web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kaubojsi” e merr njoftimin në një kantier ndërtimi: Deputetët duhet të marrin shembull nga unë, t’i rikthehen punës

26 Tetor 2015, 18:52, Aktualitet CNA

Deputeti më i ri i parlamentit shqiptar Eduart Ndocaj rrëfen se lajmin për vendimin e KQZ e ka marrë teksa ishte në një kantier ndërtimi duke punuar.

Madje, ai shkruan se aktiviteti i tij duhet të jetë edhe një shembull për deputetët e tjerë që të ecin përpara.

Ndocaj akuzon edhe PD, kur thotë se nuk e ka seriozisht dekriminalizimin, pasi nuk e votuan në KQZ përfaqësuesit e saj.

?Te dashur miq,

Lajmin e votimit tim nga KQZ e mora ne pune duke filluar nje kantier te ri.

Ky eshte nje shembull edhe per koleget e mi qe me pune duhet te ecim gjithmone me pune.

Ndjej keqardhje per koleget e PD qe nuk me votuan.

Do te thote se Opozita nuk e ka seriozisht dekriminalizimin, por e ka thjeshte politike.

Falenderoj institucionet dhe personat qe besuan tek une e me votuan.

Eduart Ndocaj?, shkruan ai.

 





Lajmet e fundit nga