web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tiranë / Arrestohen dy vëllezër, qëlluan me sëpatë kushëririn

31 Tetor 2015, 11:24, Kronika CNA

Dy vëllezër nga Farka kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës.

Ata kanë kanosur dhe qëlluar me sëpatë kushëririn e tyre pas një konflikti pronësie.

U arrestuan në flagrancë Irfan Aga, 35-vjeç dhe Alim Aga, 31-vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, dy vëllezërit u arrestuan sepse në Farkë, për motive pronësie kanë kanosur për jetën dhe kanë goditur me sëpatë kushëririn e tyre, shtetasin L. A, 43-vjeç.

Ai pasi mori ndihmën mjekësore në spital, ndodhet pa rrezik për jetën.





Lajmet e fundit nga