web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korçë-Bashkia tallet me qytetarët/ Filo mbledh militantët dhe administratën për investimet

27 Tetor 2015, 17:30, Aktualitet CNA

Bashkia e Korçës ka filluar disa takime me qytetarët. “Fjalën e ke ti” thuhet në këto takime që në fakt më shumë sesa bashkëbisedim dhe dëgjim ankesash nga qytetarët, është nje takim ku kryebashkiaku Sotiraq Filo flet për punën e tij dhe thotë çfarë do bëjë. Asnjë nuk kërkohet nga qytetarët dhe kjo vërtetohet nga disa fakte. Në takim s?ka qytetarë të thjeshtë, janë administratë e Bashkisë, njerëz të FRESSH dhe ndonjë militant i partisë. Kaq fatkeqsisht, dhe vetëm kaq!

Jo se këta nuk janë qytetarë, po në këtë takim me banorë të lagjeve 11 dhe 12 nuk mund të përfaqësohen nga 20 vetë. Pjesëmarrja është një tjetër tregues i indiferencës që vjen për shkak të bojkotit që po i bëjnë Bashkisë Korçë dhe kryebashkiakut Filo qytetarët në këtë farsë takimesh. Gjoja takime për buxhetin, por në fakt këtu mblidhen e kuvendojnë punëtorët dhe administrata e disa militantë. Mbledhje të braktisura nga qytetaria apo fasada e rradhës nga Filo dhe stafi i tij që bëjnë sikur pyesin dhe investojnë aty ku duan. Problematikat i ka në zyrë çdo ditë dhe nuk i zgjidh siç është ndriçimi i rrugëve, parkimet midis rrugicave, bllokimi i disa rrugë kalimeve, mungesa e pastrimit dhe rikonstruksionit të tyre, taksat e larta të bashkisë, koncesioni për parkingjet publike dhe mjaft çështje të tjera që banorët i prekin çdo ditë. Kryebashkiaku Sotiraq Filo i di mjaft mirë dhe nuk meret me zgjidhjen e tyre, por me investimet miliona dollare ku në mos do rrjedhë, do pikojë për të dhe klientelën e tij. Elvi Fundo/citynews





Lajmet e fundit nga