Nishani dekreton daljen në rezervë për 3 Gjeneral Brigade
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar ka bërë p...
Tre barinj janë evidentuar të infektuar, ndërsa një fermë është futur në karantinë. Një prej sëmundjeve më të rrezikshme që transmetohet nga kafshët te njerëzit, ka gjetur terren muajt e fundit edhe në zonën e Cërrikut. Autoritetet konfirmojnë se tre, është numri i personave të evidentuar të prekur nga kjo sëmundje dhe se ata janë barinj të një ferme të njohur blegtorale në bashkinë e Cërrikut për të cilën Shërbimi Veterinar në Elbasan ka urdhëruar futjen në karantinë të të gjithë fermës.
Shefi i Shërbimit Veterinar për Qarkun e Elbasanit Dr. Fatmir Ozuni bëri me dije se futja në karantinë e një ferme blegtorale në Cërrik u bë pasi gjatë një investigimi veterinar rezultoi se të paktën tre barinj dhe 30 bagëti të imta të kësaj ferme ishin të prekura nga sëmundja e brucelozës. Ndërkaq sipas Ozunit, nga ana e shërbimit veterinar është bërë edhe bllokimi i të gjitha prodhimeve të kësaj ferme ku është evidentuar prekja e bagëtive nga sëmundja e brucelozës. Mungesa e kontrollit veterinar në njësitë e ndryshme të tregtimit të mishit është shkaktari kryesor i prekjes së mjaft njerëzve nga kjo sëmundje, e cila transmetohet nga kafshët te njerëzit.
Aktualisht sipas burimeve zyrtare raste të shfaqjes së kësaj sëmundje më herët kanë qenë të shpeshta ndërsa së fundi ato janë mjaft të rralla. Në pjesën më të madhe të rasteve pacientët e prekur nga kjo sëmundje janë të grupmoshës 35-40 vjeç. Të prekurit me sëmundjen e brucelozës janë pikasur në fillimet e para të sëmundjes dhe për rrjedhojë, ka qenë më i lehtë trajtimi klinik i tyre.
Por mbizotërimi i fenomenit të sëmundjes së brucelozës duhet të jetë shqetësim, sepse mendohet që sistemi veterinar nuk e ka bërë vaksinimin kundër këtyre sëmundjeve në kohën e duhur. Ndërkaq këto sëmundje dyshohet se mund të vijnë edhe si rezultat i plehërimit që mund tu bëjnë perimeve e zarzavateve me plehun e freskët. Mikrobi i brucelozës jeton 23 muaj në mjedise të jashtme dhe plehërimi i perimeve që prodhohen pa përpunim termik, mund të jenë shkaku kryesor i transmetimit të brucelozës nga kafsha te njeriu.
Këtë e vërtetojnë edhe raste të shfaqura më herët në radhët e banorëve nga qyteti, që kanë rezultuar të sëmurë me brucelozë. Dhe natyrisht që kjo tregon që këta janë prekur nga bruceloza jo nga kafshët direkt, por nga rrugë të ndërmjetme, pohojnë mjekët. Ndërkaq në Qarkun e Elbasanit sipas Shefit të Shërbimit Veterinar për Qarkun e Elbasanit Dr. Veteriner Fatmir Ozunit në bazë të strategjisë kombëtare të luftës kundër brucelozës gjatë vitit ta fundit janë vaksinuar vetëm bagëtitë e remontit që përbëjnë rreth 60 mijë krerë të imta nga 350 mijë që mbarështohen në të gjithë Qarkun e Elbasanit./ BW
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar ka bërë p...
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me arrestimin e stud...
Tashmë studentët që goditën kryeministrin Edi Rama me vezë j...
Propozimin e kryeministrit Rama për identifikim të bizneseve...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ishte e pr...
Në një dalje për media, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim B...
Pas incidentit në ambientet e fakultetit të “Shkencave Socia...
Klodi Hoxha është një nga studentet e guximshme që lëshoi ve...
Ne rrjetet sociale studentet kane publikuar momentin kur kry...
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish kryeministrit Sali Beri...
Pas qëllimit me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama, policia e...
Kjo video amatore eshte mare ne momentin kur policia shoqero...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ash...
Pas përfundimit të takimit për biznesin në ambientet e fakul...
Lëvizja për universitetin, e cila ka protestuar disa herë pë...
Levizja Per Universitetin ka publikuar emrat e studenteve te...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, në përfundim ...
Kreu i qeverise Edi Rama, eshte sulmuar me veze sapo ka dale...
Shume po flitet për masakrat komuniste, orgjitë, torturat, t...
Policia e Shtetit, prej kohësh ka bërë publike rubrikën e sa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...