web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri: Ja pse është e domosdoshme vendosja e kamerave në pallate e biznese

27 Tetor 2015, 12:14, Aktualitet CNA

Gajtë përurimit të ambienteve të reja të komisariatit nr.3 në Tiranë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shprehur se kamerat e sigurisë në pallate dhe biznese janë të domosdoshme.

?Kjo është e vetmja rrugë për t?i bërë qytetet më të sigurta, është hap për ndarjen e barrës së sigurisë. Ne bëjmë gabim që përgjegjësinë e sigurisë ia ngarkojmë vetëm policisë. Të mos harrojmë që proceset gjyqësore rikthejnë në liri persona me precedentë, ndaj këto masa janë të nevojshme?, ka thënë Tahiri.

I pyetur nga mediat për fluksin e refugjatëve, ministri i Brendshëm tha se qeveria ka ngritur një grup pune për të mos patur surpriza. ?Zgjidhja për refugjatët kapërcen kufijtë e vendimmarrjes ndaj meriton zgjidhje europiane?, ka thënë ministri.





Lajmet e fundit nga