web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja cili është plani i Belgjikës kundër ISIS

19 Nëntor 2015, 14:29, Kosova & Bota CNA

Kryeministri i Belgjikës Charles Michel i ka paraqitur Parlamentit një plan veprimi kundër terrorizmit në 18 pika duke lajmëruar dhe një modifikim të Kushtetutës për të ndryshuar gjendjen e arrestit nga 24 në 72 orë.

Ja çfarë parashikon plani i tij kundër terrorizmit në 18 pika:

400 mln euro më shumë për sigurinë.

Përforcim i kontrolleve policore në kufij.

Shtimi i forcave ushtarake në sektorin e sigurisë me 520 forca të reja.

Ndryshim i kodit penal duke futur teknologji të reja të dobishme për inteligjencën, si gjurmat zanore dhe përmirësim i përgjimeve.

Ndryshim i Kushtetutës për gjendjen e arrestit nga 24 në 72 orë.

Kërkime24 orë në ditë, dhe jo nga ora 21:00 deri në 05:00 siç është tani.

Burg për luftëtarët e huaj: Ata belgë që kanë luftuar jashtë për terroristët do të burgosen menjëherë.

Byzyluk elektronik përgjimi për elementët e dyshuar.

Regjistrim pasagjershë me anë të të cilëve do të kryhen kontrolle sistematike.

Arrestime ose deportime për imamët që nxisin urrejtje.

Shkatërrim të objekteve të kultit që mbrojnë xhihadizmin.

Të ndalohen shitjet e kartave telefonike të paregjistruara ose anonime.

Plan special për Molenbeek, lagjen ku ka shumë elementë të dyshimte.

Përforcim të kontrollit në hyrjen e vendeve të punës të konsideruar si ?të ndjeshëm?.

Zgjerim të rrjetit te kamerave.

Mbyllje të faqeve të uebit që predikojnë urrejtjen.

Përshtatje e ligjit në bazë të gjendjes së emergjencës.

Pjesëmarrje belge në nivel ndërkombëtar për luftën kundër ISIS

 

 





Lajmet e fundit nga