Ja sa kushtuan tre investimet kryesore ne Korçë
Qeveria Shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve pr...
Në një dalje për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka denoncuar sot implikimin e funksionarëve të lartë të policisë në trafiqe të lëndëve narkotike. Sipas Bashës, drejtori i Policisë së Korçës dhe Gjirokastrës janë të përfshirë drejtpërdrejte në aferat e trafikut të drogës.
Postimi i kreut të PD në rrjetet sociale
“Drejtorët e Policisë në Korçë dhe në Gjirokastër, Arianit Arapi dhe Ajet Zyberi janë dokumentuar përsëri nga parnerët si shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit, miq për kokë të Edi Ramës.
Kjo është era e kalbëzimit të shtetit. Kjo është era e rënies së shtetit në duart e mafies. Kjo është era e përzjerjes së kryeministrit dhe qeverisë së tij me krimin.
Ky nuk është shtet. Eshtë kutërbimi i ndotjes që ka shkaktuar shkrirja e qeverisë së Edi Ramës me bandat, ndotja e një oligarkie të përlyer me krim.
Bashkë me qytetarët kemi detyrën dhe të drejtën ta largojmë një orë e më parë.”
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës
Ka filluar të vijë era shtet, thotë Edi Rama. Në fakt vendi kutërbon dhe qelbet nga era e drogës, e krimit, e trafiqeve, e përfshirjes të palo shtetit të Edi Ramës në trafiqe.
Pas arrestimit të bandës në Durrës, ministri i tij është dokumentuar duke justifikuar, duke dhënë llogari para banditëve, krerëve të bandës dhe personave të lidhur me ta, duke ju thënë ?nuk e keni prej meje, nuk isha unë ?. Kjo wshtw e dokumentuar.
Është pikërisht dokumentimi i kësaj që tregon se sa qelbet shteti i Edi Ramës.
Por Edi Rama është krenar dhe thotë se kjo është era shtet.
A do jetë krenar Edi Rama sot për ministrin e tij, pas fakteve të reja që publikojmë, të dokumentuara po kështu nga parnerët se dy drejtorët e tij të Policisë në Korçë dhe në Gjirokastër, janë të implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës.
Arianit Arapi dhe Ajet Zyberi janë dokumentuar përsëri nga parnerët si shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit, miq për kokë të Edi Ramës. Era shtet është kjo?!
Kjo është era e kalbëzimit të shtetit. Kjo është era e rënies së shtetit në duart e mafies. Kjo është era e përzjerjes së kryeministrit dhe qeverisë së tij me krimin. Cili është treguesi, matësi kryesor i shtetit?! Është forca, dhuna ndaj të pamundurve?! A është vallë shtet të mbushësh qelitë me të varfër, me të pamundur që nuk kanë 10 mijë lekë të vjetra të paguajnë energjinë se nuk kanë se me çfarë, se nuk kanë ku ti marrin?!
Apo të mbushësh burgjet me berberë e ambulantë që nuk kanë kupon.
Por nga ana tjetër, të kesh narkoministrin e dy drejtorët e Policisë në shërbim të bandave të drogës.
Era shtet është të kesh hektarë të mbjellë me drogë në gjithë vendin që ruhen me njerëz të armatosur, që kanë imunitet nga banditët e veshur me uniformë që ruhen nga ministri i Brendshëm që justifikohet se nuk e kanë prej atij kur e kapin shërbimet partnere?!
Në fund, jo vetëm era shtet që nuk është por është era krim.
Çdo qytetar e sheh vetë dhe e di se kjo është forma, përmbajtja, përmasa e një regjimi kriminal, e një miksimi qeveri-krim, që i ka zënë frymën vendit.
Nuk është era shtet të vendosësh drejtorin e kufirit të Dhërmiut në prehrin e kushërinjve habilaj, zonë ku magazinohet e bëhet gati për të kaluar në Itali hashashi i vendit?
Nuk është era shtet të dalësh e të thuash që refuzon të zbatosh një vendim gjykate si ministër i Brendshëm, e më pas po ky birbo të dalë e të arrestojë përmbaruesin që u ngarkua me zbatimin e këtij vendimi gjykate, një arrestim që prokuroria e shpalli të paligjshëm.
Ky nuk është shtet. Është një regjim kriminal oligarkik. Eshtë kutërbimi i ndotjes që ka shkaktuar shkrirja e qeverisë së Edi Ramës me bandat, ndotja e një oligarkie të përlyer me krim.
Ky regjim me këto përmësa ka qelbur Shqipërinë, bashkë me qytetarët kemi detyrën dhe të drejtën ta largojmë një orë e më parë.
Qeveria Shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve pr...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Rauning...
Investigim nga Lindita Çela dhe Gjergj ErebaraNë qytetin e v...
Kjo video transmeton pamjet në momentin kur një kazino vidhe...
Udhëzimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i...
Dy policët privatë të kompanisë “Ndreu Security” janë përfsh...
Mediat e specializuara të historisë dhe arkeologjisë nënujor...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në kuadër të 25-vjetorit të meshë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë.Një furgon që tran...
LSI mendon që reforma në drejtësi ka nevojë të bëhet me gji...
Top Channel ka mësuar nga autoritetet britanike të drejtësis...
Drejtori i Emergjencave Civile në Lushnje, Robert Shtëmbari...
Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar për 1...
Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se dëmi i shk...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur në lidhje me aksioni...
Polica e Shkodrës ka arrestuar 6 persona, pasi u sekuestrua ...
Sheshi “Skënderbej” do të rikonstruktohet me anë të një proj...
Shqiptarët dhe grekët, pasardhës të ilirëve dhe helenëve të ...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Mir (Dashnor) Kotar...
Ekspertiza shkencore ka dalë në përfundimin se deputeti Ar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...