web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja sa peshonin përkrenarja dhe shpatat e Skënderbeut

9 Janar 2016, 14:31, Kuriozitete CNA

Është shkruar dhe është folur shumë rreth përkrenares dhe shpatës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Por, ato që janë folur nuk janë të sakta.

Madje, ka mite se shpata e tij ka peshuar 18 kilogramë, apo se turqit ia vodhën me bindjen se aty fshihet forca e tij. Në një legjendë thuhet se pas kësaj vjedhjeve, Skënderbeu tha: ?Shpatën mund ta vjedhin, por jo krahun tim?

Studiuesi Gjon Keka jep të dhëna të sakta për shpatën dhe përkrenaren e tij.
Sipas tij, përkrenarja me mbishkrimin ?* IN * PE * RA * TO * RE * BT *?, peshon tre kilogramë.

Ndërkaq, shpata e Gjergj Kastriotit e modelit italian, ka gjatësi 89 centimetra, gjerësi 5.5 centimetra, hekuri i mesëm ka gjatësi 7.8 centimetra, ndërsa peshon 1.9 kilogramë.
Shpata tjetër e tij e modelit turk, sipas Kekës, ka gjatësi 1.22 metra dhe peshon 3.2 kilogramë.





Lajmet e fundit nga