kësaj askush nuk do ta mbrojë. 21 Janari është dita kur Sali Berisha mori mbi supe damkën e vrasësit, Edi Rama atë të manipulatorit, inteligjenca shqiptare atë të bashkëpunëtores me pushtetin, ku për asnjërin jeta njerëzore nuk ka vlerë. Një situatë mizerje./ Nga Dritan Hila…Koha Jonë
Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, është shprehur s...
Horoskopi ditor për diten e enjte – 21. janar 2016Sot do je...
...
Nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, betejat janë hum...
Atje ku ka teori komploti, duhet të ketë padyshim edhe teori...
Një vendim i qeverisë shqiptare i datës 7 Janar 2016 i dha d...
Gëzim Musabelliu është emëruar ditën e sotme në postin e zëv...
Nesër bëhen 5 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku në m...
Sot mund të blesh lirisht në treg të zi karta telefonike cel...
Nisma Thurje ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë që mbl...
Me mbylljen e procesit të zgjedhjeve për Kreun e Forumit Rin...
Një delegacion i Komisionit të Venecias i përbërë nga 6 eksp...
Një video-skandal është publikuar mbrëmjen e sotme në emisio...
Ministria e Financave vijon të ketë qëndrimin se mbledhja e ...
Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare thotë se 1% e viz...
Në këtë foto shihen disa nxënës shqiptarë në Malishevë që u ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...