Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Jeffrey D. Sachs
Sulmet terroriste mbi civilët, si rrëzimi mbi Sinai i një avioni rus ku u vranë 224 pasagjerë, si masakra tmerruese e Parisit që mori 129 jetë të pafajshme apo bombardimi tragjik në Ankara që vrau 102 aktivistë të paqes, janë krime kundër njerëzimit. Fajtorët, në këtë rast, Shteti Islamik (ISIS), duhet të ndalen. Suksesi do të kërkojë një kuptim të pastër të rrënjëve të këtij rrjeti të pamëshirshëm xhihadistësh.
Është e dhimbshme të pranohet, perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, mban një përgjegjësi për krijimin e kushteve në të cilat ISIS ka lulëzuar. Vetëm një ndryshim në politikën e jashtme vis-a-vis të SHBA dhe Europës në Lindjen e Mesme mund të pakësojë rrezikun e terrorizmit të mëtejshëm.
Sulmet e fundit duhet të kuptohen si ?terrorizëm jehonë?: një rezultat i tmerrshëm i paplanifikuar i veprimeve ushtarake të SHBA dhe Europës në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore, Bririn e Afrikës dhe Azinë Qëndrore që synoi të përmbyste qeveritë dhe të instalonte regjime që i përshtateshin interesave perëndimore. Këto operacione jo vetëm që kanë destabilizuar rajonet shënjestër, duke shkaktuar vuajtje të mëdha, por gjithashtu kanë vënë popullatat në SHBA, BE, Rusi dhe Lindje të Mesme në rrezik të madh terrori.
Publikut nuk i është thënë kurrë historia e vërtetë e Osama bin Laden, Al Kaedës apo rritjes së ISIS në Irak dhe Siri. Duke filluar në vitin 1979, CIA mobilizoi, rekrutoi, trajnoi dhe armatosi të rinj suni për të luftuar Bashkimin Sovjetik në Afganistan. CIA rekrutoi kryesisht nga popullatat myslimane (përfshirë Europën) për të formuar muxhahidët, një forcë shumëkombshe luftëtarësh suni të mobilizuar për të përzënë sovjetët nga Afganistani.
Bin Laden, nga një familje e pasur saudite, u çua për të ndihmuar drejtimin dhe bashkëfinancimin e operacionit. Ky ishte lloji tipik i operacioneve të CIA-s: mbështetja në financimin e improvizuar përmes një familje të pasur saudite dhe të ardhurat nga kontrabanda lokale dhe tregtia e narkotikëve.
Duke promovuar pikëpamjen kyçe të një xhihadi që mbron tokën e islamit nga të huajt, CIA prodhoi një forcë të fortë luftimi prej mijëra të rinjsh të zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe gati për betejë. Është kjo forcë fillestare ? dhe ideologjia që e motivoi atë ? që sot formon ende bazën e kryengritësve xhihadist suni, përfshirë ISIS. Ndërsa shënjestra origjinale e xhihadistëve ishte Bashkimi Sovjetik, sot ?të pafetë? përfshinë SHBA-në, Europën (kryesisht Francën dhe Britaninë) dhe Rusinë.
Në fund të viteve 1980, me tërheqjen e sovjetëve nga Afganistani, disa elementë të muxhahidëve morën formën e Al Kaedës, që në arabisht do të thotë ?baza?, që i referohej ndërtesave ushtarake dhe objekteve të stërvitjes në Afganistan ndërtuar për muxhahidët nga Bin Laden dhe CIA. Pas tërheqjes së sovjetëve, termi Al Kaeda ndryshoi kuptim nga një bazë specifike ushtarake në një bazë organizative të aktiviteteve xhihadiste.
Pasojat negative kundër SHBA-së filluan në vitin 1990 me Luftën e Parë të Gjirit, kur SHBA krijoi dhe zgjeroi bazat ushtarake në tokën islame (Dar al-Islam) , kryesisht në Arabinë Saudite, shtëpi e financimit të islamit dhe vendeve të shenjta. Kjo prani e zgjeruar e ushtrisë amerikane ishte e kundërta e ideologjisë themelore të xhihadistëve që CIA kishte bërë aq shumë për ta ngjizur.
Lufta e paprovokuar e Amerikës në Iran në 2003 i lëshoi nga zinxhiri demonët. Jo vetëm që lufta u lançua në bazë të gënjeshtrave të CIA-s, gjithashtu synonte të krijonte një regjim shia të nënshtruar ndaj SHBA-së dhe kundër xhihadistëve suni dhe shumë sunive të tjerë irakianë që ishin gati të rroknin armët. Së fundmi, SHBA-ja, Franca dhe Britania rrëzuan nga pushteti Kadafin në Libi dhe SHBA punoi me gjeneralët egjiptianëpër të rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Vëllazërisë Myslimane. Në Siri, pas shtypjes me dhunë të protestave paqësore të publikut nga ana e presidentit Bashar al-Assad në vitin 2011, SHBA-ja, Arabia Saudite, Turqia dhe aleatë të tjerë të rajonit ndihmuan në krijimin e një ushtrie kryengritësish që e ka çuar vendin në kaos dhe dhunë.
Operacione të tilla kanë dështuar ? vazhdimisht dhe në mënyrë shkatërrimtare ? të prodhojnë qeveri legjitime apo stabilitet. Përkundrazi, duke themeluar qeveri autoritare në Irak, Libi dhe Siri dhe duke stabilizuar Sudanin dhe pjesë të tjera të Afrikës që konsiderohen si armiqësore ndaj perëndimit, ata kanë bërë më shumë për të nxitur kaosin, gjakderdhjen dhe luftën civile. Është kjo trazirë që i dha mundësinë ISIS të marrë dhe të mbrojë territorin në Siri, Irak dhe pjesë të Afrikës Veriore.
Tre hapa janë të nevojshëm për të mposhtur ISIS dhe xhihadistë të tjerë të dhunshëm. Së pari, presidenti amerikan Barak Obama duhet të ndërpresë operacionet e mbuluara të CIA-s. Përdorimi i CIA-s si një ushtri sekrete për destabilizim ka një histori të gjatë dhe tragjike dështimi, të fshehur nga pamja e publikut nën mantelin e sekretit të agjencisë.
Së dyti, SHBA-ja, Rusia dhe anëtarë të tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara duhet të ndalojnë menjëherë luftën e tyre të brendshme dhe të krijojnë një marrëveshje për paqen siriane. Ata kanë një përgjegjësi të përbashkët dhe urgjente në përballjen me ISIS; të gjitha janë viktima të terrorit. Për më tepër, veprimi ushtarak kundër ISIS mund të dalë me sukses vetëm me legjitimitetin dhe mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB.
Marrëveshja e OKB duhet të përfshijë një fund imediat ndaj kryengritjes kundër Assad që SHBA, Arabia Saudite dhe Turqia kanë ndjekur; një armëpushim sirian; një forcë ushtarake me mandat të OKB për t?u përballur me ISIS dhe një tranzicion politik në Siri diktuar jo nga SHBA, por nga një konsensus i OKB për të mbështetur rindërtimin politik jo të dhunshëm.
Së fundmi, zgjidhja afatgjatë për stabilitetin rajonal gjendet në zhvillimin e qëndrueshëm. E gjithë Lindja e Mesme është e rrethuar jo vetëm nga luftërat por edhe nga dështimet në thellim të zhvillimit: si shkretëtirëzimi, papunësia e lartë e të rinjve, sistemet e këqija të arsimit dhe bllokime të tjera serioze.
Më shumë lufëra ? veçanërisht ato të mbështetura nga CIA dhe drejtuar nga perëndimi ? nuk do të zgjidhin asgjë. Përkundrazi, një rritje e investimit në edukim, shëndetësi, energji të rinovueshme, bujqësi dhe infrastrukturë, financuar nga brenda rajonit dhe globalisht, është çelësi i ndërtimit të një të ardhme më të qëndrueshme për Lindjen e Mesme dhe botën.
Project Syndicate-BIRN
Isis ka ndërmarrë një fushatë në internet për të sulmuar F...
Një shtetas 49-vjeçar është rrahur barbarisht përpara shtëpi...
Kryeministri i Belgjikës Charles Michel i ka paraqitur Parla...
Të shtunën e shkuar m’u krijua ideja se bota ndali për një s...
Autoritetet franceze kanë konfirmuar vdekjen Abdelhamid Abaa...
Presidenti turk islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan, ...
Unë e di se nga çfarë ka frikë ISIS”, kështu ka deklaruar Ni...
Tre kryetarët e partive të opozitës deklaruan të enjten se d...
Franca rrezikon të jetë pre e atentateve me armë kimike apo ...
Franca ka nisur në drejtim të xhihadistëve luftanijen më të ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur një shpërblim pr...
Prokurori i Parisit tha sot se është ende e paqartë nëse per...
Nga Jason BurkeEdhe nëse shërbimeve të sigurisë u ofrohen më...
Për herë të parë, një shtet anëtar i BE ka aktivizuar një kl...
FBI ka dhënë alarmin se Italia rrezikon të sulmohet nga terr...
Sulmi i shumëfishtë i ISIS në Paris mund të kenë qenë i sofi...
Tre persona, për të cilët pretendohet të jenë mbështetësit e...
Pavarësisht nga frika e sigurisë pas sulmeve të Parisit, Pap...
Aiman Dean, i cili ka qenë anëtar i Al-Kaedës dhe tani ësht...
Është përshkallëzuar edhe më tej situata në kryeqytetin e Ko...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...