VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Nga Rohan Smith, news.com.au
Ishte një ditë e nxehtë gushti e vitit 1991, kur Adrian Kokphi vendosi të rrezikojë gjithçka.
Bashkë me dy shokë u ngjit në bordin e një kamioni rrangallë, të mbushur plot me shqiptarë në kërkim të një jete më të mirë, në mes të kaosit të atij vendi të paqendrueshëm në atë kohë.
Udhëtoi për 50 kilometra mbi kofanon e kamionit, i kapur tek një fener. Kurrë nuk kishte parë diçka kaq të mbushur me njerëzit, derisa mbërriti në qytetin-port të Vlorës.
Atje, 40 metra larg bregut, anija ?Vlora? ishte mbushur plot e përplot- 20 mijë shqiptarë të ngjeshur kishin zënë çdo centimetër.
Ishte një torturë, por ishte më mirë se në Shqipëri, ku i gjithë vendi po shpërthente.
Kokphi, 22 vjeç, ëndërronte për një jetë më të mirë në Itali. U hodh në ujë dhe nisi të notonte.
Ai humbi një këpucë, por nuk kishte kohë që që të kthehej.
Ndërkohë që tymi nisi të dalë dhe motorët e anijes u vunë në punë, i riu kapi një shkallë dhe u ngjit.
Kur mbërriti në majë, e kuptoi se nuk kishte vend për të.
Anija lundroi në Kanalin e Otrantos, ndërsa ai mbahej tek shkalla përgjatë shumicës së udhëtimit.
?Ishte një kohë e gjatë duke lundruar, ishte një torturë,? kujton 46-vjeçari.
?Ishim të paketuar si sardele, por secili kishte ëndrra, ëndrra të ndryshme?.
Pamjet e udhëtimit të anijes ?Vlora? janë rishfaqur në median sociale këtë javë, por historia është krejt ndryshe.
Fotot i janë bashkëngjitur një historie për Luftën e Dytë Botërore.
Autorët shkruajnë se emigrantët po arratiseshin nga Europa për në Afrikë.
Kjo është false, por fotot janë shpërndarë mijëra herë pavarësisht kësaj.
Kokphi thotë se është koha që njerëzit të dëgjojnë historinë e vërtetë, atë që i ndryshoi jetën përgjithmonë.
Gjërat po ndryshonin në Shqipëri në vitin 1991 dhe jo për mirë.
Zgjedhjet lanë në pushtet Partinë e Punës, të mbështetur nga komunistet, por një qeveri koalicioni u formua shumë shpejt.
Ndryshimet sollën trazira sociale.
Kokphi thotë se Shqipëria po shpërthente.
?Gjithçka po mbyllej, i gjithë vendi. Ekonomia kaloi në kolaps, fabrikat u mbyllën, nuk kishte asgjë për të bërë. Nuk shihnim të ardhme aty?.
Pasuan largimet masive në portet e Adriatikut dhe turma të mëdha mblidheshin për të hipur në anijët e tejngarkuara.
Këtu nis historia e zotit Kokphi.
Në bord, ai thotë se nuk merrje dot frymë. Kishte njerëz me armë dhe pa ushqim, ujë apo strehë.
?Nuk kam parë kurrë kaq shumë njerëz. Zoti im. Anija ishte e mbushur plot?.
Ai nuk e mban mend mirë se sa u desh për të mbërritur në portin italian të Barit.
Të dhënat zyrtare thonë se u deshën më shumë se 36 orë, por duhej të kishte qenë një jetë e tërë.
Kur anija u ankorua, ishte një kaos total.
?Njerëzit hidheshin nga anija dhe përdornin litare për të dalë. Policia ishte kudo, por nuk ishin gati për ne. Nuk kishte shans kaq shumë sa ishim ne?.
Shumë u arratisën në Itali, të tjerët qëndruan aty për tu regjistruar.
Ishte një udhëtim i gjatë dhe i tmerrshëm, që përfundoi në një stadium futbolli të mbushur plot, pa ushqim dhe pa rend.
Rreth 20 mijë njerëz u transportuan në stadiumin e zbrazur. Atje, ata prisnin regjistrimin duke e ditur se do ktheheshin në Shqipëri të gjithë.
Brenda stadiumit, secili punonte në kokë të vet.
Kokphi thotë se gjithçka shkonte keq.
?Italianët na sillnin ushqim dhe tavolina dhe siguroheshin që gratë e fëmijët të ushqeheshin të parët. Disa njerëz e humbën durimin?.
?Ata nisën të shtyheshin dhe gjithçka doli nga kontrolli. Një burrë me uniformë shtyu dikë. Ky djali u zemërua dhe shkoi në dhomë, kapi një copë dru dhe e goditi burrin me uniformë me forcë sikur të ishte një top bejsbolli. Ai u shemb përtokë?.
Pas kësaj, policia u largua dhe ushqimi u hidhej me helikopter.
Në një pikë, u dëgjuan të shtëna dhe të gjithë vrapuan për tek njëra anë e shkallëve. Ato u shembën.
Kokphi tha se donte të regjistrohej, por një vendim i qeverisë për të kthyer këdo në Shqipëri, nuk i la zgjedhje.
Ai tha se ai dhe të tjerët u trajtuan me respekt dhe dashuri nga njerëzit që takuan, pavarësisht raportimeve.
Por ky nuk ishte fundi i udhëtimit për të. Kokphi u kthye në Shqipëri për të përfunduar vitin e pestë të universitetit, përpara se të fitonte një punë në Kanada.
Ai tani jep mësim në një gjimnaz, është i martuar dhe jeton i lumtur në Toronte.
Ai pranon se ishte e vështirë të bëhej pjesë e komunitetit në fillim, por ishte i vendosur për të përqafuar vlerat kanadeze dhe është i lumtur në shtëpinë e tij të re.
Nga Ban Ki-MoonFamiljet në një dasëm masakrohen në kulmin e ...
Trajtimi i pronës dhe përfundimi i procesit të kompensimit t...
Shqipëria është një prej vendeve të Ballkanit ku niveli i us...
A mbajnë dot gratë pesha të rënda mbi supe sa burrat? A luft...
Me sloganin “Flisni për ata që nuk munden”, duke denoncuar r...
Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor.Kjo ditë ka për q...
Zhvillimi i turizmit në zonat e mbrojtura ka qënë objekt i n...
85 vite më parë, në vitin e largët 1930, Mbreti Zog firmosi ...
Fillimi i vitit të ardhshëm do të shënojë edhe startin e mor...
Me anë të një deklarate për shtyp, MAS deklaron se, pas veri...
“Shumë pushues zgjedhin Greqinë dhe jo fqinjin e saj Shqipër...
Kryeministri, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për f...
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, trego...
Kur bëhet fjalë për të ecur përpara, ndonjëherë nuk është aj...
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka prezantuar ditën e sotme riko...
Burime pranë Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian t...
Në fillim të pranverës së ardhshme, pacientët shqiptarë do t...
Rreth 50 familje të lagjes së quajtur ish SMT në Lezhë prej ...
Ministria e Jashtme Shqiptare ka publikuar një numër kontakt...
Ndonëse janë populli i dytë më i varfër në Europë, shqiptarë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...